Politikë
Gardisti i grupit të zjarrit dhe amnistitë naive të PD-së
Kandidimi nga Partia Socialiste i Agron Malajt për bashkinë e Matit ishte një prej lajmeve që mori fillimisht vëmendjen e mediave e më pas edhe të PD-së, për faktin se Malaj ka qenë pjesë e grupit të zjarrit të Gardës, që në 2011 u akuzua nga ish-opozita socialiste për vrasjen e 4 protestuesve në 21 Janar.
Kryeministri nuk ka asnjë tagër të flasë për datën e zgjedhjeve
Kryeministri i Shqipërisë deklaron nga letra në letër (janë bërë pesë deri më tani) se askush nuk mund të shtyjë zgjedhjet e 30 qershorit. Edhe në letrën e sotme(në të pestin xhevahir) për kreun e PD-së, kryeministri e vë në dukje këtë gjë:
Irani paralajmëron SHBA
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, tha të shtunën se vendimi i Presidentit Trump për të shtuar praninë e trupave amerikane në Lindjen e Mesme është "jashtëzakonisht i rrezikshëm" për paqen në rajon.
SHBA njoftoi dërgimin e 1.500 ushtarëve në Lindjen e Mesme për të përforcuar mbrojtjen ndaj Teheranit, duke akuzuar Gardën Revolucionare të Iranit se është përgjegjës për sulmet ndaj në tankerave amerikanë të naftës.
Presidenti në front për rrëzimin e Kryeministrit: Më mirë protesta se largim nga vendi
Pak para protestës së sotme të njoftuar nga opozita, dy “letra” të reja janë hedhur në qarkullim nga presidenti i Republikës dhe kryeministri Edi Rama. Ky i dyti ka publikuar një letër të katërt drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha përmes së cilës i refuzon dorëheqjen dhe e fton në dialog pa kushte.
Nga ana e vet, kreu i shtetit, Ilir Meta inkurajon protestën, duke bërë thirrje për qetësi dhe shmangie të akteve të dhunës.
Humor anglez me zgjedhjet e 30 qershorit
Këto janë zgjedhjet e 14-ta që OSBE/ODIHR vëzhgon në Shqipëri. Do të mbajmë sytë hapur për të vëzhguar fenomenin e blerjes së votës apo parregullsi të tjera
Kështu është shprehur dhe në një konferencë për shtyp, drejtuesja e misionit të vëzhguesve të OSBE - ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover.
“Letra e katërt” vjen nga Presidenti: Gati të shtyj zgjedhjet
Sugjerimi i gjermanëve të CDU/CSU-së për të shtyrë datën e zgjedhjeve duket se po çon drejt një skenari të përfolur edhe më herët. Pak ditë më parë kryeministri tha se nuk është në kompetencën e tij ndryshimi i datës, por gjithsesi u tregua i gatshëm ta diskutojë. I fundit që ka hedhur një hapë më shumë është Ilir Meta, i cili për të dekretuar një datë tjetër. Meta doli me një qëndrim paspropozimit të dy deputetëve gjermanë ku thekson gatishmërinë për opsionin e sugjeruar prej tyre.
Kandidatja numër 1 e partisë së Macron-it: Jo pranimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Kandidatja kryesore e partisë së presidentit Macron për një vend në PE thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë gati për në BE.
Deklaratë e fortë e CDU/CSU: Të shtyhen zgjedhjet në Shqipëri
Shtohet presioni ndaj qeverisë për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit. Opozita duket se ka siguruar mbështetjen e Gjermanisë në këtë pikë, duke i hequr alibinë më të fortë që ka mazhoranca dhe kryeministri, atë të mbështetjes së ndërkombëtarëve.
Në një deklaratë të grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman thekdohet shqetësimi për krizën e brendshme politike në Shqipëri dhe për zgjedhjet lokale që qeevria thotë se do t’i bëjë pa opozitën.
Basha del me paketë propozimesh për krizën
Pa kaluar 2 orë nga letra e hapur publike që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i drejtoi kreut të PD-së për t’u ulur në një dialog pa kushte, ku madje linte të hapur diskutimin nga ana e Bashës për datën e zgjedhjeve, ky i fundit duket i palëkundur për të mos hyrë ne negociata me kreun e qeverisë.
Basha foli nga Durrësi për një paketë propozimesh që shmang çdo Pazar me zotin Rama për zgjidhjen e krizës.
Anketa/ 97 përqind e të rinjve nuk kanë besim te Bashkia e Tiranës
Qendra për vlerësimin dhe promovimin e politikave të fëmijëve dhe të të rinjve, "Child and Youth Policy Hub Albania", ka realizuar anketën me temë “Rinia në Tiranë 2019”, në të cilën janë pasqyruar preferencat e të rinjve në politikë. Emërues i përbashkët i kësaj ankete është numri në rritje i të rinjve që nuk besojnë më te politika. Kësisoj, 57 për qind e të rinjve në Tiranë, janë shprehur se nuk do të votojnë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.
