Naked City
Gwyneth Paltrow në set fotografik luksoz në hotelin më të shtrenjtë në botë.
Gwyneth Paltrow është bërë një ndër modelet më me fat teksa ka marrë pjesë në një se fotografish për lançimin e avionit të ri britanik A380 në një udhëtim nga Londra në Singapor. Seti fotografik është shkrepur në një nga hotelet më të shtrenjta në botë në Singapor i cili është ndërtuar me 4 bilionë dollarë. Aktorja është shprehur në rrjetet e saj sociale se Singapori ka qenë një nga vendet e saj më të dashura për t’u vizituar dhe për më tepër këtu mundi të realizonte dhe një set fotografik.
Përse na duhen fotografët dhe si lidhet imazhi me ndjenjat.
Fotografia është e fuqishme sepse ne e vëmë veten në perspektivën e atyre që shohim drejt një imazhi. Pavarësisht nëse është fotografi rruge, fotoreportazh apo portret, ne e përdorim fotografinë për të kuptuar veten në lidhje me ata që na rrethojnë.
Mendoni për fotot më të famshme ku është fiksuar qëllimi, dëshira, dhimbja, vuajtja dhe ambivalenca, të cilat ngacmojnë aftësinë tonë për t’u identifikuar me ata në fotografi.
Si të keni një bisedë të suksesshme në takimin e parë.
Që të keni një bisedë interesante dhe të suksesshme në takimin e parë me atë që ju pëlqen, ndiqni këshillat e mëposhtme.
1.Shmangni bisedat për të kaluarën e saj/tij.
2.Flisni për familjen, kjo shkakton ndjenja të mira dhe ajo/ai do vlerësojë interesimin tuaj.
3.Flisni për udhëtimet që keni bërë dhe për ato që do të dëshironit t’i bënit në të ardhmen. Pse jo edhe së bashku.
4.Flisni për ushqimet tuaja të preferuara, shijet e njëjta janë tërheqëse
5.Tregoni planet e karrierës, dhe pyetni për planet e tij/saj. Tregohuni inkurajuese dhe bëni komplimente
“Monica Lewinsky, një femër e paturpshme që luan viktimën”
Historiani Timothy Stanley e ka quajtur Monica Lewinsky-n një femër të paturpshme. Pas daljes së fundit të saj në publik, dhe pas hapjes së një adrese në rrjetin social Twitter, Stanley nuk e ka cilësuar aspak një hap pozitiv këtë, duke e quajtur rikthimin e saj një paturpësi në shumë drejtime.
Dasmat e aktorit George Clooney s’kanë të sosur.
Duket se Xhorx Kluni (George Clooney) po i shijojnë dasmat. Pas ceremonisë në Venezia të Italisë, aktori i ka thënë Po sërish juristes Amal Alamuddin në Angli. Dasma është mbajtur në një hotel në Buckinghamshire, por duket se ka lënë indiferentë, banorët e zonës.
Këshilla për paqe mes nuses dhe vjehrrës!
Marrëdhëniet mes vjehrrave dhe nuseve nuk kanë qenë asnjëherë të thjeshta, por ka raste kur problemet e vogla mund të anashkalohen apo të zgjidhen pa u vënë re.
Për të pasur një marrëdhënie të mirë me nusen tuaj studiuesja e marrëdhënieve familjare, Katie Nielsen ka sjellë disa këshilla të cilat do t’ju vlejnë për të mos krijuar konflikt me nusen e djalit tuaj.
Ja se çfarë nuk është mirë t’i thoni asaj:
Beyonce bëhet muslimane? Poston ajet kuranor në Instagram.
Superylli botëror, Beyonce, ka aluduar se ajo mund të jetë muslimane, pasi postoi një ajet kuranor në profilin e saj zyrtar në Instagram.
Ajeti kuranor i publikuar nga Beyonce është 100 për qind i vërtet dhe i postuar si fotografi në profilin e saj në Instagram.
Ky postim i Beyoncet ka shokuar fansat e saj, të cilët të befasuar, e pyesnin në komente për përkatësinë e saj fetare.
Në këtë ajet kuranor shkruan: “Pas vështirësive vjen lehtësimi, vërtet, pas vështirësive vjen lehtësimi”.
Ja lloji i femrave që meshkujt duan të kenë një lidhje.
Meshkujt, për portalin AskMen.com, u përpoqen të përgjigjen dhe të përshkruajnë me çfarë lloji të grave dëshirojnë që të kenë një lidhje dhe cilat janë cilësitë që i zbukurojnë ato.
Zonjushë ëmbëlsirë
Ajo është gjithmonë pozitive, e ëmbël, e lumtur me jetën dhe vërtet është një kënaqësi të jeni në shoqërinë e saj. Nuk ka asnjë moment të keq në vete dhe gjithmonë është në dispozicion. Meshkujt i adhurojnë ato.
Zonjushë e barabartë
Tamara Ecclestone, një 'seksi' mama.
Trupi i Tamara Ecclestone pas shtatëzanisë dukej mbresëlënës kur ka xhiruar një set fotografik në bikine, vetëm shtatë muaj pas lindjes së vajzës Sofia.
Bukuroshja 30 vjecare ka paraqitur trupin e saj mahnitës në plazhin Ibiza me një palë bikine ngjyrë trëndafili.
Tamara ka treguar se është në formë të mrekullushme, edhe pse është bërë nënë.
Gjashtë mënyra të provuara shkencërisht për të qenë më tërheqës.
Çdo mashkull do të dijë se çfarë mund të bëjë për të qenë më tërheqës për femrat, sidomos kur bëhet fjalë për gjëra të cilat ai mund t'i ketë nën kontroll.
Më poshtë do të gjeni 6 mënyrat e provuara shkencërisht për të qenë më tërheqës.
1. Vishni rroba me ngjyrë të kuqe. E kuqja shihet si ngjyra që simbolizon pushtetin. Jo kokë e këmbë me të kuqe. Do dukeni si spec.
2. Femrat preferojnë meshkujt me mjekër. Përcjell pjekuri dhe burrëri.
3. Studimet kanë treguar se femrat tërhiqen nga meshkujt me qëndrim të mirë. Pra mjaft bëtë sparkatën kur uleni në lokale.