Në Vëmendje

Tjetër magazinë për tharjen e hashashit në Mamurras, procedohen edhe dy elektriçistë (Video)

Postuar në 25 Tetor, 2016 22:20

Nuk kanë të sosur punishtet e drogës në Shqipëri. E çudtishme sesi kanë funksionuar për gjithë këto vite nën hundën e policisë dhe vetëm tani kanë nisur të zbulohen. Më e fundit në Mamurras.

Dështon sistemi i ministrisë, RASH heq nga sistemi universitetet private

Postuar në 25 Tetor, 2016 18:53

Portali i regjistrimit në universitet prej 5 ditësh nuk u jep mundësi maturantëve të njihen me kuotat e lira në universitetet private. Kompania që administron portalin i ka hequr nga sistemi universitetet private që prej publikimit të disa fotove ku vërhej se kuotat e lira ishin shumë më të larta në numër se kuotat totale. Drejtori i RASH, Arjan Çela sqaron se portali ishte konceptuar vetëm për universitet shtetërore. Kryeministri tha një ditë më parë se hyrja në universitet do të vështirësohet dhe se ai që mbaron shkollën "është shërbëtor i popullit".

"TemaTv"

“Po shohim mundësinë e heqjes së taksave për mbetjet që hyjnë në Shqipëri”

Postuar në 25 Tetor, 2016 15:25

Sot Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pozicionuar së fundmi kundër ligjit për importin e mbetjeve. Basha tha se rikthimi i ligjit dëshmon pafytyrësinë e Edi Ramës, cilësi kjo tanimë konsensuale në përshkrimin e këtij të fundit.

Siguria shtesë, si një gjobë shtesë

Postuar në 24 Tetor, 2016 13:54

Me miratimin e ligjit për masat shtesë të sigurisë, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, nuk ka humbur kohë. Ai ka nisur të promovojë Shqipërinë e ekspozuar nga krimi i rrugës, që në statistika të tjera rezulton i ulur. Ky risk i lartë shërben si argument për të imponuar marrjen e masave teknologjike që burojnë nga ligji i ri, gjithnjë me synimin zyrtar siç shprehet ministri: për të çuar në zero goditjet kriminale. Por a është vërtet ky shqetësimi i tij?

Dokumentari i gazetarëve italianë/Si funksionon mafia e plehrave

Postuar në 23 Tetor, 2016 12:05

Një dokumentar prej 28 minutash zbulon se çfarë fshihet pas importit të mbetjeve. Filmimi i realizuar nga një ekip italian është publikuar nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP). “Doni të dini se si funksionon mafia e plehrave? Mjafton të kushtoni vemendjen tuaj per 28 minuta. Ata që duan importin e plehrave nuk duan që ju ta shihni”, është mesazhi që shoqëron këtë video në faqen e AKIP.

A ka dhënë vërtet "Ok" Komisioni i Venecias për ligjin e pronave?

Postuar në 22 Tetor, 2016 22:09

Më datë 17 tetor, ministri Manjani u shpreh i lumtur që Komisioni i Venecias adoptoi “Amicus Curiae Brief” për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Ai e interpretoi këtë proces të Komisionit të Venecias si më poshtë:  

Ky Komision ka vlerësuar  si të drejtë dhe në përputhje të plotë me standardet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”.

"Gjuhë të qytetërimit tonë të përbashkët”/Shqipja dhe gjuha boshnjake, lëndë me zgjedhje në Turqi

Postuar në 21 Tetor, 2016 19:29

Shkollat turke do të kenë që nga viti i ardhshëm gjuhën shqipe dhe atë boshnjake si lëndë me zgjedhj. Lajmi raportohet nga Agjencia Telegrafike Shqiptare e cila referon “Anadolu Agency” duke shtuar se “programi dhe materialet e lëndës të gjuhës shqipe dhe boshnjake që do të vendosen në programin mësimor do të përgatiten nga Universiteti Trakya”.

Planeve kombëtare u shtohet edhe ai për LGBTI

Postuar në 21 Tetor, 2016 19:14

Ministri i Mirëqëniës Sociale dhe Rinisi Blendi Klosi mori pjesë në lancimin e Planit Kombëtar të LGBTI në Shqipëri.mAi theksoi gjatë fjalës së tij se ky plan lufton diskriminimin dhe garanton të drejta të barabarta(TemaTv).

Del sërish në skenë Klement Balili i LSI-së, Gazeta “To Ethnos”: Kamioni me 1 ton kanabis u dërgua nga Escobari shqiptar

Postuar në 21 Tetor, 2016 12:47

Me titullin "Eskobari shqiptar  me një ton kanabis", gazeta greke to Ethnos shkruan se pas  sasisë së madhe të drogës që u kap të enjten në një zonë të Atikës fshihet Klement Balili, ish-drejtori Rajonal i Transporteve në Sarandë i shpallur në kërkim ndërkombëtar si një prej krerëve të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje