Në Vëmendje

Vuçiç pritet me të shtëna në Kosovë

Postuar në 03 Prill, 2016 11:39

“Forcën e Serbisë nuk mund ta frikësojë askush”, ka thënë Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçic para serbëve të tubuar në Leposavic. Siç njoftojnë mediat serbe Vuçic në këtë tubim elektoral ka theksuar që “bombat nuk do ta frikësojnë” dhe se askush nuk mund ta ndalë vizitën e tij në Kosovë.
Sot mediat serbe kanë raportuar që në Sallën ku ishte parashikuar të fliste Vuçici ishte vendosur një bombë. Në Zubin Potok para mbërritjes së Vuçiç u raportua për të shtëna armësh.

Asnjë "mëshirë" për Kserën, Gjykata e Lartë refuzon lirimin

Postuar në 02 Prill, 2016 11:31

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të ish-ministrit të Punës, Spiro Ksera për të ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në hetim të lirë. Në këtë mënyrë Ksera do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ai u arrestua për abuzime me fondet e aktiviteteve të Ministrisë së Punës, ku sipas prokurorisë zyrtarë të ministrisë përvetësonin fondet e aktiviteteve të cilat figuronin vetëm në dokumenta. Vetë Ksera e ka quajtur arrestimin e tij të motivuar politikisht për shkak të përkatësisë etnike të tij si pjesë e minoritetit grek.

Dyshime se Llalla nuk justifikon pasurinë, ILDKP nis hetimet

Postuar në 01 Prill, 2016 18:11

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, nis hetimin pasuror për kryeprokurorin Adriatik Llalla. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë këtij institucioni, që deri pak vite më parë u drejtua nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla. Burimet i thanë "ABC News" se hetimit të detajuar pasuror, përveç kryeprokurorit Llalla, do t’i nënshtrohen edhe 3 prokurorët që shoqërojnë atë gjatë vizitës në SHBA.

Deportimi i dy shtetasve shqiptarë nga Kosova, një model edhe për Gjykatën e Lartë të Shqipërisë

Postuar në 01 Prill, 2016 10:48

“Boikeni, Arbri dhe nacionalistët e tjerë”. Kështu titullohet një opinion i sotshëm i Halil Matoshit në gazetën “Koha Ditore”. Siç mund të merret me mend, Matoshi trajton çështjen e deportimit nga Kosova të dy shtetasve shqiptarë, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosja, Arbër Zaimi dhe Boiken Abazi. Ideja e Matoshit është se në trajtimin e këtyre problemeve që nxisin qëndrime emotive, duhet vështruar ftohtë dhe referuar vetëm ndaj ligjit.

Skandali, kujdestarja dhunon fëmijën 3 vjeç e gjysmë

Postuar në 01 Prill, 2016 10:32

Emisioni investigativ “STOP” ka sjellë një tjetër rast tronditës të dhunës së fëmijëve jetime. Bëhet fjalë për një fëmijë të moshës 3 vjeç e gjysmë, i Shtëpisë së Foshnjes në Durrës, i cili është dhunuar barbarisht nga kujdestarja e këtij institucioni, Dafina Fama. Ky rast është konfirmuar edhe nga punonjësja e shërbimit social, Daniela Deliallisi, e cila pohoi se kur kishte shkuar në punë kishte parë një shenjë tek fytyra e djalit.

“Vaksinoni fëmijët”

Postuar në 31 Mars, 2016 15:53

Ka një shqetësim në rritje në Shqipëri për efektin e vaksinave mbi fëmijët. sidomos për vaksinën kundër fruthit që bëhet në moshën 1 – vjeçare. Ndonëse në poliklinka ka materiale shpjeguese që bëjnë thirrje për vaksinim, dyshimi se ato japin efekt autizmin te fëmijët qëndron. Ka madje kategori që refuzojnë vaksinat nisur edhe nga predispozita fetare. Për ndikimin e vaksinës së fruthit, është shkruar shumë. Në Britani lidhja e saj me autizmin e cilësua mashtrim, por dyshimi ka hedhur rrënjë.

Emërime antiligjore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. KMSHC-ja publikon rastin

Postuar në 30 Mars, 2016 21:03

Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil në Shqipëri ka zhvilluar së fundmi një hetim administrativ në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nga i cili kanë rezultuar probleme në emërime në këtë institucion. "Në shkresën që ndodhet online në faqen e këtij institucioni, Komisioneri ka konkuduar se një zyrtar i lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve është emëruar në këtë post duke shkelur ligjin, pasi nuk plotësonte asnjë kriter për postin e rëndësishëm. Zyrtari në fjalë është Përgjegjës i Sektorit të Projekteve në Drejtorinë e Teknologjive dhe Informacionit në DPT.

Nuk është vetëm Strazimiri që mbajti pa dorëzuar armën

Postuar në 30 Mars, 2016 13:41

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i kërkon Ilir Metës të mbledhë armët në kuvend, pasi janë shumë deputetë që ashtu si Strazimiri kanë mbajtur pa i dorëzuar armët siç parashikonte ligji i ri. Në një letër drejtur kreut të parlamentit, Tahiri thotë se deputetët nuk bëjnë pjesë në grupin e personave që mund të mbajnë armë. “Dëshiroj gjithashtu t’Ju kujtoj se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që në bazë të dispozitave të Ligjit të ri Për Armët, nuk bëjnë pjesë në grupin e personave që mund të mbajnë armë, kanë detyrimin që t’i dorëzojnë ato në organet e Policisë së Shtetit.

Zyrtarë të Drejtorisë së Tatimeve: Nuk kemi dijeni për ndërhyrje në sistemin e të dhënave

Postuar në 29 Mars, 2016 15:28

Komisioni Hetiimor për Serverin e Tatimeve ka vijuar edhe sot me pyetjen e zyrtarëve të ndryshëm të Drejtorisë së Tatimeve. Mirëpo në ndryshim nga deklaratat e ish-ministrit Shkëlqim Cani, i cili para komisionit u shpreh i sigurtë se ka patur ndërhyrje, drejtues të DPT-së, mohojnë të kenë patur dijeni për një gjë të tillë. “Ka patur hakerim të faqes së internetit, por jo ndërhyrje në sistemin e të dhënave”, deklaroi sot Aliaj specialistja e sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit, Alekta Aliaj.

Tahiri i vendosur ta çojë lojën deri në fund, 9 deputetë të PD-së kallëzohen nga policia në Prokurori

Postuar në 29 Mars, 2016 13:11

Deputetët Flamur Noka, Genti Strazimiri, Genc Pollo, Albana Vokshi, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Gert Bogdani dhe Edi Paloka, u kallëzuan nga policia pas protestës të së hënës. Akuzat janë “organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje