Basha flet si pacifist pas kthimit nga Gjermania

Postuar në 07 Qershor, 2019 21:13

Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat pas kthimit nga Gjermania ku komentoi përgjimet e Bild mbi zgjedhjet e vitit 2017, në një konference të konceptuar pa pyetje përgjigje me gazetarët. Ndryshe nga protesta e fundit ku kërcënoi me përplasje, Basha u shfaq më pacifist duke e vënë theksin tek pjesëmarrja në protestë.

“Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini nesër në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë.Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria juaj për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët tuaj, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari”-theksoi kreu i PD-së.

A ka lidhje zbutja e toneve me vizitën e tij në Gjermani kjoi mbetet një tezë hipotetike, por me shumë gjasë linja e ashpër nuk ka gjetur miratimin e  partnerëve në Berlin, mbase dhe në pritje të ndonjë oferte nga zoti Rama. Basha foli për një historiografi kriminale të Edi Ramës në politikë, duke e çmuar si arsye kruciale pse opozita nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. 

“Me të fortët dhe kriminelët nuk konkurohet në zgjedhje. Ne nuk nuk mund të konkurojmë politikisht me Avdylajt në Durrës, me Habilajt dhe Xhafajt në Vlorë, me Shullazët në Tiranë, me Rrajat dhe Bushët në Krujë, me Bajrat në Shkodër, me Lalat në Peshkopi, me Sanxhaktarët dhe Sejdinët në Elbasan, me Ndokët dhe Prengat në Lezhë, me Rroshët në Kavajë. Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naivë. Ata që nuk kanë problem që Edi Rama të qeverisë me standarde mafioze dhe diktatoriale, ata që mbyllin sytë përditë përballë krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit, nuk mund t’i kërkojnë opozitës që të kthehet në Kuvend apo të marrë pjesë në zgjedhje”-shtoi më tej Basha.

Një ditë para protestës mesazh kundër dhunës dha edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi që theksoi se dhuna viktimizon Edi Ramën. Kryeministrit nuk i kërkohet dorëheqje e drejtepërdrejtë, por flitet për largim të tij si e vetmja rrugë për kthimin e normalitetit politik.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.