Opinion
Prishja e marrëveshjes bërthamore, një mundësi e humbur për botën*
Katër muaj më parë, më shumë se 41 milionë njerëz që përbëjnë 73% të qytetarëve iranianë që kanë të drejtë vote iu drejtuan kutive të votimit për zgjedhjet e 12-ta presidenciale dhe sërish, ata shprehën besim për platformën time, që bën thirrje për moderim në respekt të të drejtave të njeriut, prosperitetit dhe ringjallërimit ekonomik në Iran si dhe angazhimit konstruktiv në botë.
Gjermania mban vulën e tensionimit kronik*
Në dallim nga shtete të tjera evropianoperëndimore, Gjermania është e kuptueshme historikisht për rusët. Mentaliteti gjerman është i afërt me tonin, megjithatë i paarritshëm për ne. Nganjëherë na duket se mund të bëheshin pa problem gati si gjermanët, po të fillonim më në fund një jetë të re, të hiqnim dorë nga zakonet tona të këqia dhe t'i përvishisheshim punës.
Komunizëm dhe Punk Rock në Jugosllavi*
Pse Rama e nis programin me “çekun bebe”?
“Mundësi të barabarta për secilin, zhvillim ekonomik dhe social shumë më domethënës për njeriun e zakonshëm”, kjo është një frazë e shprehur dje në Kuvend nga kryeministri Edi Rama, në prezantimin e programit ekonomik. Këtu të vjen në mend një personazh i romanit të George Orwell, “Animal Farm”, që thotë se “disa janë më të barabartë se të tjerët”. Mund të mos e marrësh seriozisht një program qeverie, por kryeministrin Rama, që është një lider socialist, herë-herë as i majtë, as i djathtë, duhet analizosh se çfarë flet, sepse mes rreshtave mund të mësosh se ku fle djalli.
Shënime për një "Traktat mbi budallallëkun"
Po risjell tesktualisht atë që lexoj në internet siç është publikuar më 21 gusht, ora 08:32:
“Carugate, letra e turpit kundër personit me aftësi të kufizuar: identifikohet autori. “Përtej mungesës së qytetarisë. Jo vetëm që parkon në një vend të rezervuar për personat me aftësi të kufizuar, pot edhe ka shfryrë kundër një të pamunduri për shkak të një gjiobe, me një dhunë verbale tronditëse. E gjitha e shkruar në një letër. Ngjarja ka ndodhur në Carugate, në hyrje të Milanos.
Të mos i besosh Makiavelit!
Është për t’u habitur si erdhëm kaq shpejt në këtë situatë, kur me gjuhën tonë nuk arrijmë ta shprehin të saktë atë që e mendojmë, sepse për shumë gjëra e kemi tejkaluar kuptimin e fjalëve që përdorim. Fjala Kosovë nuk thotë më asgjë nga ato që i kemi menduar dikur, nuk shpreh më asnjë nga idealet e dikurshme, më shumë është shndërruar në një përzierje fatale të krizës së përhershme të vlerave dhe e konfuzionit politik, identitar, historik, botëkuptimor, fetar dhe kulturor; një përzierje fatale e moralit të gënjeshtërt dhe e derivateve të tij me snobizmin, padijen dhe injorancën.
Një Akademi për publikun apo për hir të vetvetes?
Debati publik mbi Akademinë e Shkencave që mori shkas nga zgjedhjet në institucionin që simbolizon (fiktivisht) majën e piramidës së kërkimit shkencor, rizgjohet sërish pas disa muajsh diskutimi për reformën e kërkimit shkencor.
Miti i Andreas dhe vetëprojektimi i Tsipras*
Teoria dhe praktika e të Majtës së Rinovuar të Greqisë – e cila më vonë u bë një nga forcat themeluese të Syriza(ndjekur një numër transformimesh që ndryshuan karakterin origjinal të partisë) – u formua përmes opozitarizmit me forcat e ngjashme si Partia Komuniste Greke dhe socialistët e PASOK-ut.
Rreziku i shembjes së BE-së*
"Njeriu priret ta shohë rendin në të cilin jeton, si të natyrshëm", shkruante Czeslaw Milosz në vitin 1951, duke përmbledhur përvojën tragjike të brezit të luftës në Evropë. Më tej ai shkruan: "Shtëpitë përgjatë të cilave ai kalon rrugës për në punë duken më shumë si shkëmbinj që ngrihen nga toka sesa si produkt i dorës së njeriut ... Ai nuk mund të besojë se një ditë në rrugën që ai njeh mirë, ku flenë mace dhe luajnë fëmijë, mund të shfaqet një kalorës dhe të fillojë t'i kapë kalimtarët me lak ...
Agron Gjekmarkaj: Mbulimi i Skënderbeut, akt i denjë taleban në kufijtë e terrorizmit
Sot në një ditë të shenjtë, siç është kjo e Bajramit, u konsumua një ngjarje në kufijtë e aktit terrorist ndaj Heroit tonë Kombëtar. Nuk jam në gjendje ta ndaj, a ta quaj se kush, por organizatorët e faljes së Namazit në sheshin “Skënderbej”, mbuluan me perçe të zezë monumentin e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.