Në Vëmendje
Pse Erion Veliaj është kundër tramit të Tiranës
Bashkia e Tiranës i është futur me mish e me shpirt konçesioneve për parkimet publike dhe bulevardit të ri, siç është shprehur kryetari i saj Erion Veliaj, por nuk ka në plan të çojë më tej një projekt të Lulzim Bashës për tramin e Tiranës që do të modernizonte transportin publik në kryeqytet. Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku, ka deklaruar se Bashkia e ka të pamundur të realizojë projektin e tramit në Tiranë si alternativë për shmangien e trafikut për shkak të kostos së lartë.
Rritja e biletave të autobuzëve ishte jo transparente dhe e paargumentuar
Disa kompani private, të cilat ofrojnë shërbimin e transportit publik me autobuzë në Tiranë janë ankuar prej vitesh për gjendje të vështirë financiare dhe kanë kërkuar vazhdimisht rritje tëçmimit ose subvencione nga qeveria për shërbimin e tyre.
Denoncimi në Stop, shkarkohen drejtori i IKMT-së së Tiranës dhe një inspektor për rryshfet
Emisioni investigativ “Stop” në televizionin Klan bëri publike një tjetër aferë korruptive të zytrtarëve të shtetit të cilët jane filmuar duke marre para per te ofruar shërbime. Rasti në fjalë lidhet me një inspektor të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, i cili në bashkëpunim me drejtorin i kanë marrë 500 mijë lekë të vjetra një qytetari për ta lejuar të vazhdonte punimet në objektin që kishte pa leje për ta futur më pas në proces legalizimi.
Radio Vatikani: Shqetësuese mungesa e ambasadorit shqiptar në Selinë e Shenjtë
Seksioni në shqip i Radio Vatikanit raporton se në fjalimin tradicional drejtuar ambasadorëve të akredituar pranë Selisë së Shenjtë në sallën Regia të Pallatit apostolik të Vatikanit, Papa Françesku nënvizoi me kënaqësi se, gjatë vitit të kaluar, numri i ambasadorëve rezidentë në Romë është rritur më tej. Një shenjë domethënëse të vëmendjes me të cilën Komuniteti ndërkombëtar ndjek aktivitetin diplomatik të Selisë së Shenjtë. Por organiz zyrtar i selisë së shenjtë shpreh shqetësimin për mospërfaqësimin e Shqipërisë në nivel ambasadori në Vatikan.
7 mijë policë pa dieta që në vitin 2007/Suksesi i radhës, arrestimi i një polici të dehur në mesnatë
Rreth 7 mijë efektivë të policisë nuk trajtohen me ushqim (drekë) gjatë kryerjes së detyrës. Edhe pse ka një Vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2007, i cili detyron Ministrinë e Brendshme të paguajë të paktën një vaktë ushqim (drekë) për të gjithë punonjësit që janë në shërbim, përsëri ky vendim nuk është vënë asnjëherë në zbatim. Për kreun e sindikatës të punonjësve të policisë, Sadedin Fishta, kjo situatë nuk është normale, ku një efektiv të mos marrë trajtimin e duhur ushqimor të parashikuar në ligj.
Një bisedë me dy policë rrugorë
Shqipëria është vendi i paradokseve dhe për të huajt shpeshherë ngjan si vend ekzotik që duhet vizituar për modelin unikal që përcjell përmes prezantimit si popull dhe si shtet. Një nga paradokset është prania e policisë rrugore në çdo kryqëzim të qyteteve apo thuajse çdo kilometër në rrugët kombëtare. Ndryshe nga praktikat europiane policia shqiptare operon me postblloqe dhe jo me patrullim në rrugë, duke ndaluar drejtuesit e automjeteve sipas një progresioni aritmetik dhe jo ata që gjatë lëvizjes kryejnë shkelje.
Dokumenti: Supozohet se janë 18 276 - 120 000 romë dhe më shumë se 200 000 egjiptianë. A po shkohet drejt njohjes së egjiptianëve si minoritet?
Në datën 23 dhjetor 2015 qeveria shqiptare ka marrë vendimin “Për miratimin e planit kombëtar të veprimit për integrimin e romëve dhe egjiptianëve, 2016-2020”. Plani është disi i shtjelluar dhe parashikon mbështetje financiare për të gjitha ndërhyrjet që parashikohen për integrimin e këtyre komuniteteve, me synim integrimin dhe angazhimin e kësaj pjese të popullsisë shqiptare, rritjen e standardit arsimor dhe të shërbimeve ndaj saj. Plani Kombëtar e hap përmbajtjen me një statistikë të hamendësuar për numrin e përgjithshëm të romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri.
I del zëri edhe ministrisë së Gjermenit: 517 mijë euro për spote. Reagon AKPT-ja
I kishte shpëtuar zhurmës së akuzave të pafundme që janë bërë ndaj kësaj qeveri pqër tendera e konçesione, por më në fund ka dalë në sipërfaqe. Ministria e Zhvillimit Urban, drejtuar nga Eglantina Gjermeni raportohet të ketë transferuar në datat 18 dhjetor dhe 31 dhjetor 2015, 517 mijë euro në drejtim të një kompanie të quajtur “Kube Studios”. “Këto kalime fondesh nuk rezultojnë të publikuara në buletinët zyrtarë elektronikë të Agjencisë së Prokurimit Publik. Por në përshkrimin e bërë në thesar, ministria e znj.
Berisha sulmon ashpër Fevziun: Je i dominuar nga krimi!
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka sulmuar ashpër emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Shkak është bërë emisioni i të enjtes në mbrëmje që fliste për krimet e ndodhur gjatë ditëve të para të vitit 2016.
Berisha shkruan se, “ky është një zhvillim tepër i rëndë” dhe akuzon Fevziun si të dominuar nga krimi. “Krimi në “Opinion”, zhvillim dramatik! Sonte emisioni “Opinion” u shndërrua në njërin prej më të neveritshmëve në historinë e mediave.
"Administratori i vitit" drejton një superkatastrofë"(video)
Publikisht OSHEE i është përcjellë publikut si një histori suksesi, por gjithmonë ka dy të vërteta për punët e qeverisjes, ajo që i thuhet publikut dhe ajo që pasqyron bilancin e vërtetë të të ashtuquajturave reforma. Këtë zyrtarët e thonë jashtë kamerave siç është rasti i zotit Manjani në emisionin "Opinion" gjatë kohës televizive off record. Vlerësimi për OSHEE-në, thjesht është superkatastrofë. Më interesante, me bujë dhe me tangërllik qeveritar, Çela i OSHEE-së u shpall edhe Administratori i Vitit nga Kryeministri.