Minaj dëshiron të ketë fëmijë

Postuar në 07 Tetor, 2014 09:55

Nicki Minaj thotë se ajo do të marrë pushim nga karriera kur të vendosë të bëjë fëmijë.
Reperja, e cila është ne lidhje me të dashurin e saj Safaree Samuels për 10 vite, ende nuk është e gatshme të fillojë familje, por planifikon të bëjë një pauzë në karrierën e saj, pasi është inspiruar nga Beyonce.

“Nuk dua të punoj gjithë jetën pa përjetuar kënaqësinë e familjes. Koha ende nuk është e duhur, por kur të vendos të martohem dhe të bëhem nënë, do të doja një pushim dhe t’i përkushtohem krejtësisht fëmijëve të mi”.

“Kur i shoh Beynce me vajzën e saj dhe me burrin se saj aq të ëmbël, dhe kjo më tregon se është e mundshme të jesh një kafshë në skenë dhe një nën e kujdesshme në të njëjtën kohë”, ka thënë Minaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.