Opinion

Qeverisja, kriza dhe analistët

Postuar në 12 Tetor, 2015 14:06

Ndeshjet e ekipit kombëtar të futbollit po jetohen me intensitet të lartë, siç jetohen zakonisht dramat dhe ekstazat. Ato e bëjnë të padukshëm gjithë realitetin, i cili ngushtohet në vetëm çfarë ofron ndeshja. Në vitin 2000, Diego Maradona po luftonte me vdekjen në një spital të Buenos Airesit, për shkak të përdorimit të kokainës. Gjithë bota po përcillte me dhimbje minutat e kësaj lufte të Maradonës dhe mjekëve. Spitali ishte rrethuar me mijëra fansa dhe gazetarë.

Motivimi i tatimpaguesve: Kulaçi, jo kërbaçi

Postuar në 11 Tetor, 2015 11:39

Qëndrimet motivuese janë mënyra me të cilën tatimpaguesit e shikojnë veten e tyre në lidhjen që kanë me administratën tatimore dhe sistemin tatimor, veçanërisht, masën e distancës shoqërore që dëshirojnë të vendosin ndërmjet administratës tatimore dhe sistemit tatimor, distancë kjo që tregon shkallën e pranimit ose mospranimit të autoritetit tatimor dhe, si rrjedhim, shkallën me të cilën këta tatimpagues janë të hapur për t’u influencuar nga administrata tatimore. Mungesa e një strategjie për të nxitur përmbushjen e kërkesave të legjislacionit tatimor varet ng

Propaganda e “statistikës së fitores” - Kur kryeministri kërkon “tri pikë” në tavolinë

Postuar në 10 Tetor, 2015 19:15

Me një mikun tim, mbështetës të “të kaltërve” të Chelsea-it, i cili “urrente” Liverpool-in, hahesha gjithmonë me fjalë, duke i thënë se ekipi i tij ka filluar të fitojë për arsyen e thjeshtë se u bënë investime të mëdha financiare. Ai ma ktheu duke më thënë se e rëndësishme për të ishte të fitonte skuadra që mbështeste. Pas kësaj nuk kisha më argumenta. Statistika e fitores është më e rëndësishmja. Megjithatë më erdhi edhe mua dita që të mburresha me “statistika të fitores” gjatë Ligës së Kampioneve në sezonin 2004-2005.

Përse u mundëm me Serbinë dhe a mund të fitojmë me Armeninë?

Postuar në 10 Tetor, 2015 18:45

Për humbjen e kombëtares sonë të futbollit me Serbinë kanë folur e shkruar shumë – ca që kanë qenë e ca që s‘kanë qenë ndonjëherë në një stadium futbolli. Meqë jemi pranë sfidës me Armeninë, që është edhe ajo tejet e rëndësishme për kombëtaren tonë, po shkruaj edhe unë disa rreshta, si një njeri që ka filluar të shkojë në stadium qysh në moshën 6 vjeç dhe që të enjten ne Elbasan ishte vetëm disa shkallë sipër bankinës së ekipit tonë.

Kush i fshin dot lotët e Çunave?

Postuar në 10 Tetor, 2015 12:04

Krejt makina e policisë dhe sigurisë kombëtare u përqendrua më 8 Tetor, në Elbasan, në, poshtë, përreth, nën dhe mbi stadiumin ku do të vraponin 22 topshkelmues (ose futbollistë), mbas një topi (ball) të vetëm e të rrumbullakët plastmasi. Shqipëria u rrëfye kombëtarisht e frikësuar nga ndonjë incident nacionalist, “spontan apo

Tri partitë kryesore në “dilemën e të burgosurve”

Postuar në 10 Tetor, 2015 01:16

Qysh nga 2009-ta (kur hyri në fuqi sistemi aktual elektoral), rezultatet zyrtare të zgjedhjeve  parlamentare  shqiptare kanë treguar se asnjëra nga tri partitë kryesore (PS, PD, LSI) nuk ka qenë në gjendje të krijojnë qeverinë, pa bërë koalicion me një prej dy të tjerave.

Rrënimi "i programuar" i Kapitalit Njerëzor

Postuar në 09 Tetor, 2015 19:35

Stop bujkrobërisë së fermerëve!

Postuar në 09 Tetor, 2015 13:17

Që në fillim do doja të apeloja ndaj qeverisë që të tërhiqet nga vendimi që ka marrë se, duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, fermerët nuk do të lejohet të shesin prodhimin e tyre duke dalë vetë direkt në treg. Sipas këtij vendimi, gjysma e popullsisë së vendit do të ndalohet të jetë pjesë e tregut dhe ata duhet të mbeten të lidhur vetëm me tokën dhe jo me tregun.

Çmontimi i ministrit të Brendshëm

Postuar në 08 Tetor, 2015 18:00

Tani duket se kancelares i ka humbur durimi. Ajo ia hoqi ministrit të Brendshëm përgjegjësinë për politikën ndaj refugjatëve dhe e solli atë de facto në zyrën e kancelarit. Bashkëpunëtori më i afërt i saj, ministri pranë kancelarisë Peter Altmaier (CDU) do të jetë koordinator për refugjatët.

Me apo pa Ilir Metën

Postuar në 08 Tetor, 2015 12:15

Kryeministri Edi Rama po vazhdon të shmangë një qëndrim publik ndaj kërkesës së aleatit të tij të LSI për ndryshime në qeveri dhe po përpiqet të fitojë kohë duke u takuar me Ilir Metën në dy ditë, aq sa nuk është takuar në dy vjet.

Pages

Subscribe to RSS - Opinion