Në Vëmendje
Video/Pse janë të dobishme tarracat e gjelbëruara?
Nevin Bilali është këshilltare e kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj dhe shpjegon se përse janë të dobishme tarracat e gjelbëruara. Është interesante:
Paralajmërimi i Gjinishit
Ish-nënkryetari i Konunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ermir Gjinishi, është shprehur se, “në Tiranë po shpërndahen trakte nga ekstrmistët”. Sipas tij, në këto trakte shkruhet se duhen vrarë ata që nuk janë besimtarë.
Mungojnë firmat e lsi-stëve...në projektet e Veliajt
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i kthyer prej kohësh majtas, vendosi rrëzimin e kërkesave për referendum për parkimin nëntokësor te Parku "Rinia" dhe ndërtimet te Parku i Liqenit. Argumenti teknik ishte se nuk mund të mbahet referendum ndaj një akti të marrë nga një institucion, artificë kjo e paimagjinueshme, sa kohë që referendumi është një e drejtë për të kundërshtuar paudhësi të institucioneve private shqiptare.
Kërkohet dënimi me një vit burg
Për ish-ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, është kërkuar një vit burg. Kjo është kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme, në përfundim të një procesi që e sheh Tafajn, të akuzuar për shpërdorim detyre me dëm 1 milionë euro. Kolegji penal i Gjykatës së Lartë ka komunikuar në fund të mbledhjes se vendimi përfundimtar do të shpallet më 14 prill. Tafaj akuzohet se ka akredituar universitete në shkelje me ligjin, ndaj dhe ishte dërguar për gjykim në Gjykatën e Lartë që prej tetorit të vitit 2015.
Ikja e shqiptarëve me ritme eksodi
Numri i kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian ka shënuar një rritje të frikshme në vitin 2015. Sipas të dhënave të Eurostat, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në gati 66 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë.
Këtu janë të përfshirë vetëm individët që janë regjistruar si azil kërkues në vendet e BE-së, ndërsa numri total i të larguarve (jo vetëm në BE, por dhe në SHBA) është vështirë të matet, por gjithsesi ai është më i lartë se 66 mijë raporton Panorama.
Një ministër që jep garanci 100%
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ku është diskutuar për situatën me refugjatët sirianë që parashikohet të hyjnë në vendin tonë. Edhe njëherë tjetër, ministri ka preferuar të japë garanci absolute, teksa ka deklaruar se “jemi të përgatitur përr çdo lloj emergjence”. “Jemi në bisedime me partnerët për plane të përbashkëta të përballimit të emergjencës. Shqetësim ka qenë evitimi i rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore.
Lista e 43 vendeve më të ekspozuara nga terrorizmi, Shqipëria në nivelin 2 të rrezikut
Shqipëria është në listën e vendeve me rrezikshmëri të ulët nga sulmet terroriste, por gjithsesi nuk duhet injoruar ekspozimi ndaj ekstremiszmit. Ministria e Jashtme Britanike ka publikuar një hartë të vendeve sipas nivelit të rrezikshmërisë për sulme të mundshme terroriste. Belgjika është një prej 40 vendeve që kanë nivelin 4 të rrezikut atë maksimal, kur renditen edhe vende si Gjermania, Franca, Rusia, Spanja apo Turqia. Një nivel më poshtë, në nivelin 3 të rrezikut janë vende fqinje me Shqipërinë, si Maqedonia, Greqia, Kosova, Italia, Bosnja apo Austria.
Një diskutim mbi nismën e qeverisë për mediat online
Ndërtimi i hidrocentralit në Vjosë, grupi i të gjelbërve kërkon nga PE mbrojtjen e standardeve mjedisore
Në mledhjen e djeshme të Parlamentit Europian, grupi i të gjelbërve kërkoi mbështetjen për amendamentin lidhur me hidrocentralin në Parkun e Vjosës. Eurodeputeti, Igor Soltes, tha se edhe pse bëhet fjalë për një projekt të energjisë së gjelbër ai nuk mund të cënojë standardet mjedisore.
« Ka një amendament për mbrojtjen e standarteve mjedisore në lumin Vjosa. Eshtë amendamenti 134 dhe ne duam mbështetjen kolegevë për këtë. Ne e mbështesim energjinë e gjelbër, por jo me çdo çmim"- deklaroi eurodeputeti.
Ka edhe më keq se Kopshti “Zoologjik” i Tiranës
Kopshti Zoologjik në Rripin e Gazës është lajm sot për gjendjen e kafshëve në të. Pronari, 24-vjeçari Mohamed Ewaida, ka nxjerrë në shitje kafshët e mbetura, pasi nuk ka mundësi që të çojë përpara aktivitetin. Nga fotografitë duken disa prej kafshëve të mumifikuara në kafaze dhe sipas Ewaida, çdo gjë ndodhi gjatë ofensivës së fundit izraelite që solli edhe vështirësi ekonomike. Kanë mbetur aktualosht vetëm 15 zogj dhe një tigër që janë vënë në shitje.