Opinion

Qeveria nuk ra, por dy çibanë arkitekturorë u goditën…

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 16:10

Protesta e sotme e opozitës nuk e arriti objektivin e shpallur të saj – rrëzimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike – por ajo, te pakten, goditi dy çibanë arkitekturorë që ka mbjelle Rama në Tiranë.

Çibani i parë që u godit ishte streha ala Las Vegas që Rama i ka vënë hyrjes së ndërtesës së kryeministrisë. Në një ndërtesë të projektuar nga arkitektë italianë të viteve ’30, me stilin romak të para 2000 vjetëve, nuk ka vend një strehë llamburitëse që gjendet kudo në lokalet e prostitutave në Las Vegas.

S.O.S Tirana

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 20:51

Tirana zë 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, jeton 1/3-a e popullsisë, hyjnë e dalin përditë dhjetëra - mijëra qytetarë nga i gjithë vendi; është motorri ekonomik, administrativ e politik i gjithë Shqipërisë dhe atraksioni më i rëndësishëm turistik i saj dhe aktualisht vazhdon të ketë vetëm një rrugë hyrëse të përfunduar. Unë nuk jam që buxheti i shtetit të mos përdoret edhe për politika sociale.

Sali Berisha dhe kartolina

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 15:54

​Më 4 dhjetor, 2015, pasi Taulant Balla lexoi në Kuvendin e Shqipërisë një kartolinë që Sali Berisha i dërgonte plot dashuri dhe respekt nga Parisi në vitin 1979 Hysni Kapos dhe Vito Kapos, me rastin e lindjes së një nipi në familjen e tyre, u ngrit Sali Berisha për replikë. Në vend që të përqendrohej te kartolina, iu drejtua Edi Ramës me një fjalim gjysmë poezi e gjysmë prozë, çdo strofë apo paragraf të të cilit e fillonte, duke përsëritur një herë apo disa herë, fjalën: Edi Rama.

Supozimi dhe subjektivizmi në rrënjët e kalamendjes ballkanase

Postuar në 06 Dhjetor, 2015 16:00

Informimi dhe indoktrinimi nëpërmjet mjeteve primitive të komunikimit

Nato ftesë Malit të Zi të bëhet pjesë e saj

Postuar në 04 Dhjetor, 2015 15:14

NATO do të ndërmarrë hapin e saj të madh më të fundit drejt zgjerimit – dhe do të rrisë më tej tensionin me Rusinë – kur ministrat e jashtëm pritet t’i bëjnë Malit të ZI ftesë zyrtare për anëtarësim në aleancë.

Protesta e 8 dhjetorit dhe shpresa “Meta”

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 19:34

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Lulzim Basha premtoi se protesta e opozitës në 8 dhjetor do të ketë si rezultat rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike, me objektivin e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në pranverë.

Një objektiv i tillë ka kuptim kur ka indicie se shumica e zgjedhësve janë të prirur të votojnë opozitën në zgjedhjet e parakohshme. Por a ka të tilla indicie Basha që bëri deklaratën e mësipërme?

Putinizmi si revansh historik

Postuar në 02 Dhjetor, 2015 15:14

Diçka më shumë se një muaj nga jehona e tifozerisë ndaj erdoğanizmit për triumfin e AKP-së në ndeshjen e fundit politike dhe ja ku, paralelisht me bombat ruse në Siri e veçanërisht me incidentin ajror ruso-turk, gjarpëron mes shqiptarëve një putinofili jo e rastësishme, natyrisht më pak teatrale dhe pjesërisht e maskuar me përpjekjen për t’u identifikuar me rolin e gjykatësve të paanshëm në veprimet e fuqive ndërkombëtare, sikur përcaktimi i itinerarit të fluturimit të avionit rus të rrëzuar nga turqit të përmbante një detyrim etik pozicionimi për këtë kategori shqiptarësh dhe sikur Putini

Sa efektive kanë qenë investimet e qeverisë Berisha?

Postuar në 01 Dhjetor, 2015 15:30

Një nga gjërat për të cilat u dallua qeveria Berisha ishte rritja e ndjeshme e investimeve publike çdo vit, në krahasim me vitin 2005. Dhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse borxhi publik u rrit ndjeshëm gjatë 8 vjetëve të qeverisjes së Berishës.

Por sa efektive kanë qenë investimet publike në periudhën 8-vjeçare të qeverisë Berisha?

Investimet publike, duke qenë mjeti kryesor fiskal në dorë të qeverisë për nxitjen e rritjes ekonomike, ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e prodhimit të sektorit të ndërtimit, si dhe tërthorazi, në të gjithë sektorët e tjerë.

Suret e Kuranit dhe Masakrat e ISIS

Postuar në 01 Dhjetor, 2015 14:00

Por ata që besojnë, pasuesit e Moisiut, pasuesit e Krishtit, Sabejtë, ata që besojnë në Zotin dhe në Ditën e Fundit dhe bëjnë të mira, do të kenë shpërblimin e tyre pranë Perëndisë dhe nuk duhet të ndruhen për asgjë e nuk do të kenë asnjë arsye për t’u trishtuar.”- KURANI Surja II Vargu 62

Xhihadizmi: një revoltë gjeneracionale dhe nihiliste

Postuar në 30 Nëntor, 2015 00:22

Franca në luftë ! Noshta. Por kundër kujt dhe kundër çfarë ? Daesh-i nuk nis sirianë për të kryer atentate në Francë në mënyrë që ta shkurajojë qeverinë franceze nga bombardimet. Daesh-i mbështetet te një rezervuar të rinjsh francezë të radikalizuar, të cilët, pavarësisht se ç’ndodh në Lindje të Mesme, kanë hyrë ndërkaq në disidencë dhe kërkojnë një kauzë, një etiketë, një ligjëratë për t’i vënë firmën gjakatare të revoltës së tyre personale. Shkërmoqja e Daesh-it nuk do t’i ndryshojë asgjë kësaj revolte.

Pages

Subscribe to RSS - Opinion