Opinion
Serbia ka përdorur dialogun për t’i dëmtuar proceset e njohjes së Kosovës
A kërcënohemi nga një garë e re armatimi?
Marrëveshja, që i ndalonte SHBA-së dhe Rusisë zhvillimin e raketave tokësore me rreze të mesme veprimi dhe armatosjen e tyre me lëndë bërthamore, nga sot i përket historisë. Kjo është një ngarkesë për arkitekturën e sigurisë në Europë, sepse pikërisht për këtë kontinent u nënshrkua 32 vjet më parë marrëveshja INF.
Pasoja e normalizimit të së keqes
Normalizimi i së keqes ka qenë gjithnjë një përpjekje djallëzore në çdo shoqëri. Raskolnikovi personazh i romanit “Krim e ndëshkim” i Dostojevskit, rrëfen fillimisht se e ka kryer krimin e vrasjes, duke besuar se ashtu do ndihmonte nënën e tij që të mos i mbetej borxh fajdexhesës për pagesën e studimeve, ndërkohë që në vetvete e di mirë se këtë hap e kishte hedhur për të treguar se ai nuk i përkiste turmës, se nuk mund të mbetej anonim.
Nevoja për një traditë të re diskursive në Shqipëri*
Tekstet e gjuhës shqipe në shkolla, koha për rishikim
Kujtesa jonë e korruptuar*
Politika e Shqipërisë së sot me ngjan si e ngecur keq në kujtesë, si në një vorbull të ngrirë, ku përsëdyten në mënyrë fantazmagorike disa nga pësimet e historisë, të pabëra përvojë, të 109 vjetëve të shtetit shqiptar. Përshfaqen kriza të mbështjella me absurd të rrezikut ekzistencial. Aq sa janë lënë pas, po aq janë dhe përballë paqartësitë dhe infantiliteti i kabinetit të Ismail Qemalit, por ai, përkundrazi rrethohej nga burra me ideal e të zotë, në tjetër kohë, që themeluan shtetin modern shqiptar, kur sot, për çudi, përsëritet se do të bëjmë shtet. Ai është i bërë.
Lamtumirë privatësi!
Me shpikjen e pelenave të pajisura me sensorë që tregojnë nëse foshnja ka nevojë të ndërrohet, realizohet profecia e kontrollit të plotë mbi jetën e secilit, që nga djepi deri në varr. "Jeta private", një krijesë e mrekullueshme kulturore dhe psikologjike e qytetërimit borgjez që tani është në prag të zhdukjes, ka ardhur në fundin e saj për fat të keq. Materializohet ëndrra- makthi - totalitar dhe shtypës i transparencës absolute të çdo aspekti, madje edhe më të voglit, të ekzistencës sonë. Instalohet regjimi i mbikëqyrjes universale dhe absolute të përshkruar nga Michel Foucault.
Pakti shtet-krim që vret ata që luftojnë për shtetin*
Lëreni të prehet i qetë të shkretin Paolo Borsellino, i cili vdiq nga një marrëveshje e pistë. Pas njëzet e shtatë vjetësh, ne ende pyesim veten pse dhe në ç’rrethana ndodhi masakra e rrugës “Amelio”, shumë më e paralajmëruar se tjetra, ajo e Capaci-t, vetëm 57 ditë më parë.
Disa ende duan të festojnë. Por çfarë mund të festosh? Disave ende ua ka ënda të bëjnë dallime delikate, nuk vdiq për këtë, vdiq për këtë, shkaku duhet kërkuar në majë, nuk duhet të kërkohet në drejtim të rrymës ...
Versioni presidencial për reformën në drejtësi/Pse u bllokua krijimi i Gjykatës Kushtetuese?
Ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi u miratuan në 21-22 Korrik 2016, me 140 vota unanime të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë që përzgjidhen nga kandidatët e verifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe të renditur në tri vendet e para të listës nga ky organ sipas ligjit. Pasi Këshilli Emërimeve në Drejtësi (KED), bën vlerësimin, renditjen dhe listimin e kandidatëve, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, zgjidhen apo emërohen nga lista e hartuar nga KED, ku:
Idolatria e një Shqipërie me ndërgjegje të deformuar
Profesor Isuf Kalo, ish-doktori i Adhamudhit të Bllokut, ka shkruar një libër. Në një status timin në Facebook, i shpenguar, si në një status fb-je, unë shpreha me shkrim një përshtypje. E them prapë: përshtypje. Gazetat, rrjetet sociale atë status e shpërndanë pa ndonjë autorizim prej meje. Botuesi i librit të Doktorit të Adhamudhit të Bllokut më kthehet sot me në një goxha përgjigje.
