Jessie J pendohet për tatuazhet

Këngëtarja britanike, Jessie J, pendohet që ka bërë shumë tatuazhe në adoleshencë.
Këngëtarja e hitit “Price Tag” është shumë e dëshpëruar nga fakti se ajo ka tatuazhe që sot nuk i dëshiron dhe ka vendosur që ato t'i mbuloj me tatuazhe të reja.
“Unë pendohem për tatuazhet që i kam bërë. Unë kam pasur tatuazhe gabim të shkruara”.
“Kam pasur një mashkull të ulur këmbë-kryq, por duket si i ulur në skatebord. Do ta mbuloj me një tjetër”, ka deklaruar Jessie J.
Këngëtarja ka një notë muzikore prapa veshit, teksa edhe të shkruar “Stand Up” në krah.
Add new comment