Naked City
I përplas makinën dhe i lë një letër
Pas një dite të lodhshme pune, një grua do të duhej të përballej edhe me dëmtimin e makinës së saj, që një person i kishte shkaktuar gjatë parkimit.
Eliza Houghton, prezantuese në një radio në Melbourne, u rikthye vonë pas pune për të marrë makinën e saj në stacionin e trenit, por aty gjeti një surprizë të dyfishtë. Përveç se e gjeti makinën e saj të përplasur, asaj i kishin lënë edhe një letër me një shënim ku shkruhej:
“Më vjen keq, nuk kam siguracion. Duhet ta paguash vetë dëmin e makinës, sepse dukesh që je mjaftueshëm e pasur”.
Adele fiton 80.000 £ në ditë
Adele fiton 80.000 £ në ditë edhe pse nuk ka bërë asnjë album që pothuajse katër vjet.
Këngëtarja e hitit ‘Skyfall’, albumi i fundit i të cilës doli në vitin 2011, ka fituar £ 54.000.000 në 22 muajt e fundit deri më 31 dhjetor 2013 përmes dy kompanive të saj, sipas llogarive të lëshuara dje.
Sun të raporton se kompania e saj Melted Stone ka bërë £ 30. 000.000 për 14 muaj dhe £ 8.000.000 në pjesën tjetër të vitit.
Kompania tjetër Melted Stone Publishing ka pasur shitje prej 14.400.000 £ gjatë 22 muajve.
Fotoja që po bën namin në rrjetet sociale
Një mësuese arti në New Jersey ka realizuar një foto për të cilën e kanë zili shumë fotografë profesionistë. Ajo thotë se është thjeshtë çështje fati.
Amanda Brewer thotë për televizionin amerikan "ABC News" se, ajo e ka realizuar këtë fotot gjatë një stuhie me kameran e vendosur mbi kokë (GoPro).
Brewer e kaloi verën në Afrikën e Jugut dhe fotoja ku peshkaqeni i bardhë ka hapur gojën është bërë pikërisht në vendin e kontinentin Afrikan.
“Peshkaqeni doli nga uji dhe unë kapa atë moment”, thotë ajo. Mësuesja thotë se fillimisht foton e ka ndarë me nxënësit e saj.
Babai kap nënë e bir duke kryer marrëdhënie.
Nënë e bir janë dënuar me tre vite burg secili, pasi janë zbuluar nga babai dhe bashkëshorti i tyre njëkohësisht, duke kryer marrëdhënie seksuale në krevatin e të birit. 33 vjeçarja Shuvai Mudzingwa dhe djali i saj 18 vjeç Michael Tuesday pranuan incestin përpara gjykatës në Gweru. Prokurori Chipo Matshe tha në gjykatë se nënë e bir kishin kryer marrëdhënie seksuale mes tyre, ndërsa babai dhe fëmijët e tjerë të familjes ishin duke fjetur në dhomat ngjitur. Përpara gjykatës, nëna 33 vjeçare pranoi se kishte fjetur edhe 4 herë të tjera me të birin. Ata u dënuan me tre vite burg secili.
Jessie J tepër e nxehtë në klipin e ri
Këngëtarja Jessie J ka publikuar klipin e saj të dytë “Burnin Up”. Ajo shihet në klip tepër e nxhehtë e veshur me disa bikini dhe “body” të ndryshme. Ndërkohë në klip shihet edhe me një mashkull me poza tepër provokuese. Ky hit është shkruar nga vetë këngëtarja ndërsa producent është legjendari suedez Max Martin. Jessie ka thënë për revistën Cosmopolitan se ka filluar të shohë edhe përtej karrierës. Në 8 vitet e ardhshme ajo dëshiron që të ketë fëmijë
Pagat e çmendura të Hollywood-it
Kur dëgjojmë se sa paguhen yjet e Hollywoodit për një rol të vetëm, na duken shifra astronomike, pa diskutim edhe të paarritshme.
Megjithatë, ndonjëherë duket sikur i meritojnë ato paga, ndonjëherë jo, por gjithësesi zbuloni se cilat janë pagat më të “çmendura” .
Sipas tabelës së hartuar nga “Hollywood Reporter”, akotri Robert Downey Jr, i cili në saj roleve në filmat“The Avendgers” dhe “Iron Man 3” për një vit të vetëm arkëtoi në llogarinë e tij 75 milionë dollarë.
Aktori i famshëm Leonardo DiCaprio, për një film të vetëm paguhet 20 milionë dollarë.
Beyonce bëhet fotografe e familjes
Familja e famshme Carter ka bërë turin e pushimeve në Paris për gati një javë.
Këtë të premte Beyonce, Jay Z dhe vajza e tyre 2 vjeçare Blue Ivy kanë shëtitur në qytetin e dashurisë në muzeumin Louvre.
Këngëtarja është parë me një aparat në duar teksa fotografonte familjen e saj dhe bukuritë e qytetit.
E veshur me të zeza dhe një kapele në kokë, Beyonce dukej e mrekullueshme në rolin e një nënë dhe bashkëshorteje të përkushtuar.
Çifti sapo ka mbyllur turin muzikor “On the run”.
Jessie J pendohet për tatuazhet
Këngëtarja britanike, Jessie J, pendohet që ka bërë shumë tatuazhe në adoleshencë.
Këngëtarja e hitit “Price Tag” është shumë e dëshpëruar nga fakti se ajo ka tatuazhe që sot nuk i dëshiron dhe ka vendosur që ato t'i mbuloj me tatuazhe të reja.
“Unë pendohem për tatuazhet që i kam bërë. Unë kam pasur tatuazhe gabim të shkruara”.
“Kam pasur një mashkull të ulur këmbë-kryq, por duket si i ulur në skatebord. Do ta mbuloj me një tjetër”, ka deklaruar Jessie J.
Këngëtarja ka një notë muzikore prapa veshit, teksa edhe të shkruar “Stand Up” në krah.
Londër, hamburgeri më i shtrenjtë në botë, 1400 euro
Large Chris ka krijuar hamburgerin më të shtrenjtë në botë, “Glamburger”. Ai ka përdorur përbërëit më të sofistikuar dhe të shijshëm në planet, aragostë, tartuf i zi, haviar belg etj. Ai kushton 1400 euro.
Minaj dëshiron të ketë fëmijë
Nicki Minaj thotë se ajo do të marrë pushim nga karriera kur të vendosë të bëjë fëmijë.
Reperja, e cila është ne lidhje me të dashurin e saj Safaree Samuels për 10 vite, ende nuk është e gatshme të fillojë familje, por planifikon të bëjë një pauzë në karrierën e saj, pasi është inspiruar nga Beyonce.
“Nuk dua të punoj gjithë jetën pa përjetuar kënaqësinë e familjes. Koha ende nuk është e duhur, por kur të vendos të martohem dhe të bëhem nënë, do të doja një pushim dhe t’i përkushtohem krejtësisht fëmijëve të mi”.