Pagat e çmendura të Hollywood-it

Postuar në 08 Tetor, 2014 12:28

Kur dëgjojmë se sa paguhen yjet e Hollywoodit për një rol të vetëm, na duken shifra astronomike, pa diskutim edhe të paarritshme.

Megjithatë, ndonjëherë duket sikur i meritojnë ato paga, ndonjëherë jo, por gjithësesi zbuloni se cilat janë pagat më të “çmendura” .

Sipas tabelës së hartuar nga “Hollywood Reporter”, akotri Robert Downey Jr, i cili në saj roleve në filmat“The Avendgers” dhe “Iron Man 3” për një vit të vetëm arkëtoi në llogarinë e tij 75 milionë dollarë.

Aktori i famshëm Leonardo DiCaprio, për një film të vetëm paguhet 20 milionë dollarë.

Përsa i përket femrave më të paguara të Hollywood-it, 23 –vjeçarja Jennifer Lawrence shikohet si aktorja që duhet “mundur”. Vitin e kaluar, aktorja amerikane çoi në shtëpi 35 milionë dollarë.

Aktorja me sytë e bukur, Cameron Diaz për një film paguhet 18 milionë dollarë, e ndjekur nga Scarlett Johansson me 17 milionë dollarë dhe Jennifer Aniston që paguhet 15 milionë dollarë.

60-vjeçari Liam Neeson ka kërkuar dhe është paguar për rolet e tij me nga 20 milionë dollarë, por shifrat e tij vijnë duke u rritur.

Por në Hollywood ka edhe përgjysmim të pagës, siç është rasti me aktoren Lindsay Lohan, e cila vitet e fundit shihet me mosbesim nga regjisorët, për shkak të problemeve me drogën e alkoolin.

Në një nga filmat e fundit, Lohan është paguar me vetëm 250 mijë dollarë, një shifër që nuk mund të kapërdihej lehtë nga aktorja, por që gjithçka ka qenë për faj të saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.