Në Vëmendje
Edhe Jakup Krasniqi thirret në Hagë
Pas kryeministrit Haradinaj edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi është thirrur për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale për krime Lufte.
Ai ka njoftuar se do të udhëtojë drejt Hagës me 24 korrik. Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi shkruan se përkundër bindjeve të tij sa i përket kësaj gjykate politike, të krijuar me presion nga njerëzit që bartin funksione të larta shtetërore në Kosovë dhe themelimin e saj me votën e atyre deputetëve që ishin në Kuvendin e Kosovës, ai do të paraqitet në hetuesinë e Gjykatës Speciale.
Një kauzë qytetare për të cilën tashmë duhet aktivizuar e drejta e referendumit
Dy ditët e fundit është zbardhur veprimtaria operative e Ministrisë së Kulturës për zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Tanimë është e qartë: qeveria e z. Rama dhe Bashkia e z. Veliaj, pasi as e para nuk është e shqiptarëve, as e dyta e qytetarëve të Tiranës, janë të vendosur të ecin para me prishjen e godinës.
Në këto kushte, qëndrimet “burrërore” të ndonjë artisti apo qytetari, janë për t’u përshëndetur, por nuk duket se bëjnë shumë punë.
Përdhunim në shkollë/Panorama: Në Durrës disa adoleshentë përdhunojnë 9-vjeçaren
Gazeta “Panorama” raporton sot për një ngjarje shumë të rëndë të ndodhur në rrethinat e Durrësit pak ditë më parë.
Denoncimi: Urdhërohet zbrazja e godinës së Teatrit Kombëtar
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njofton se sot në mëngjes ka nisur zbrazja e godinës së Teatrit Kombëtar, shenjë se qeveria dhe Bashkia e Tiranës do të ecin me planin e prishjes dhe shembjes së saj.
Sot në mëngjes, Ministria e Kulturës ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Duket se dyshja Rama-Veliaj po hedhin hapat e parë konkret për shembjen e kompleksit teatror dhe grabitjes së truallit publik.
Prokuroria humb dëshmitë për Tahirin (Video)
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë për herë të tretë procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Këtë here shak është bërë mungesa në fashikujt e gjykimit të dëshmive në shqip të Moisi Habilajt, Nazer Seitit dhe Meridian Sulajt. Gjykata konstatoi mungesën e tyre dhe i ka kërkuar prokurorisë që t’ia bashkiangjisë dosjes.
Për herë të parë/Komisioni Europian me një Presidente femër
Me 383 vota pro dhe 327 kundër Parlamenti Evropian miratoi emërimin e gjermanes, Ursula von der Leyen në postin e presidentes së Komisionit Evropian. Politikani gjerman nevojshme 374 vota për të siguruar shumicën e trupit, me 22 deputetët të abstenojë nga votimi dhe gjeti dhe një fletë votimi të pavlefshme.
Ish-ministri i Bujqësisë: Analizat e shalqinit bëjini në shtëpi, mos i besoni AKU-së dhe ISUV-it
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti shkruan në faqen e vet në Facebook për një mënyrë praktike për të testuar nëse bostanorët që blejmë(shalqini dhe pjepri) kanë apo jo sasi nitratesh mbi normë. Sipas Panaritit qyetarët nuk duhet t’i besojnë Agjencisë Kombëtare të Ushqimit për shkak të mungesës së transparencës.
Videoreportazh/Shpopullimi i fshatrave në Shqipëri
Një videoreportazh i Deutsche Welle që tregon situatën e fshatrave që po braktisen në masë për shkak të varfërisë, por që në fakt provon dështimin spektakolar tonin si shoqëri dhe si shtet, për të menaxhuar një vend kaq të vogël dhe që nuk vuan për pasuritë bazike.
Avokati i Trump në kampin e Manzës
Në selinë e Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit në Shqipëri, Ashraf-3, po zhvillohet një konferencë pesë-ditore ndërkombëtare në lidhje me zhvillimet në Iran.Takimi organizohet nga Maryam Rajavi, presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar iranian të rezistencës, e cila është e njohur si udhëheqëse e opozitës iraniane në mërgim.
Të parët në Ballkan për të dhënë para nën dorë për shërbimin mjekësor
Barometri i Ballkanit informon se 50% e qytetarëve shqiptarë që përballen me shërbimin mjekësor publik ka dhënë para nën dorë.
Kjo shifër është gati 5 herë më e lartë se sa ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas barometrit, në vendet fqinje pjesa e qytetarëve që raporton se ka dhënë ryshfete për t‘u kuruar varion nga 10 për qind që është në Bosnje deri në 12 për qind, në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi
