Në Vëmendje
Bilanci i rëndë i aksidenteve, shkarkohet drejtori i Rrugores Mit’hat Tola
Bilanci i rëndë në aksidentet e javëve të fundit, ku kanë humbur jetën më shumë se 10 persona kanë shkaktuar furtunë në policinë rrugore. Valës së shkarkimeve nuk i ka shpëtuar as kreu i policisë rrugore. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së shtetit Haki Çako, Mit’hat Tola ka lënë detyrën. Ai është transferuar si specialist prane policisë shkencore ndërsa vendin e tij e k zënë Ardi Veliu. Ky vendim është marrë një ditë më parë pas një analizë të detajuar në policinë e shtetit për shkaqet e 10 viktimave në aksidentet e këtij muaji.
Bllokohet shitja e mishit të viçit për 2 javë, shkak infektimi nga dermatoza nodulare
Të paktën për 2 javë do të ndalohet shitja e mishit të viçit me origjinë Shqipëria. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se për të parandaluar përhapjen e kësaj semundje, kryesisht te lopët dhe viçat me lëkurë të infektuar nga pickimi i insekteve, përgjatë dy javëve do të kryhet vaksinimi i gjedhëve në të gjithë vendin. Për pasojë shitja e mishit të viçit për këtë periudhë nuk do të lejohet.
Ambasadori turk: “Investimet tona janë 2 mld$ dhe punësojnë 10 000 vetë. Besojmë se do të hidhen hapat e duhur kundër gulenistëve në Shqipëri”
Ambasadori turk në Shqipëri, Hydajet Bajraktar i ka dhënë një imtervistë gazetës “Shekulli”, përmes së cilës sqaron pozicionin e Ankarasë zyrtare për grushtin e shtetit të 16 korrikut. Ai ka deklaruar se Turiqa pret bashkëpunim nga të gjitha vendet dhe ka marrë mbështetje nga të gjithë anëtarët e NATO-s. Bajraktar shton se “është gabim që t’i faturohet cdo gjë që ndodhi ushtrisë”, duke theksuar rolin që qeveria turke i jep organizatës FETO, të themeluar nga Fetullah Gulen.
A është (mund të jetë) më Erdogan miku i çmuar?
Sot mediat kryesore në Europë njoftojnë se qeveria turke, në krye të së cilës de facto është presidenti Reccep Tayyip Erdogan, ka mbyllur 130 organizata mediatike, mes të cilave televizione, gazeta, shtëpi botuese. Është një hap i fundit i radhës në atë që po ndodh në Turqi pas tentativës së dështuar për grusht shteti më 15 korrik. Një grusht i formuluar zyrtarisht si i tillë pas të cilit Erdogan ka arritur të imponojë një tërmet shtetëror, institucional e njerëzor me magnitudë të lartë: nga 6000 të arrestuar, 2745 janë gjyqtarë.
Rama: Heqja e tollonit të benzinës, revolucion për Policinë e Shtetit
Kryeministri Rama ishte i pranishëm në inagurimin e një sistemi të ri të furnizimit me karburant për makinat e policisë. Një projekt-test me 150 automjete rezultoi i suksesshëm, çka nënkupton që furnizimi nuk do të bëhet më me tollona, por do të kontrollohet on line përmes kartave elektronike. “Falë lidershipit të ministrit dhe një skuadre njerëzish të prirur për të bashkuar teknologjinë me njeriun në Policinë e Shtetit, është një sektor lider në këtë revolucion teknologjik.
Gianni Buquicchio: Suksesi është i të gjitha forcave politike
Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio (Xhani Bukikio) thotë se miratimi me konsensus i reformës në drejtësi është një sukses i madh për të gjitha forcat politike që avancuan përmes negociatave dhe kompromiseve me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.
Braçe: “Ka një përpjekje të madhe për të fshehur krimin që ka ndodhur brenda në Spitalin Amerikan”
Zjarri i sotshëm në Spitalin Amerikan, emrin e të cilit e përmendën pak media, ka sjellë edhe reagimin e një prej deputetëve socialistë. Në një reagim në Facebook, profilin e tij personal, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, thotë se nga pala e opozitës ka një përpjekje për të fshehur atë që ai e quan “Krim”. “Çdo të kishte bërë shoqëria civile po kishte ndodhur ky krimi i sotshëm me dy të vdekura në një spital publik? Çdo të kishte bërë Presidenti, Sali Berisha? Keni ndonjë përgjigje? Sepse ka një përpjekje të madhe për të fshehur ku ka ndodhur krimi.
Dy të vdekur në Spitalin Amerikan, pacienti i vë flakën të sëmurit
Dy persona mbetën të vdekur pas një zjarri në repartin e Hemodializës në Spitalin Amerikan. Policia raportoi se një pacient i vuri flakën një pacienti tjetër, pas një sherri, por viktimë mjerisht mbeti një grua 55-vjeçare, po paciente në dhomë. Më pas, policia njoftoi se poshtë një shtrati ishte gjetur edhe një tjetër grua e pajetë. Zyrtarisht policia pas hetimeve të fundit bën me dije se gjithcka ka ndodhur pas një sherri mes dy pacientësh.
Të sëmurët me tuberkuloz dy javë pa ilaçe, çështje procedurash
Prej gati dy javësh e pacientët e sëmurë me tuberkuloz në spitalin e Universitare "Shefqet Ndroqi" vuajnë mungesën e medikamenteve. Sipas mjekëve, mungesa e ilaçeve nuk ka të bëjë me mungesën e fondeve, por janë firmat ato të cilat nuk kanë interes, për shkak të fitimit të vogël, që të sjellin këto lloj ilaçesh, ndërsa Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë zyrtarisht këtë përgjigje "Gazeta Shqiptare".
Shënim: Ç’thotë Nulandi publikisht e privatisht për opozitën
Pasi u krijua qeveria ukrainase nga partitë opiztare që rrëzuan Janukoviçin, Victoria Nuland, e shoqëruar nga zv.presidenti Joe Biden, i përgëzoi publikisht liderët opozitarë. Por në mediat gjermane rrodhi një bisedë telefonike e përgjuar mes saj dhe amabasadorit amerikan në Kiev, që bëri xhiron e botës, sepse ajo tha “Fu*k the EU!” në fund të bisedës.