Bild hap kapakun e kazanit Rama 2 (Audio)

Postuar në 17 Qershor, 2019 16:11

Gazeta Bild publikoi një tjetër përgjim ku dëgjohet kryeministri Rama të komunikojë me  një person të quajtur Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme në 2017.

BILD thotë se publikon regjistrime të gjera telefonike – të bëra nga hetuesit shqiptarë – për të treguar për herë të parë se ka pasur një plan sistematik të Partisë Socialiste në pushtet dhe kryeministrit Edi Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017! Objektivi: mashtrimi elektoral, blerja e votave, shantazhi i votuesve të opozitës.”

Kryeministri Edi Rama reagoi pas përgjimeve të publikuara nga BILD, duke shmangur pergjegjegjësitë. Për Ramën publikimi i përgjimeve të pahetuara kanë për qëllim që të bllokojnë negociatat dhe reformën në drejtësi.

“Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh, jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24. Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit, nëse ka të tilla. Por sidoqoftë, kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë, do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma!”-thekson Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.