Opinion

Duke parë hartën e Europës

Postuar në 28 Gusht, 2016 18:22

Fati ndihmon të guximshmit (Audaces fortuna iuvat.)

Virgil, Eneida 10, 284

Diskutimet e kohëve të fundit rreth çështjes së kërkimit shkencor dhe Akademisë së Shkencave në Shqipëri pa dashur, më kujtuan anekdotën e atij plakut që kur e pyetën përse mbillte një pemë së cilës e dinte se nuk do t’i hante frutet, iu përgjigj se këtë e bënte për të larë një borxh të vjetër: kur ishte fëmije ai kishte ngrënë frutet e pemëve që kishin mbjellë të parët e tij.

Gjykatësit, politika dhe burkini

Postuar në 28 Gusht, 2016 12:07

A është burkini kërcënim për popullsinë? Për shoqërinë franceze? Për vlerat perëndimore? Deri para pak javësh, çdo njeri i arsyeshëm duhet t'i jetë përgjigjur kësaj me tundje koke. Por në kohë të terrorit dhe marshimit ideologjik të rrymave populiste të djathta në Europë, duket se arsyeja është në tërheqje e sipër - edhe pse në Francë nuk ka asnjë lidhje direkte me atentateve dhe grave në plazh.
Me armë kundër veshjes

Rezultati i zgjedhjeve në Dibër varet nga LSI-ja

Postuar në 26 Gusht, 2016 18:38

Pavarësisht premtimeve për Rrugën e Arbërit e për rrugë të asfaltuara që do të lidhin fshtrat me Peshkopinë, pavarësisht premtimeve për kanale kulluese e vaditëse, dhe pavarësisht të fortëve e të inkriminuarve që mund të marrin pjesë në fushatën zgjedhore të Dibrës, rezultati i zgjedhjeve të 11 shtatorit do të varet nga përsëritja ose mospërsëritja e bashkëpunimit elektoral mes PS-së dhe LSI-së.

Sahatet e Stambollit

Postuar në 25 Gusht, 2016 11:35

Duhet thënë, që në fillim të këtij teksti, disa fjalë pozitive për raportet shqiptaro-turke.

Lajme, grimca lajmesh, grimca pafundësisht të vogla lajmesh!

Postuar në 25 Gusht, 2016 11:02

Mënyra më e mirë për të kuptuar peshën e papërballueshme të lajmeve është të bësh një lloj diete mediatike. Të mbyllësh Facebook-un, të mos blesh gazetë dhe të mos hapësh televizorin. Muaji gusht është perfekt për këtë agjërim.

Aeroporti i Gjirokastrës, një shaka e kripur para fushatës elektorale*

Postuar në 23 Gusht, 2016 14:57

Diku aty në të djathtë të rrugës Gjirokastër-Lunxhëri, sa kalon urën e lumit Drino, shtrihet një fushë mbuluar me bar, rrethuar me tela me gjemba, me një portë hekuri, me një ngrehinë që është quajtur stacioni meteorologjik dhe një numër blloqesh betoni të vendosur jo shumë larg njëri-tjetrit. Ne lunxhotët, që venim e vinim nga fshati në Gjirokastër, i thoshim “Fusha e aeroplanëve”, megjithëse në të nuk kishim pasur rastin të shinim ndonjë të tillë.

“Natën e mirë lider!” Tani fitojnë “të çfarëdoshmit”

Postuar në 23 Gusht, 2016 13:26

Demokracia, që nga koha e Perikliut, mishërohej tek një lider. Vërtetë? Tashmë, e gjithë kjo është vënë në dyshim. Sepse kudo zien një revoltë kundër elitave (Brexit ishte vetëm episodi më i fundit).

Etnomuzikologjia shqiptare në udhëkryq

Postuar në 21 Gusht, 2016 15:58

Klasifikimi, tipologjizimi, grupimi i muzikës tradicionale shqiptare në dialekte, nën-dialekte dhe stile të ndryshëm muzikorë, sipas krahinave etnografike, zonave, qyteteve, fshatrave, herë-herë, s'është kuptuar drejt, as teorikisht dhe as praktikisht.  Sado e pa-orthodokstë që të duket, madje edhe ndër studiues të profesionit, është vërejtur një lloj hezitimi për të pranuar nocione teorikë themelorë, si: dialekt muzikor, nën-dialekt muzikor, stil muzikor.  Në të vërt

Pages

Subscribe to RSS - Opinion