Në Vëmendje
Demokracia e Re kërkon interpelancë me Komisionin Europian për protestën "qeveritare" të çamëve. Rama zbutet në takimin me Kotzias
Ndërsa ministri i jashtëm grek po takohej me kryeministrin shqiptar, një eurodeputete nga Greqia, kërkonte mendimin e Komisionit europian, lidhur me atë që ajo e quan “pretendime irredentiste nga ana e Shqipërisë”. Eurodeputetja e Demokracisë së Re, Maria Spiraki, ka marrë shkas nga protesta e djeshme para ministrisë së jashtme në Tiranë, ku merrte pjesë edhe kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, apo deklaratat e kryeministrit Edi Rama që u cilësuan të papranueshme nga Athina.
Hashashi, "monokulturë" bujqësore e Shqipërisë së Poshtme
Vlorë, Berat, Tepelenë, Gjirokastër, Lushje dhe Fier. Këto janë disa prej qyteteve ku opozita ka denoncuar se mbillet hashash në mënyrë masive. Po sjellim fotot që janë shërbyer prej saj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, me shpresën se kështu ndihmohet edhe policia në punën e saj.
Po donatorët kush janë? Apo informacion i klasifikuar?
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ishte sot në Njësinë nr. 5 me rastin e rikonstruktimit të një kopshti, atij “Katër stinët”. Është padyshim një nga punët e mira që Bashkia bën dhe për këtë do falënderuar, ndonëse po bën thjesht detyrën.
Hetimi për skandalin e shtatzanisë në Qendrën e Zhvillimit Social në Shkodër, priten të tjera arrestime
Hetimi për skandalin e shtatzënisë dhe më pas abortimit të tri pacienteve të sëmura mendore të Qendrës së Zhvillimit në Shkodër, pritet të zgjerohet dhe të vendosë përpara përgjegjësisë ligjore edhe drejtueset e mëparshme të saj.
Dy ditë më parë, Gjykata e Shkodrës liroi nga paraburgimi drejtoreshën e Qendrës, Juliana Cepi dhe infermieren Aida Ymeraj. Ato u akuzuan nga Prokuroria e Shkodrës për “shpërdorim detyre”, në lidhje me rastin e pacienteve që dyshohet se kanë abortuar në mënyrë të kundërligjshme.
Qarkore e Prokurorisë, kultivimi i kanabisit i shtrirë në të gjithë vendin
Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar prokurorive në rrethe një qarkore, sa i përket fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike që sipas saj është shtrirë në të gjithë vendin dhe se kohëve të fundit kultivuesit po e mbjellin atë edhe në ambiente të mbyllura si tunele, magazina dhe ndërtesa të vjetra. Në këtë qarkore thuhet se për kultivimin e tyre në këto ambiente po përdoret energjia elektrike ndërkohë që fenomeni është i përhapur edhe në toka pa pronarë, kryesisht në zona të thella.
40 të helmuar nga ushqimi në restorantin "Artigano" në ish-bllok. Mbyllet lokali, klientët u diagnostikuan me salmonelë
18 persona janë paraqitur në shërbimin e sëmundjeve infektive ne Qendrën Spitalore Universitare përgjatë tre ditëve me simptoma të helmimit pasi kanë konsumuar ushqim në një prej restoranteve më të frekuentuar në zonën e ish bllokut, bar restorant artigianon. Kjo situatë ka vënë në alarm sistemin shëndetësor, i cili ka konstatuar mungesën e kushteve higjeno-sanitare që ka cuar në helmimin e klientëve. Kreu i Isnpektoriatit Shëndetësor të Tiranës, Gjergji Koja i tha televizionit Klan se mostrat e analizuara rezultuan me salmonelë.
Gjurmë gishtash mbi pajisjen përgjuese të gjetur në zyrën e ministrit të Brendshëm
Mbi aparatin përgjues të gjetur në zyrën e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri(pjesë të tij), janë gjetur gjurmë gishtash të cilat ende nuk janë identifikuar se kujt i përkasin. “Burime nga grupi hetimor thanë për Televizionin Klan se, pajisja e gjetur është një përçues analog i përgjimeve ambientale. Pjesa tjetër e pajisjes, ajo që kryen regjistrimin, nuk është gjendur ende dhe hetuesit thonë se do të jetë mjaft e vështirë që të identifikohet vendndodhja e saj.
Fullani fiton 12 paga me vendim gjykate, dëmshpërblim rreth 110 mijë dollarë të thata në dorë
Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani do marrë 12 paga dëmshpërblim nga vendi ku ka punuar më parë. Vendimi u dha këtë të enjte nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, duke i rrëzuar të gjitha kërkesat e tjera që Fullani përmes avokatëve kishte bërë në gjykatë. Rroga vjetore e Fullanit llogaritet në 114 320 dollarë, me një pagë mujore 9 milionë lekë në muaj. Me vendimin e Gjykatës Administrative Fullani do të përfitojë rreth 110 mijë dollarë të thata në dorë. Fullani kërkonte shfuqizim të vendimit që e “zhveshi” nga detyra e Guvernatorit.
Arrestohet drejtoresha e Qendrës së Zhvillimit Social në Shkodër. Të sëmurët mendorë dhunoheshin sistematikisht, tre femra kanë abortuar
Një ditë pasi emisioni investigativ “STOP” në Televizionin Klan u publikoi pamjet shokuese të trajtimit çnjerëzor të personave me aftësi të kufizuara në qendrën e zhvillimit social të Shkodërs ka reaguar prokruroria. Me urdhër të organit të akuzës janë arrestuar drejtoresha e kësaj qendre Juliana Cepi, si edhe infermierja Aida Ymeraj. Prokuroria e Shkodrës thotë se ka hetuar për më shumë se dy javë në këtë qendër ku ka zbuluar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor është ushtruar dhunë sistematike.
A po fluturonte helikopteri EC145 sipas planit? Prokuroria nuk e merr të mirëqenë versionin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes
Ushtria dhe Ministria e Mbrojtjes deklaruan zyrtarisht se helikopteri EC145 që u rrëzua më 6 prill 2016 ishte në fluturim stërvitor sipas planit të parashikuar. Por Prokuroria që po ndjek hetimet për këtë çështje nuk e beson këtë version, deri sa ai të konfirmohet nga dida burime. Për këtë qëllim është kërkuar dëshmia e drejtorit të trafikut ajror, Arben Sula. “Burimet thanë se megjithëse prokuroret e posedojnë planin e fluturimit të deklaruar nga forcat ajrore si një mision trajnues, për shkaqe hetimore duhet të pyetet edhe përfaqësuesi i Autoritetit të Aviacionit Civil.
