Në Vëmendje

Zyrtare/Kërcënimi ndaj Mynyr Konit ishte i vërtetë(fotodokument)

Postuar në 18 Prill, 2016 13:29

Burimi: Lapsi.al

Kush e arrestoi Shullazin? Politika ka dy qëndrime

Postuar në 17 Prill, 2016 17:45

Ka nisur një replikë në distancë mes dy palëve politike për çështjen “Shullazi”. Pas arrestimit të personit në fjalë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se ky akt u krye në kushtet e një presioni nga SHBA. Akuzat e ngritura ndaj Shullazit ishin për gjobvënie dhe kanosje dhe në fakt nuk kishin të bënin me kërcënimin e kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, çka provon se ndaj shtetasit në fjalë ka patur ankesa në vijimësi.

Zakoni i kërcënimeve në zgjedhjet universitare/Kandidati për universitetin Mjekësor, Bara, referon një rast të dytë

Postuar në 17 Prill, 2016 13:11

Rasti i kërcënimit me jetë të kandidatit për rektor në universitetin e Tiranës, Mynyr Koni, ka hapur debate të mëdha, për cilësinë e zgjedhjeve, lirinë në to dhe sidomos për llojin e akademikëve që i japin tituj njëri-tjetrit, por nuk mungojnë të përdorin instrumente të errëta për të marrë një karrige. Kandidati për rektor në Universitetin Mjekësor të Tiranës, Petrit Bara, thotë në një intervistë për “Ora-News” se ky nuk është rasti i vetëm, ndonëse në rastin e tij, bëhet fjalë për kërcënime nga politika.

Kërcënimi i kandidatit për rektor, Mynyr Koni, policia ndalon Emiljano Shullazin

Postuar në 16 Prill, 2016 23:38

Sot ish –kryeministri Sali Berisha denoncoi publikisht se shtetasi Emiljano Shullazi kishte kërcënuar kandidatin për rektor të Univeristetit të Tiranës, Mynyr Koni, i cili ka deklaruar më pas se është i vendosur të vazhdojë garën.
Ndërkohë në mbrëmje disa media raportojnë se Emiljano Shullazi është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Ky i fundit do të merret në pyetje për ngjarjen e pretenduar dhe denoncuar nga Berisha, që nëse vërtetohet është shumë e rëndë.

Ndjekje penale për Dallëndyshe Bicin, prishi hotel me leje në Pogradec

Postuar në 16 Prill, 2016 12:00

Prokuroria e Pogradecit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”, Kryeinspektoren e Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallëndyshe Bici, si edhe Drejtuesin e Njësisë Operacionale të këtij institucioni, Fatmir Meta. Dy zyrtarët akuzohen se kanë prishur në mënyrë të paligjshme një ”Bar-Restorant” me sipërfaqe 450 m2, në zonën e liqenit të Ohrit, në ish-komunën Udënisht.

Nuk mund të hedhësh beton në një park natyral (Video)

Postuar në 15 Prill, 2016 19:52

Maks Velo ishte një nga arkitektët, pjesë e grupit të punës për rikonceptimin e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës në vitet 60. Ai është kundër hedhjes së betonit në Parkun e Liqenit, pasi sipas tij në asnjë park natyral nuk mund të hedhesh beton. "Nuk mund të vendosë vetëm një njeri i vetëm për këto gjera"- shtoi ai, duke ju referuar kryetarit te Bashkise, Erion Veliaj. Në intervistën e transmetuar ne emisionin “Opinion” arkitekti Maks Velo thotë se "Ndërtimi dhe zhvillimi i një qyteti nuk mund të konceptohet pa ndërtuar parqe të gjelbëruar.

Reforma në drejtësi/TV Klan raporton se “socialistët janë të hapur për diskutime rreth mandatit të Adriatik Llallës”

Postuar në 15 Prill, 2016 17:29

Vizita e kryeministri shqiptar në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, ka shërbyer si bilbili i arbitrit për të rinisur pa asnjë vonesë punën për reformën në drejtësi. Dhe deputetët e PD-së, pa shumë zhurmë iu drejtuan Parlamentit me të cilin deklaronin marrëdhënie të kushtëzuar. Njësoj sjellja e socialistëve, që shumë shpejt u shfaqën njerëz konsensualë dhe me mirëdashje ndaj shqetësimeve të opozitës. Konsensusi duket se ka ecur më tej në Komisionin e Posaçëm Parlamentar teksa ka hapur rrugën për negocime të tjera.

“Shqipërinë mbi Partinë”

Postuar në 15 Prill, 2016 15:18

Duke nisur nga e shtuna Ben Blushi do të nisë një tur takimesh me bazën sociliste me moton “Shqipërinë mbi Partinë”.
Ndalesa e parë do të jetë Berati nga ku së bashku me Mimoza Hafizin Marko Bellon dhe kolegë të tjerë, do të shpalosin idetë e tyre për një qeverisje më të mirë dhe një PS me standarte që respektohet. Nisja e kësaj fushate do të përcaktojë nëse Blushi dhe mbështetësit po hedhin hapat e parë të formimit të një partie politike apo legalizimit të fraksionit brenda Partisë Socialiste.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje