Në Vëmendje

Greqia rrit prezencën ushtarake në kufirin shqiptar, patrullime dhe kadetë të rinj në postat kufitare

Postuar në 28 Qershor, 2016 11:38

Ushtria greke ka shtuar prezencën e saj në kufirin jugor të Shqipërisë pas 15 Qershorit. Një helikopter UH-1H Huey po kryen fluturime periodike në fshtarat kufitarë me Shqipërinë dhe siç raporton parapolitika.gr gjatë këtyre fluturimeve personeli ushtarak ka kryer takime edhe me banorë të zonave kufitare. Shtabi i Përgjithshëm ka sqaruar se patrullimet nga ajri bëhen për të rritur ndjenjën e sigurisë te banorët e fshtarave në kufi me Shqipërinë dhe se misioni i monitorimit do të vazhdojë përgjatë gjithë periudhës së verës.

Kjo është policia e shtetit apo banda e Arturo Uisë? (foto). Reagon Ministria e Brendshme

Postuar në 26 Qershor, 2016 19:30

Altin Bamllari, pronar i restoranteve “Era” ka denoncuar policinë për dhunë pas ndalesës së të birit për një gjobë të papaguar të makinës. Denoncimi i biznesmenit është bërë në rrjetet sociale dhe është i shoqëruar me foto të dhunës në komisariat. “Sot në familjen time nuk kishte gjumë. Atë na e prishi policia. Dhe bashkë me gjumin kam frikë se na ka tronditur edhe arsyen.

Greva e të burgosurve të Drenovës në ditën e dytë, transferohen organizatorët

Postuar në 25 Qershor, 2016 11:18

Greva e urisë e 150 të burgosurve të burgut të Drenovës ka hyrë në ditën e dytë. Të burgosurit, të cilët kanë refuzuar ushqimin prej së enjtes janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë paraqitur probleme shëndetësore. Pjestarë të grevës së urisë i thanë Abc Neës se administrata e burgut të Drenovës po ushtron presion mbi të burgosurit që të ndërpresin grevën e urisë edhe pse kërkesat e grevistëve fokusohen tek mundësia e ndryshimeve të dispozitave të veccanta të Kodit Penal.

Pendohen mbështetësit e BREXIT, përflitet mundësia e një referendumi të dytë (Video)

Postuar në 25 Qershor, 2016 00:20

"Nëse do më jepej edhe njëherë mundësia do votoja pro qëndrimit të Britanisë në BE. Nuk besoja se vota ime kundër do krijonte këtë situatë"- deklaroi një nga britanikët që mbështeti daljen e vendit të tij nga Bashkimi Evropian. Para pak orësh votuan për ta nxjerrë Britaninë nga BE, por tani mbështetësit e "Leave" ndihen të shokuar me atë që ka ndodhur. Një britanik mbështetës i "BREXIT" i tha "BBC" se nuk besonte kurrë se vota e tij do sillte këtë rezultat.

Pajisja përgjuese, prokuroria shtrin hetimet edhe në burgje

Postuar në 24 Qershor, 2016 17:04

Prokuroria e Tiranës dyshon se pajisja përgjuese për të cilën akuzohet drejtori i Policisë, Haki Çako dhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, mund të jetë përdorur edhe në burgje. “AbcNews” referon sot burime nga organi i akuzës, sipas të cilave “me urdhër të prokurorëve të çështjes, hetuesit kanë sekuestruar librat e hyrje-daljeve në disa paraburgime dhe burgje në Shqipëri”.

Ministrja kërkon falje: "E ndjej përgjegjësinë"

Postuar në 23 Qershor, 2016 22:50

Pas kritikave të ditëve të fundit në lidhje me deklaratat të cilësuara si arrogante të Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla , në lidhje me dhunën në kopshtin Diren, kjo e fundit ka kërkuar falje nëpërmjet një statusi në Facebook. Nikolla shkruan se e ndjen përgjegjësinë por sqaron se denoncimi i të paligjshmes është detyrë e të gjithëve. Ndoshta ministra është aq e tronditur sa harron se denoncimi erdhi nga një media private përmes prindërve. Askush nuk trokiti në zyrën e saj për ndihmë.

Arrest me burg për Anjeza Shabanin

Postuar në 23 Qershor, 2016 12:56

Anjeza Shabani, administratore e kopshtit “Diren” u la në burg nga Gjykata e Tiranës. Prokuroria kërkoi mbajtjen e saj në burg për dy vepra penale atë të  “Dhunimit të të Miturve” dhe “Abuzimit me detyrën” pas skandalit të publikuar në emisionin “Stop” ku ajo shfaqet duke dhunuar një fëmijë 3-vjeçar. Dy edukatore të kopshtit “Diren” kanë dëshmuar në Prokurori se Anjeza Shabani ushtronte vazhdimisht dhune ndaj fëmijës 3 vjeçar, ashtu siç është parë ne videon e transmetuar nga emisioni “Stop”, në Televizionin Klan.

De Biazi mbetet “shqiptar”, ëndrra vazhdon për eleminatoret e Botërorit

Postuar në 23 Qershor, 2016 11:20

Xhani De Biazi do të vazhdojë të jetë në drejtimin e kombëtares shqiptare edhe për eliminatoret e Botërorit 2018. Ka qenë vetë tekniku i kuqezinjve që e ka konfirmuar një gjë të tillë për “SuperSport”. “Kam një kontratë me Federatën deri në 2107, ndaj mendoj se në kualifikueset e Botërorit tjetër do të jem trajneri i Shqipërisë, përveçse në rast se presidenti e mendon ndryshe”-theksoi De Biazi.

Me kokën lart!

Postuar në 22 Qershor, 2016 21:12

Shqipëria mbylli sot zyrtarisht aventurën në Euro 2016, me një debutim historik duke marrë një fitore përballë Rumanisë dhe dy humbje të pamerituara me Zvicrën dhe Francën. Ndeshjet e treta në grupe nuk e favorizuan kombëtaren si një nga 4 ekipet e treta më të mira, duke i dhënë kështu fund pjesëmarrjes në Europian, ku nëse do të kalonim grupin me shumë gjasë do të na priste Gjermania.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje