Përse na duhen fotografët dhe si lidhet imazhi me ndjenjat.

Fotografia është e fuqishme sepse ne e vëmë veten në perspektivën e atyre që shohim drejt një imazhi. Pavarësisht nëse është fotografi rruge, fotoreportazh apo portret, ne e përdorim fotografinë për të kuptuar veten në lidhje me ata që na rrethojnë.
Mendoni për fotot më të famshme ku është fiksuar qëllimi, dëshira, dhimbja, vuajtja dhe ambivalenca, të cilat ngacmojnë aftësinë tonë për t’u identifikuar me ata në fotografi.
Aftësia jonë për t’u identifikuar me dikë dhe për të imagjinuar këndvështrimin e dikujt tjetër, është e ngërdheshur në arkitekturën e trurit tonë. Fotografia luan një rol unik në nxitjen e rrjetit të rajoneve të trurit që shkaktojnë solidaritet.
Për të kuptuar sesi fotografitë aktivizojnë rrjetin e trurit të lartpërmendur, është fillimisht e nevojshme të shpërbëhet procesi emocional në përbërës më të thjeshtë.
Një nga rajonet më të rëndësishme në trup për aftësitë tona sociale, kryen një funksion themelor: imitimin.
Nga shikimi tek emocioni
Imitimi është automatik dhe një kërkesë bazë për zhvillimin e aftësive praktike sociale, si solidariteti. Kur ne shohim shprehjen e fytyrës së dikujt tjetër, pavetëdije na aktivizohen ne të njëjtët muskuj.
Për shembull, kur dikush është i trishtuar, në mënyrë automatike, neve na aktivizohen të njëjtët muskuj dhe ndiejmë ngjashmëri me atë që po shohim, gjë që zgjat pak.
Imitimi është një rezultat i informacionit pamor i kombinuar me aktivizimin e muskujve, që ngacmon solidaritetin. Kapaciteti ynë për të imituar mendohet se mbështetet në një rrjet të specializuar të rajoneve të trurit të quajtur “sistemi i neuroneve pasqyrë te njeriu”.
Neuronet pasqyrë u zbuluan fillimisht në vitet 1990 nga kërkuesit italianë që studionin rajonet përgjegjëse të trurit për aktivizimin e muskulit.
Shenja dalluese e neuroneve pasqyrë është se ata aktivizohen te një person që po vëzhgon lëvizjet e një tjetri, apo fytyrën që shpreh emocion, ose dikë që është përfshirë në një detyrë pamore dhe lëvizje.
Neuroni pasqyrë mundëson që një rajon i trurit i quajtur STS, të procesojë lëvizjet e trupit dhe emocionin. Ky ia transmeton të dhënat lëvores së lobit parietal PPC, ku aktivizohen fillimisht neuronet pasqyrë.
Funksioni i PPC-së është të koordinojë lëvizjet dhe të identifikojë objekte të tjera që janë në marrëdhënie me trupin e dikujt. Lidhja STS-PPC mendohet të mbështesë aftësinë tonë për të imituar lëvizjet e atyre që shohim.
Informacioni i kombinuar pamor dhe lëvizor nga PPC-ja, më pas transmetohet në lobin frontal dhe ky informacion i dërgohet rajonit që përpunon gjuhën.
Me një fotografi të thjeshtë, truri ynë përpunon pa vetëdije lëvizjen biologjike, kupton ku të dërgojmë emocionet, aktivizon muskujt e atyre që vëzhgojnë dhe transmeton këtë informacion në qendrat e përpunimit të gjuhës, ku ne shprehim me vetëdije reagimin tonë emocional.
Teoria e mendjes
Imitimi është një aftësi sociale bazë që ndodh pa vetëdije. Megjithatë, me kalimin e viteve, ne bëhemi më të vetëdijshëm për emocionet e dikujt; jo nga vëzhgimi direkt i emocioneve, por edhe nga gjykimi i qëllimeve të tij.
Qëllimi na detyron ta vëmë veten në pozitën e dikujt dhe të besojmë se të tjerët kanë mendime ndryshe nga tonat.
Teoria e mendjes është një nënkategori e shkencës njohëse të trurit që studion sesi njerëzit kuptojnë gjendjen mendore të të tjerëve. Ideja kryesore është se mendja është diçka që nuk mund ta shohim dhe besojmë në teorinë që ekziston, ndaj quhet “teoria e mendjes”.
Për shkak se gjendjet mendore nuk janë të vëzhgueshme, shumëçka dimë rreth sjelljes njerëzore, vjen prej vëzhgimit të qëllimit të dikujt.
Është një hap i madh përpara nga imitimi te kuptimi i qëllimeve të dukshme të dikujt. Në fakt, kuptimi i gjendjes mendore të të tjerëve, nuk shfaqet te njeriu deri në moshën katërvjeçare.
Vetëm një rajon i veçantë i trurit është në gjendje të kuptojë gjendjet mendore të të tjerëve dhe ky rajon quhet TPJ. Ai është i nevojshëm për të kuptuar besimet e dikujt.
TPJ përpunon arsyen që fshihet pas veprimeve të dikujt dhe është thelbësor në vlerësimin e gjykimeve morale të një personi dhe provat tregojnë se TPJ është një strukturë truri që është unike për njerëzit.
Prej kësaj, mendohet se truri njerëzor evoluoi dhe zhvilloi teorinë e mendjes, që na lejon të analizojmë besimet, emocionet dhe dëshirat e të tjerëve.
Personifikimi i fotos
Sistemi njerëzor i pasqyrimit të neuroneve dhe rrjetet e trurit në teorinë e mendjes janë vetëm disa nga rajonet e përfshira në përpunimin emocional. Ne kemi evoluar për të ndier emocionet e të tjerëve dhe shikimi mund të drejtojë një pjesë të madhe të përgjigjes sonë emocionale.
Kur shohim shprehjen e fytyrës së dikujt, ne imitojmë emocionin e tij dhe solidarizohemi. Ne kuptojmë qëllimin, gjë që ndikon në mënyrën sesi gjykojmë gjendjen emocionale të dikujt, qëllimet dhe dëshirat.
Cila është mënyra më e mirë për të krijuar një solidaritet kolektiv përveçse të shpërndajmë fotot që bëjmë?
Fotografia është e rëndësishme, sepse ndikon në kapacitetin tonë për t’u solidarizuar, ndikon në motivin tonë për të ndihmuar të tjerët dhe na ndihmon ne të lidhemi me njerëzit përmes imitimit.
Një nga arsyet kryesore përse qenia njerëzore ka mbijetuar, është fakti se ne arrijmë të kuptojmë sesi ndihet tjetri, cilat janë nevojat e tij, çfarë qëllimesh ka.
Fotografia është më e rëndësishme se kurrë, sepse ne kemi nevojë për pamjen për të pasqyruar lidhjen mes nesh, veçanërisht në një botë që mund të jetë kaq mizore sa e jona.
Add new comment