Politikë

Presidenti lokalizon krizën te një individ

Postuar në 17 Maj, 2019 12:08

Situata që po kalon vendi ka vendosur palët në një fushë veprimi, ku  cdo lëvizje është e kushtëzuar nga kokëfortësia e kryeministrit për të mos pranuar problemet me qeverisjen e tij dhe sidomos me njerëzit që janë nën hetim për ndërhyrje në zgjedhjet e 2017. Presidenti Meta, të cilin partitë e vogla të opozitës e ftuan të thërrasë një tryezë politike, mesa duket nuk ka ndërmend të bëhet protagonist, duke e shfaqur hapur se ky qëndrim i shërben lokalizimit të problemit që ai lë të kuptohet se është Edi Rama.

Kosova është e paqartë për historinë e vet

Postuar në 17 Maj, 2019 02:24

Në Kosovë ka shpërthyer një lloj histerie pas publikimit të fotove nga ana e deputetes Flora Brovina. Nëse lexon mediat e Kosovës të krijohet përshtypja se pa folur kanë mbetur vetëm burgaxhinjtë, pasi aradhat e kritikëve dhe autokritikëve nuk kanë të numëruar.

VOA: Petrit Vasilit i është refuzuar viza nga SHBA (Video)

Postuar në 16 Maj, 2019 20:26

Zëri i Amerikës tha sot se nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili i është refuzuar viza nga ambasada amerikane dhe se ai është një nga 170 zyrtarët që janë në listën e “zezë” të Departamentit të Shtetit. Zëri i amerikës nuk dha detaje por theksoi se refuzimi i vizave vjen si masë ndëshkimore ndaj zyrtarëve të korruptuar.

E ftuar në studio Monika Kryemadhi mohoi të kishte dijeni, por nuk përjashtoi që kjo masë ndaj Vasilit të ishte marrë.

Edhe bojkot edhe fut komisionerët në zgjedhje

Postuar në 16 Maj, 2019 19:44

Përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, PD bëri të ditur se ka dërguar në KQZ emrat e anëtarëve që i takojnë PD në Komisionet Zonale Zgjedhore.

Argumenti është ky:

Hahn flet shqip: Treni juaj iku

Postuar në 16 Maj, 2019 19:25

Teksa panorama për vendimin e qershorit po qartësohet, ku në lidhje me Shqipërinë nuk pritet të ketë ndonjë suprizë pasi është bërë e qartë që nuk do ketë dritë jeshile, Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn thotë se problemet e Shqipërisë nuk mund të penalizojnë Maqedoninë e Veriut.

Partia Socialiste nuk i njeh zonat e influencës. Pas "kur do flasim" në skenë del vokalisti i tensionit

Postuar në 16 Maj, 2019 13:59

Kryeministri Edi Rama ka disa ditë që pyet kreun e opozitës Lulzim Basha: Kur do flasim? Ideja është të dialogohet e të arrihet një marrëveshje. Sot i njëjti kryeministër shpërndan në Facebook e vet fjalën e Taulant Ballës që flet në Parlament sikur të ishte Mehmet Shehu kur deklaronte se “Shqipëria nuk i njeh zonat e influencës”.

Shkrimi i "Bild" dhe keqpërdorimi i zonjës Gjylameti

Postuar në 15 Maj, 2019 19:10

Zonja Gjylameti pranoi sot se udhëheqja e Partisë Socialiste është shumë e shqetësuar për shkrimin e gazetës gjermane "Bild“ sipas të cilës Shqipëria është një shtet që qeveriset nga gangsterët dhe ku kryeminsitri i saj është pjesë e një përgjimi në dosjen hetimore 339 për blerjen e zgjedhjeve.

Nuk ka sesi në fakt zonja Gjylameti dhe shokët socialistë të mos shqetësoheshin për skanerin që gazeta gjermane i ka bërë qeverisjes së zotit Rama sidomos për një çështje si ajo e zgjedhjeve, për të cilën ka folur më herët edhe Zëri i Amerikës.

Sëmundja e pashpjegueshme e vetëkënaqësisë

Postuar në 15 Maj, 2019 11:59

Një lajm i mirë për kombin shqiptar: Besa Shahini, aktualisht ministre e Arsimit në Shqipëri, do të jetë gjatë në politikën shqiptare në Tiranë. Zonja e njofton haberin në një intervistë për gazetën “Mapo”, përmes së cilës bën me dije se është një gjë shumë e mirë që z. Rama hapi PS-në dhe qeverisjen për kosovarët.

Dule e Tavo raportojnë te Cipras për problemet e minoritetit

Postuar në 14 Maj, 2019 23:06

Vangjel Tavo dhe Vangjel Dule raportuan te kryeministri grek Aleksis Tsipras mbi problemet e minoritetit grek në Shqipëri. Takimi mes tyre u zhvillua gjatë turit që shefi i qeverisë greke pati në Janinë.

Qetësia e rreme e kryeministrit

Postuar në 14 Maj, 2019 18:03

Dy konferenca shtypi të kryeministrit në tre ditë me plot 180 minuta sqarime për situatën politike dhe një status në rrjetet sociale me mesazhin "Kur do flasim?" 
Dy dalje të stërzgjatura me gazetarët në të cilat Edi Rama është përpjekur të përcjellë përshtypjen se është shumë i qetë, madje i relaksuar edhe me reporterët e terrenit. 

Pages

Subscribe to RSS - Politikë