Në Vëmendje
Pa sukses premiera me dy akte e “Bablokut” dhe Lleshit (Video)
Pas një dite të gjatë tensionesh dhe përplasjes policia u tërhoq nga rrethimi i godinës së Teatrit Kombëtar.Kaq mjaftoi që qytetarë dhe artistë në mbështetje të kauzës për Teatrin të vërshojnë në sheshin para ndërtesës.
Me heret gjatë mbrëmjes pati momente tensioni. Uniformat blu zgjeruan perimetrin e rrethimit, duke mos lejuar kalimin e asnjë personi në sheshin përballë godinës. Në mbështetje të policisë erdhën edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat ndërhynë në momentin që qytetarët çanë kordonin nga krahu i pedonales rreth ores 19 e 30 te pasdites.
Protesta për Teatrin, protestues “ngujohen” brenda në godinë
Një protestë e intensifikuar është duke u zhvilluar që nga orët e para të paradites para godinës së Teatrit Kombëtar për shkak të rrethimit të saj nga forca policore. Mediat që kanë qenë në vendngjarje kanë raportuar për përplasje fizike me policinë dhe një qytetar të lënduar.
Artistë të ndryshëm kanë mundur të hyjnë në godinë dhe po qëndrojnë brenda, një shenjë se protesta mund të përshkallëzohet formalisht drejt një greve të mundshme urie.
Kurbani i vogël i Asamblesë
Partia Socialiste mblodhi këtë të martë Asamblenë në një mbledhje reflektimi për 30 qershorin, por që në fakt u shfrytëzua për të spastruar “armiqtë” e brendshëm. Zoti Rama bëri një mea culpa të gjatë mbi gabimet e qeverisjes dhe mesazhin e votës së 30 qershorin për ta nxjerrë kokën në fund te shkarkimet e nevojshme në nivele drejtuese.
Tre kurbanët ishin Ditmir Bushati, Lindita Nikolla dhe Blerina Gjylameti, të cilët mësuan live shkarkimin.
Video/Erion Veliaj ta matë mirë kokën. Ta harrojë se do ta shembë Teatrin
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shpërndarë një video ku shfaqen qytetarë që flasin për mundësinë e shembjes së godinës dhe lajmet që po përhapen se policia do bëjë rrethimin e saj. Më poshtë video:
AMA si Gjykatë anti-shpifje, OSBE rrëzon qeverinë
Ligji për Median Audiovizuale dhe Komunikimet Elektronike që po rishikohet nga qeveria, duke i dhënë kompetencë AMA-s të vendosë penalitet për çështjet e shpifjes është konsideruar në kufizim të lirisë së shprehjes nga OSBE.
Përfaqësuesi i saj për Lirinë e Medias, Harlem Désir, i ka dërguar Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, një leter per rishikimimim e kuadrit ligjor dhe dispozitat e tjera përkatëse lidhur me rregullimin e llojeve të caktuara të përmbajtjeve të ofruara përmes internetit.
Kundër vendimit të qeverisë për Kopshtin Botanik
Dekanati i Fakultetit të Shkencave Natyrore i kërko qeverisë të tërehqë vendimin e javës së kaluar për kalimin e Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë së Tiranës .
Në një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme trupa drejtuese e Fakultetit flet për cënim të rëndë të autonomisë akademike dhe prapaskena të ngjashme me përvetësimin e një hapësire të këtij Kopshti në të kaluarën në funksion të ndërtimit të Unazës së Re.
Ditë e re, gënjeshtra të vjetra. Ku është padia për Bjarke Ingels, z. Basha?
Sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan në faqen e vet në Facebook:
Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.
RTSH: Në Tiranën e Veliajt vijnë turistë trima
Teksti që vijon më poshtë është i një lajmi që Televizioni Publik Shqiptar ka transmetuar në Revistën Televizive për turizmin në Tiranë:
Në Tiranë, turistët që nuk tremben!
World Politics Review/MEK, potenciali për një krizë me qendër Shqipërinë
Para disa ditësh në Manëz, pranë Tiranës, u mbajt një aktivitet i zgjeruar ndërkombëtar me prezencë të Rydy Giulianit dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë.
Publikohet video e bllokimit të tankerit britanik në Hormuz
Roja Revolucionare iraniane ka publikuar një video që tregon anijet e flotës iraniane që i afrohen dhe ndalojnë tankerin britanik Stena Impero në ngushticën e Hormuzit. Siç duket në video ushtarët iranianë kanë fytyrat e tyre të mbuluara. Të armatosur ata zbresin në kuvertën e anijes me helikopter.
