Dasmat e aktorit George Clooney s’kanë të sosur.

Postuar në 27 Tetor, 2014 11:42

Duket se Xhorx Kluni (George Clooney) po i shijojnë dasmat. Pas ceremonisë në Venezia të Italisë, aktori i ka thënë Po sërish juristes Amal Alamuddin në Angli. Dasma është mbajtur në një hotel në Buckinghamshire, por duket se ka lënë indiferentë, banorët e zonës.

Mediat vendase thontë se hoteli është rezervuar nga prindërit e Alamudin, ndërsa e gjithë hyrja u zaptua nga reporterë televizivë dhe fotografë. Por Roger Smit thotë se nuk është aspak i emocionuar për këtë ceremoni. “Ai është një njeri i thjeshtë apo jo, si unë. Një njeri i zakonshëm. Gruaja ime është shumë e emocionuar”.
Të tjerë thonë se dasma në Venecia mund të ketë qenë e mrekullueshme, por çifti duhet të kishte zgjedhur që në fillim Marlown për ceremoninë martesore

Xhorx Kluni (George Clooney) i dha fund beqarisë me një dasëm madhështore në Venecia në prani të 90 të ftuarve VIP.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.