Në Vëmendje

Fotolajm/Teatri "solidar", po Nënë Zylja çfarë mendon?!

Postuar në 12 Mars, 2016 18:48

E moshuara u bë e njohur pas gjobës që i vuri bashkia e Tiranës. Reagimet ishin të shumta në rrjetet sociale aq sa solidarizuan edhe vetë kryetarin e bashkisë dhe kordinatorin e Partisë Demokratike që nuk humbën rastin t'i gjendeshin pranë Nënë Zyles/

Erion Veliaj:

Ngrihet kampi i parë i emigrantëve në kufi me Shqipërinë

Postuar në 12 Mars, 2016 10:30

Në qytezën e Konicës, pranë kufirit me Shqipërinë, kanë mbërritur mbrëmjen e të premtes 162 refugjatë nga Siria. Shumica e tyre janë gra dhe fëmijë. Ata vinin nga Porti i Preiut, ku kishin mbërritur ditë më parë nga ishujt e detit Egje.
Refugjatët janë pritur me mjaft ngrohtë nga banorët, të cilët janë mobilzuar për t’i mbështetur duke ofruar kryesisht veshmbathje. 162 refugjatët janë sistemuar në mjediset e një kampi fëmijsh, ku strukturat e pushtetit vendor kanë krijuar me shpejtësi kushte tepër optimale.

Ligji për përgjimet: Prokuroria, Policia dhe SHISH hyjnë direkt në server

Postuar në 11 Mars, 2016 21:15

Dështimi i hetimit të disa ngjarjeve për shkak të vonesave në përcjelljen e të dhënave që  u është kërkuar kompanive të komunikimit sipas Top Channel ka detyruar Ministrinë e Brendshme të hartojë një projektligj  që i detyron këto kompani, publike apo private, që brenda 24 orëve, ose 5 ditëve në raste specifike, t’i japin të dhënat e kilentëve të tyre prokurorisë, policisë apo SHISH. Në ligjin e mëparshëm nuk lihej një afat i përcaktuar, por thuhej pa vonesa, por prokuroria priste edhe 6 muaj. Projektligji i ri parashikon se vonesa e pajustifikuar kur dëmton hetimin përbën vepër penale.

Fotolajm/Taksa e hapësirës nis si taksë e frymës(përditësuar)

Postuar në 11 Mars, 2016 16:52

Tiranë, Policia Bashkiake në veprim. Pamje që kujtojnë fundin e viteve '80, kur nëpër qytete, njerëzve të ardhur nga fshati u ndalohej të shisnin perime dhe të blinin bukë gruri në furrat e bukës. 

PS: Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj ka paguar gjobën që i është vënë zonjës në foto, raporton "Tema" 

Këshilltari i Ministrisë së Financave po hetohet nga FBI(përditësuar)

Postuar në 11 Mars, 2016 10:24

Knidi (Kssidi) Bashari, këshilltari i Ministrisë së Financave, është vënë nën lupën e Byrosë Federale të Hetimit në SHBA, pasi rezulton i implikuar në një megamashtrim kompjuterik dhe mashtrime me transferta elektronike. 41-vjeçari Bashari është gjurmuar prej janarit 2015 nga FBI dhe Seksioni i Krimit Kompjuterik dhe Pronës Intelektuale i Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të cilët kanë zbuluar 5245 veprime elektronike të cilësuara si kriminale, duke infektuar 475.532 adresa IP në 225 shtete, të cilësuara nga FBI si viktima, pasi i kanë sjellë dëme të shumta financiare dhe jo vetëm.

Ish-ministri Ksera kërkon lirimin: Nuk kam rrezikshmëri shoqërore

Postuar në 11 Mars, 2016 09:57

Spiro Ksera, ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, i dyshuar për “vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për lirim nga qelia. Ish-ministri qëndron në paraburgim që prej 29 janarit të këtij viti, pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.
Përmes avokatit të tij ish-ministri ka bërë rekurs vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë ku pretendon se Apeli i Tiranës ka gabuar në caktimin e masës ekstreme të sigurisë “arrest burg” ndaj tij dhe kërkon prishjen e këtij vendimi raporton Panorama.

9 xhami problematike sipas KMSH-së. Lista i dërgohet Prokurorisë dhe SHISH

Postuar në 10 Mars, 2016 15:58

Një listë me 9 xhami të përcaktuara nga Komuniteti Mysliman, zbulon problemet që hasen brenda këtij të fundit. Xhamitë në fjalë janë jashtë kontrollit të Komunitetit dhe ndodhen në Tiranë tek Unaza e Re dhe në Mëzez, në Cërrik, Pukë, Bulqizë dhe të Librazhd. Nuk jepen arsye zyrtare se përse këto xhami janë problematike, por nga përmbajtja e shkresës që publikohet nga “Vizion Plus”, rezulton se një arsye është mungesa e kontrollit dhe më tej, mungesa e informacionit se çfarë ndodh në këto objekete kulti.

Shëndetësia me zgjedhje, propozim i ri i PD

Postuar në 10 Mars, 2016 12:21

Partia Demokratike ka dalë me një propozim të ri për sistemin shëndetësor. Nga Durrësi, Departamenti i Shëndetësisë prezantoi platformën e PD në këtë sektor, ku u theksua vënia në qendër të sistemit shëndetësor të pacientit, parim që sipas demokratëve do të jetë motori lëvizës i reformës në shëndetësi.

Klori në ujësjellësin e Tiranës, ISHP-ja: “Bëjmë analiza çdo ditë. Çlirohen kimikate, por nuk është verifikuar që janë kancerogjene”

Postuar në 09 Mars, 2016 15:09

Ka disa ditë që mediat italiane të Jugut, po merren me çështjen e furnizimit me klor në ujësjellësaj e zonës së Pulias, ku ka rezultuar se ka substanca që mund të rezultojnë kancerogjene në një përqendrim të caktuar. Kompania që është nën hetim ka qenë pjesë edhe klorizimit të ujit në Tiranë ndaj shqetësimi është transferuar edhe këtu. Mirëpo, shefi i Departamentit të Shëndetit dhe Mjedisit në Institutin e Shëndetit Publik, Arben Luzati thotë për “ABC NEWS”se “nga klori çlirohen kimikate, por nuk është verifikuar që të jenë kancerogjene”.

Kriza e refugjatëve, ‘Economist’: Shqiptarët u mirëpritën kur emigruan

Postuar në 09 Mars, 2016 11:01

Prestigjiozja ‘The Economist’ i ka kushtuar një artikull problemit të refugjatëve të bllokuar në Greqi si dhe mundësisë që ata të strehohen në Shqipëri, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët evropiane për çështjen e azilit dhe kthimin e tyre në origjinë.
‘The Economist’ shkruan për vitet ’90, kur shqiptarët emigruan në Itali dhe Greqi. Shkrimi thekson se shqiptarët u mirëpritën nga këto shtete.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje