Në Vëmendje

Letra e eurokomisionerit Hahn: ONM, inkuadrohet në Kushtetutë. Vetëm rol rekomandues

Postuar në 20 Korrik, 2016 14:47

Eurokomisioneri Johannes Hahn ka nisur sot një e-mail propozim që duket se realizon një zgjidhje të pranueshme mbi propozimin hibrid të Nuland. Sipas këtij propozimi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të jetë subjekt i Kushtetutës, por me të drejta rekomanduese dhe jo ligjërisht të detyrueshme. Është një hap që reflekton shqetësimet e PD-së. Edhe për rrëzimin e kandidaturave ONM-ja duhet të japë arsyetim. 

Edhe komunitetet fetare luten për konsensus. Paqja e Zotit qoftë me ju!

Postuar në 20 Korrik, 2016 11:26

Vëmendja e gjithë opinionit publik duket se është e fokusuar në maratonën e negociatave për reformën në drejtësi dhe dilemat se çfarë vendimi do të marrë parlamenti ditën e enjte. Komunitetet e Krishtera Shqipërisë (Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë) kanë dalë me një deklaratë, ku i bëjnë thirrje sensit të përgjegjësisë të faktorëve dhe liderëve politikë, që të gjejnë me patjetër një konsensus për këtë reformë ashtu siç edhe faktori ndërkombëtar është duke theksuar.

Fijet e Gylenit në Shqipëri. Letër zyrtare nga Turqia në Shqipëri. Gazetarë dhe ministra në listë pagesa

Postuar në 19 Korrik, 2016 14:54

Faqja online “tesheshi.com” raporton sot për një letër që ka mbërritur në adresë të Ministrisë së Brendshme nga Turqia. “Një letër zyrtare nga Ankaraja për depërtimin e gylenistëve në struktura të fshehta financiare shoqërore dhe politike në Shqipëri, ka mbërritur edhe në Tiranë, një ditë pas grushtit-shtetit ushtarak në Turqi.

Reformën e bën ShBA. Të tjerët janë ushtarë

Postuar në 19 Korrik, 2016 11:10

Presioni për miratimin e reformës në drejtësi, apo më saktë, të variantit amerikan të saj, ka arritur kulmin sot, kur ambasadori Donald Lu ka marrë pjesë në një protestë para selisë së Kuvendit të Shqipërisë. Një protestë që i mvishet shoqërisë civile, përbërë nga grupime që siç e dimë të gjithë mblidhen si me bilbil. Lu ka qenë i qartë dhe i hapur dhe për këtë meriton respekt, pasi rëndom ambasadorët flasin me një gjuhë që duhet deshifruar: “Koha për të vendosur është tani, miratojeni reformën në drejtësi, qytetarët po kërkojnë ndryshim.

Disponohen pamje filmike për çështjen ku akuzohet gjyqtarja Majlinda Andrea

Postuar në 18 Korrik, 2016 16:11

Gjykatësja Majlinda Andrea është kthyer nga Italia, por pa bashkëshortin e vet, Odhisea. Kështu u raportua sot për gjykatësen e Gjykatës së Lartë, e cila akuzohet për korrupsion në vlerën e 50 mijë dollarëve. Ajo është pezulluar nga detyra nga Kolegji Penal i Gjykatës së lartë, pas kërkesës së Prokurorisë, e cila siç raporton sot “Abc News”, disponon pamje filmike dhe video, ku paraqitet bashkëshorti i saj, Odhisea, që mbush një qese me para.

Kërkohet 3 vite burg për Spiro Kserën

Postuar në 18 Korrik, 2016 11:42

Prokuroria kërkoi sot 3 vjet burg për ish-ministrin e Mirëqenies Sociale, Spiro Ksera. Ai akuzohet nga prokuroria për vjedhjen e 300 milionë lekëve të vjetra në aktivitete të zhvilluara për romët dhe shtresat në nevojë. Nëse gjykata do të pranojë kërkesën e Prokurorisë, ish-ministri do të vuajë vetëm 2 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe uljes së 1/3-es së dënimit. Për tre vartësit e tij Elda Kozaj, Artevis Nene dhe Elisabeta Dodbida u kërkua 1 vit e gjashtë muaj burg, dënim i cili ulet në 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

“Pushtimi islamik” i Italisë, paragjykim. Emigrantët kristianë, dyfishi i atyre të besimit mysliman. Shqiptarët, grupi i dytë i myslimanëve në Itali

Postuar në 17 Korrik, 2016 16:30

Italia po përmbytet dhe pushtohet nga myslimanët. Një pohim i ngritur mbi paragjykime nëse i referohemi shifrave të fundit, të cilat citohen në një shkrim të posaçëm nga gazeta e Kishës, “Avvenire”.  Faktet e evidentuara nga Fondacioni Iniciativa dhe Studime mbi Multietnicitetin, provojnë se shumica e 5 milionë emigrantëve që jetojnë në Italia janë kristianë. Në 1 janar të këtij viti, emigrantët e besimit kristian ortodoks përbënin diçka më shumë sesa 1.6 milionë, ndërkohë që ata të besimit mysliman janë 1. 4 milionë dhe 1 milionë katolikë.

Konsensus, ose destabilitet politik. Meta: “Dorëhiqem pas miratimit të reformës. Zgjidhja është një qeveri ekspertësh”

Postuar në 17 Korrik, 2016 12:31

Ai që quhet koalicion mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se ka përfunduar dhe është inekzistent, të paktën sa i përket reformës në drejtësi. Në një dalje të nervozuar para mediave, kreu i LSI-së, njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar hapiur se çdo reformë e miratuar pa konsensus me opozitën, pa integritetin e nevojshëm, do të çonte Shqipërinë në një situatë të ngjashme me Maqedoninë.

Një gjyqtare e Gjykatës së Lartë në kërkim

Postuar në 16 Korrik, 2016 21:47

Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar sot përmes një konference për shtyp se në përfundim të një hetimi, gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, dyshohet për përfshirje në një skemë korruptive. Prokuroria sqaroi se ka lëshuar një urdhër pezullimi për gjyqtaren dhe urdhër arresti bashkëshortin e saj, Odisea Andrea, për shkak se dyshohet se kanë marrë 50 mijë euro për një vendim gjyqësor.

Supriza e kësaj çështjeje: Gjyqtarja është larguar nga Shqipëria bashkë me bashkëshortin.

Reagon kryetari i KMSH-së, Skënder Bruçaj: U bëftë ajo që është me e hajrit për popullin turk

Postuar në 16 Korrik, 2016 17:27

Reagimeve për ngjarjet në Turqi u është shtuar edhe ai i kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj.  Indodhur në SHBA me ftesë të Departamentit të Shtetit Amerikan në Washington D.C. me rastin e festës së Fitër Bajramit, Bruçaj ka reaguar me një postim në facebook, duke mos u pozicionuar politikisht, por duke uruar për normalizimin sa më shpejt të situatës.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje