Opinion

Gjurmët e grafikëve të çojnë te… kanabisi

Postuar në 16 Tetor, 2016 08:57

Në një shkrim të mëparshëm, u mundova të zbërthej me fjalë e shifra tezën: “Meqenëse gjatë çerekshekullit të fundit është bërë gjithnjë luftë shifrash mes qeverive dhe opozitave në Shqipëri, dhe e vërteta ka qenë zakonisht diku në mes, vlen që edhe në këtë luftë të fundit mediatike (mbi kanabisin), të dëgjohen me skepticizëm të dyja palët. Ndërkohë, është e mundur që t’i afrohemi të vërtetës tërthorazi – përmes kursit të këmbimit të Euros, valutës që përcakton edhe kursin e valutave të tjera që përdoren në Shqipëri.”

Po shtetit të Kosovës, jo kosovarizmit!

Postuar në 14 Tetor, 2016 14:14

Nuk ka identitet kombëtar kosovar, por ka kosovarizëm. Këtu kosovarizmin e kuptojmë si ligjërim dhe praktika institucionale që kërkojnë krijimin e kombit kosovar si i veçantë nga ai shqiptar, apo që synojnë  “pavarësimin” e Republikës së Kosovës nga varësia e supozuar apo ndikimet që burojnë prej Republikës së Shqipërisë.

Me LSI-në apo me PDIU-në?

Postuar në 12 Tetor, 2016 22:54

Vizita dhe deklartatat në Greqi të Ilir Metës, i shoqëruar në Athinë nga disa deputetetë minoritarë, shkaktoi një reagim të ashpër nga PDIU-ja, e cila është kampionia e çështjes çame në Shqipëri. Përtej ndërlikimeve diplomatike që mund të kenë deklaratat e Metës në Athinë dhe kundër-deklaratat e PDIU-së në Tiranë, kjo kërleshje mes Metës dhe Idrizit vë në dyshim përpjekjet e deklaruara të Ramës për t’u futur në zgjedhjet e qershorit me një koalicion të gjerë, të kryesuar nga boshti PS-LSI-PDIU, i cili mund të marrë mbi 84 mandate parlamentare.

Kur shteti sillet si gjobëvënës ndaj qytetarëve

Postuar në 11 Tetor, 2016 22:31

Një nga tiparet kryesore të shtetit funksional është ofrimi i shërbimeve ndaj qytetarëve. Përgjatë dy viteve të fundit shteti shqiptar, qeveria dhe njësitë vendore, kanë promovuar si sukses të rëndësishëm ofrimin e shërbimeve online, heqjen e praktikave burokratike, si dhe eliminimin e pengesave që ushqejnë korrupsionin. Qeveria ka krijuar portalin e-albania, me pretendime të mëdha, me investime të mëdha, por me rezultate ende pa ndikim pozitiv në sistemin e shërbimeve.

Kursi i këmbimit të Euros dhe kanabisi

Postuar në 09 Tetor, 2016 09:58

Qeveria shqiptare ka kohë që mburret se në Shqipëri është mbjellë më pak kanabis se më 2013 dhe se është asgjësuar pothuaj 100% e sipërfaqes së mbjellë. Dhe kur Guardia di Financa publikoi raportin e këtij viti për kanabisin në Shqipëri, që tregonte se ishin zbuluar 110 hektarë më pak se më 2013 dhe se 99.8% e sipërfaqes së zbuluar ishte asgjësuar, qeveritarët shqiptarë bërtitën: “Po tani a na besoni?”

Serbia synon ta diskutojë me Shqipërinë ndarjen e Kosovës

Postuar në 08 Tetor, 2016 22:12

Të gjitha Serbitë ia kanë mësyrë Kosovës të nxitura nga intenca grabitqare dhe këtë Noel Malcolm e shpreh përmes metaforës së të uriturit përballë vitrinës me ushqime.

Mos mi prek plehrat!

Postuar në 06 Tetor, 2016 22:51

Më vitin 2005, në ShBA, politikani Al Gore, mban një fjalim që ka hyrë në histori, rreth krizës globale klimaterike, fjalim që shumë shpejt u shndërrua në dokumentarin me titull Një e vërtetë shqetësuese. Ndonëse fjalimi ishte i mrekullueshëm, për Chris Anderson, autor i “Fjalimet TED” (Botimet “Pema”, Prishtinë, 2016), pati një problem: Politikani Al Gore i drejtohej një vendi ku gjykimi formohet mbi bazën e instinkteve partizane, të afta të ndërtojnë barriera të pakapërcyeshme për propagandën e anës tjetër.

Fli i qetë o Guvernator, se nuk po ankohet njeri për pagat!

Postuar në 06 Tetor, 2016 16:09

Nëse ka një njeri që duhej të gëzohej për rritjen e pagave në këtë moment në Shqipëri, duhej të ishte Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Kombëtarja shqiptare dhe “kombëtarja” e Kosovës

Postuar në 06 Tetor, 2016 13:18

Ndarja mes kombëtares shqipëtare të futbollit dhe asaj të Kosovës nuk është një ngjarje thjesht sportive.

Ekipi kombëtar shqipëtar i futbollit, në dhjetëvjeçarin e fundit,  ka qenë kombëtar në kuptimin më të plotë të fjalës. Në përbërjen e tij ka patur e ka lojtarë të lindur ose me origjinë nga Tirana, Prishtina, Korça, Gjakova, Vlora, Kumanova, Shkodra, Tetova, Ulqini, Elbasani, Presheva, etj. etj. Në të njëjtën kohë, ndeshjet e kombëtares shqiptare i kanë përkrahur në mënyrë të organizuar shoqatat e tifozave nga Tirana, Prishtina, Tetova, Shkupi, etj., etj.

Pages

Subscribe to RSS - Opinion