“Monica Lewinsky, një femër e paturpshme që luan viktimën”

Postuar në 28 Tetor, 2014 03:01

Historiani Timothy Stanley e ka quajtur Monica Lewinsky-n një femër të paturpshme. Pas daljes së fundit të saj në publik, dhe pas hapjes së një adrese në rrjetin social Twitter, Stanley nuk e ka cilësuar aspak një hap pozitiv këtë, duke e quajtur rikthimin e saj një paturpësi në shumë drejtime.

“E Paturpshme. Nuk ka fjalë të tjera për të përshkruar Monica Lewinsky-n. 16 vjet pasi çështja e saj me presidentin Bill Klinton u bë e njohur në publik, ajo është kthyer në qendër të vëmendjes me një fushatë kundër personave që janë keqtrajtuar nga mediet apo informacionet të dala nga ato, për të cilat Lewinsky pretendon se ka qenë një “paciente” e këtij problemi”, shkruan ai.

Duke përmendur fatin se ajo nuk ishte aspak një viktimë e skandalit mediatik, ashtu siç ishte gruaja e Presidentit, Hillary Clinton, Stanley shprehet se Lewinsky ka marrë përsipër të ndjekë një fushatë, pa shije, në një kohë që njerëzit janë duke vdekur nga Ebola.

“Ajo që është më dëshpëruese është se kur ajo u bashkua me skenën publike, tha se ishte frymëzuar për të folur nga historia e Tyler Clementi, një student i cili kreu vetëvrasje pasi një video e tij duke u puthur me një djalë tjetër u bë publike. Clementi i ri ishte viktimë e homofobisë shoqërore, dhe vdekja e tij nuk përbën ndonjë krahasim me problemet qesharake që vetë Lewinsky i solli vetes. Për më tepër, Clementi vdiq në vitin 2010”, shprehet historiani.

Por ndërsa Lewinsky mori kohë në TV duke folur në lidhje me liritë e veta, ajo harroi liritë e “motrave” të saj, grave që keqtrajtohen. Mendoni pak sikur ta kapnit burrin tuaj duke iu tradhtuar dhe ta shihni këtë çdo natë në televizion. A do të ndiheshit të lumtura nëse dikush do të risillte të gjithë skenën në vëmendje pas gjithë atyre viteve, duke luajtur viktimën!! A nuk ka të drejtë Hillary Clinton ta hedhë pas këtë skandal dhe të ketë një identitet politik të ndarë nga burri i saj?

Lewinsky thotë se ajo dëshiron të marrë pjesë në "lojën e turpit". Por ajo që ka bërë gjithë ato vite më parë dhe ajo që po bën tani, e bën atë një kandidate të përsosur për një turp të dalë mode”, shkruan Stanley.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.