Opinion
Sondazh: Nëse LSI-ja garon më vete…
Në fillim të janarit zhvillova një sondazh kombëtar, të publikuar në revistën Follow Business Albania. Të njëjtin kampion të atij sondazhi e rianketova përsëri këto ditë, duke riformuluar pyetjen rreth preferencës së votës. 1000 të anketuarit u ripyetën se për cilën parti do të votonin sot, në qoftë se LSI-ja do të garonte më vete, e shkëputur nga koalicioni mazhoritar.
“Rilindja” e konsumit
Në deklaratën e fundit zyrtare të FMN-së për Shqipërinë shkruhej: “Ekipi i FMN-së parashikon fuqizim të ekonomisë. Rritja e PBB-së vlerësojmë të ketë arritur në 3,4 për qind në vitin 2016 dhe parashikohet të përshpejtohet në rreth 4 për qind në periudhën afatmesme, e mbështetur kryesisht tek investimet e mëdha të huaja direkte në energjetikë dhe te një rritje e kërkesës konsumatore."
“Duket se bota po përgatitet për luftë”
Bota e sotme është e përmbytur nga problemet. Politikëbërësit duken konfuzë dhe të pasigurtë. Por asnjë problem nuk është më urgjent sot sesa militarizimi i politikës dhe gara e re e armatimeve. Ndalimi dhe ndryshimi I kahut të kësaj gare shkatërruese duhet të jetë prioriteti ynë kryesore. Situata e tanishme është shumë e rrezikshme.
LSI-ja, në mes apo majtas?
Para disa ditësh, Ilir Meta i tha publikisht “Jo!” një koalicioni parazgjedhor të LSI-së me PD-në. Ndërsa më parë, një koalicioni të tillë, Lulzim Basha i kishte thënë “Jo! Jo! Jo!”. (Për një koalicion paszgjedhor, nënkuptohet një përgjigje e tipit “hajt se folim”.)
Pyetja që duket se do t mbetet pa përgjigje deri në prill është nëse LSI-ja do të futet në zgjedhje si pjesë e koalicionit aktual mazhoritar, apo do të futet në garë më vete, në mes të dy koalicioneve të mëdha.
Mesila, mos u nxito! PDIU ka rritje, jo rënie…
Mesila Doda kishte bërë një ironi në rrjetet sociale me nje sondazh te revistës Follow Business Albania, që publikova mbrëmë në Top Story, duke cituar një batutë të vjetër të humorit socrealist “izet kamiona da për 7 bataliona”. Shkak për këtë irioni të Mesilës ishte një llogaritje e gabuar që kanë bërë portalet rreth votave të PDIU-së të prezantuara nga unë.
Mbrëmë në Top Story deklarova: “ PDIU-ja nga 45 mijë vota që kishte më 2013, sot ka 60 mijë vota”. Kjo gjë mund të verifikohet në ritrasmetimin e Top Story-t, ose duke e shikuar ate në YouTube.
Si po i inkurajojmë të rinjtë?
Drejtori i North College, John Tapene, në Zelandën e Re, gjeti një mënyrë të drejtpërdrejtë të komunikonte me të rinjtë e vendit të tij, teksa iu drejtua atyre që të hiqnin dorë nga argëtimet pa kuptim, nga kërkesa pa fund ndaj prindërve dhe të tjerëve, dhe t’i kthejnë sytë nga guximi i hapave të tyre për të ecur vetë në jetë, nëse duan një jetë apo një shoqëri më të mirë.
Aleanca kundër Greqisë dhe gabimi i Shqipërisë me provën e forcës
Rrugëtimi i gjatë i Shqipërisë drejt demokracisë postkomuniste filloi më 11 prill 1985. Atëherë vdiq dhe u varros me nderime të mëdha Enver Hoxha, lideri i komunizmit shqiptar, i veçantë në llojin e vet dhe përkrahës i idesë së ndërtimit të socializmit në një vend të vetëm, megjithëse Shqipëria kishte shumë veçanësi dhe ishte jashtëzakonisht e vogël.
Kosova është Jeruzalem, aq sa Stambolli është Serbi...
Në çdo 7 janar, disa nga besimtarët ortodoksë (ata më fanatikët e riteve sipas Kalendarit të Vjetër) festojnë Krishtlindjen. Siç ka bërë për çdo rast të festave fetare edhe këtë herë kryepeshkopi serb Irinej iu drejtua të tijve me këto fjalë: “Derisa të ketë serbë, do të jetë edhe Kosova, për arsye se Kosova do të jetë dhe do të mbetet atdheu ynë, sepse aty janë Golgota dhe Jeruzalemi ynë”.
Mbi arrestimin e Haradinajt dhe platformën e partive shqiptare në Maqedoni
Ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, është i padrejtë, dhe i dënueshëm. Akuzat ndaj Ramushit e kanë zanafillën në 2004, kur asokohe kryeministër la detyrën për të shkuar në Hagë për tu ballafaquar me drejtsinë ndërkombëtare. Dy dhomat e Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavi e çliruan nga çdo akuzë. Këto janë fakte të njohura botërisht.
Televizioni dhe terrorizmi*
Televizioni dhe terrorizmi
