Opinion

OSBE në Shqipëri është barrikadë ndaj autoritarizmit

Postuar në 28 Shtator, 2015 10:32

Regjimi i Enver Hoxhës kishte një urrejtje, të pajustifikueshme madje edhe nga këndvështrimi i tij, për Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Europian (KSBE), që më vonë u quajt OSBE. Kur KSBE u krijua, më 1973, nuk kishte arsye që Shqipëria të qëndronte jashtë saj, sepse KSBE nuk ishte gjë tjetër veçse një bashkim i vendeve anëtare të OKB-së që i përkisnin kontinentit europian, së bashku me SHBA dhe Kanadanë. Shqipëria ishte vend anëtar i OKB, pra kishte të drejtë të ishte vend anëtar i KSBE.

Kulaçi e kërbaçi fetar kryeministror

Postuar në 28 Shtator, 2015 09:34

Është e disata herë, dhe këtë radhë edhe nga një tribunë botërore si OKB, që kryeministri Rama përsërit fabulën e harmonisë fetare, çka e konkretizon me familjen e tij ku vetë është katolik, gruan myslimane, dhe fëmijët ortodoksë. Për hir të së vërtetës, ky fakt i bën përshtypje botës ca më pak sesa do të bënte nëse Obama do të dilte me kurorë pende zogjsh si kryetar i fisit indian Apash, apo kryeministri japonez me kostum samurai. Është thjesht ekzotike dhe pa brendi kjo “çudi” familjare që Rama nuk lodhet së përmenduri.

Rëndësia e “të ndarit” në shoqërinë tonë

Postuar në 27 Shtator, 2015 15:47

Në një kënd lojërash diku nëpër botë (nuk ka rëndësi në Perëndim apo në Lindje, pasi fare mirë mund të jetë edhe në Lindje): Fëmijë 3-4-vjeçarë të cilët luajnë me njëri-tjetrin, të qetë, të qeshur, pa dhunë, pa inate, pa vendosur medoemos se kush është i pari, pa u hakmarrë se dikush u mori lodrën.

Të shkatërrohet trashëgimia kulturore

Postuar në 26 Shtator, 2015 22:19

 

Lufta e deformuar kundër Ilir Metës

Postuar në 26 Shtator, 2015 14:11

Në jetën e tij politike dhe jo vetëm, Meta dukshëm ka bërë shumë armiq. Fakti që ai dhe partia kushtëzojnë jetën politike shqiptare prej vitit 2005, e pra plot 10 vjet, ka arritur këto kohë në një pikë vlimi, ku tradhtohen interesa të mëdha, politike dhe të influencës së pushteteve në Shqipëri.

"Miku me ryshfet", armiku i shoqërisë shqiptare

Postuar në 25 Shtator, 2015 16:26

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe miku dhe ryshfeti përshkruhen si më poshtë :

- Ai me të cilin kemi miqësi; ai që na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë; një i njohur, me të cilin kemi lidhje të ngushta, njeri i afërt .

- Para ose diçka tjetër që i jepet falas nën dorë një nëpunësi ose punonjësi në detyrë që të bëjë një punë a një shërbim jashtë ligjit.

"Të mirët" dhe të "këqinjtë" e BE-së*

Postuar në 25 Shtator, 2015 12:38

"Edhe një fitore e tillë dhe ne jemi të humbur", mund të ketë menduar ndonjë politikan evropian pas votimit të ministrave të brendshëm të BE për kuotat e refugjatëve sipas parimit të shumicës. Pazarllëku i vazhdueshëm në lidhje me marrjen e njerëzve të dëshpëruar, të cilët janë të detyruar t'ia kthejnë shpinën atdheut të tyre për shkak të luftës dhe mjerimit, është i turpshëm. Shifrat e negociuara janë kapërcyer prej kohësh, vetëm në Gjermani priten pesë herë më shumë refugjatë deri në fund të vitit.

Si të shpëtojmë nga morsa faturë-kupon tatimor

Postuar në 24 Shtator, 2015 20:20

Me fillimin e fushatës qeveritare kundër informalitetit, bizneset e vogla u gjetën para një misioni të vështirë – si të justifikonin produktet që kishin gjendje pa faturë. Për mëse dy dekada, shumica dërrmuese e tyre furnizoheshin me produkte të pashoqëruara me faturë tatimore – praktikisht, produkte që kalonin pjesërisht ose asfare nëpër sitën fiskale.

Nga një bisedë me një biznesmen të majtë

Postuar në 24 Shtator, 2015 13:09

Ai ka një restorant të vetin, ku unë shoh vazhdimisht që punohet. Kurdo që të hysh në të, do ta gjesh plot me njerëz që drekojnë a darkojnë. Më tha që është i majtë, madje më autorizoi që t’ia përmendja dhe emrin kur i thashë në fund të bisedës se do të shkruaja diçka, i ngacmuar prej asaj që ai vetë më tha. Por emrin nuk po ia përmend, pasi dua që trajtimi i problemit të dalë ashtu si duhet, d.m.th impersonal.

Në lojë është e ardhmja e Europës*

Postuar në 23 Shtator, 2015 20:28

Për momentin e tërë Europa dhe posaçërisht Gjermania është përfshirë në debatin publik mbi  emigracionin masiv apo të zhvendosjes kolektive të masave të mëdha të njerëzve. Në rastin konkret termi “emigrant”  është zëvendësuar me  termin “refugjat” ose më saktë, me termin “emigrant për motive ekonomike”.

Pages

Subscribe to RSS - Opinion