Në Vëmendje
Sport dhe politikë. Një model nga Kosova që na kujton realitetin e Shqipërisë
Po përcjellim një shkrim hulumtues të gazetës “Zëri” në Kosovë që hedh dritë mbi situatën në sportin e Kosovës. Politikë, ndërhyrje, lidhje nepotike, një model uniform ky për botën shqiptare nga të gjitha anët. Skandalet nuk pushojnë as në sportin shqiptar, ku ata që drejtojnë janë njerëz partish, ose nga ata që kanë hedhur rrënjë me miq e me shokë, dalin tribunave e flasin për gjithçka. Në fakt përfaqësojnë qelbin e një plage që duhet operuar shumë shpejt dhe thellë.
***
Kryeministri kundër portaleve me "klikavarazhin" e një interviste
Kryeministri ka dalë sot në komunikimin e javës me nje mesazh të pazakontë. Ai është marrë me mediat, me portalet, me analistët dhe gazetarët, duke i stigmatizuar si përherë. Lënda e parë ka qenë intervista e tij në "Klan Kosova", të cilën Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, e cilëson fatkeqësisht si fitore të tij ndaj mediave dhe portaleve. Ai flet për një kryengritje digjitale, e cila ka vënë para gazetarët me mençurinë e turmës. Një shfaqje që nuk ka ende emër, e që neutralizon edhe vlerën e atyre të vërtetave për mediat që Rama i përmend jo pa të drejtë.
Kosovë, gjimnazi “Sami Frashëri” merr emrin “Ahmet Gashi”
Televizioni “Koha” në Kosovë raporton për një gjimnaz të cilit i është ndërruar emri. Dhe maturantët duket se nuk e pëlqejnë këtë ndryshim të ndodhur pa i pyetur ata. Fjala është për gjimanizn “Ahmet Gashi” që dikur, vetëm tre vjet më parë, mbante emrin “Sami Frashëri”.
6 programe studimi pa kandidatë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Në Fakultetin më të madh të Universitetit të Tiranës, te Shkencat e Natyrës, nga 10 degë studimi, regjistrimi për shpalljen e fituesve duke ulur vijën e kuqe vijon vetëm në 4 programe, pasi në 6 programe të tjera nuk ka më kandidatë. Kjo gjë u deklarua për “Gazeta Shqiptare” nga dekani i Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku.
Protesta për landfillin në Fier, banorët përplasen me policinë
Protesta e banorëve të fshatit Mbyet të Fierit është shoqëruar me tensione mes tyre dhe forcave të policisë. Këto të fundit tentuan të shpërndanin banorët që po kundërshtonin ndërtimin e landfillit por hasën me rezistencën e tyre.
Përpjekje për të korrigjuar diçka nga deklaratat e Beogradit. Kufiri dhe keqkuptimet mbeten...
Kryeministri Edi Rama ka menduar të përballet në kohë me atë që nesër do të mund të quhej “Sindroma e Beogradit”, duke shkuar në Kosovë për të dhënë një intervistë për Klan Kosova. I akuzuar prej shumëkujt se me deklaratat e tij në takimin me kryeministrin serb Aleksander Vuçiç, në takimin e javëve të fundit, Rama nuk ia ka dalë të mposhtë atë furi diskutimesh që shpërtheu vetëm me një foto me Hashim Thaçin e me disa statuse në Facebook.
Skandali me barnat e rimbursueshme, lirohet në fshehtësi administratori i "Omega Farma", Nadir Çusholli
Rreth një vit nga arrestimi lidhur me skandalin e recetave të rimbursueshme dhe ilaçit ‘Ketosteril’, Gjykata e Tiranës e ka liruar nga burgu pronarin e kompanisë farmaceutike “Omega Pharma” Nadir Causholli. Së bashku me të lirohen dhe disa prej të arrestuarve mbi këtë ngjarje.
Gjyqtarët Altin Abdiu, Milena Laska dhe Tereza Lani edhe pse e kanë pranuar fajësinë e të pandehurit Causholli, sipas kërkesës së prokurorisë kanë vendosur për të, shërbimin e provës si mënyrë për të vuajtur dënimin.
Mbi të pavërtetën e “rilindjes” së çështjes Çame me qeverinë aktuale. Dëshmitë historike thonë të kundërtën
Kohët e fundit, për nevoja qartazi elektorale, ka një shtim të retorikës për çështjen çame. Politika është në të drejtën e vet të ndjekë këtë axhendë, sa kohë Parlamenti shqiptar ka miratuar rezolutë për këtë çështje. Por duke qenë se për të shpenzohen energji dhe kredenciale të institucioneve shqiptare, është e udhës që kjo temë të shkëputet nga koneksti thjesht elektoral, për t’u afirmuar si një çështje që përcjell edhe në planin shoqëror jehonë pozitive. Z. Idrizi është kryetar partie dhe ai pikë së pari ka axhenda pushteti, ndonëse i kamuflon ato pas kauzave të tilla.
Edukatori Erjon Veliaj. Mësimin e parë e ka për mbetjet
Kryetari i Bashkisë ka nisur të shkojë kopshteve për të rritur sensibilitetin e 4-5 vjeçarëvd për ndarjen e mbetjeve në kosha. Vetë Veliaj është mburrur se me ardhjen e tij, Tirana është bërë më e pastër, ndaj ngjan pak e tepruar kjo mësymje te të pafajshmit. Qëllimi pas kësaj shfaqjeje të një politikani dhe drejtuesi është i qartë: procesi që nis me mbetjet dhe koncesionimi i tyre. Thjesht kopshtet janë institucione ku shkojnë fëmijë të cilët nuk e dinë se me kë po dalin në fotografi dhe për çfarë po u flitet. Por këtu mungon reagimi i prindërve.
Prokuroria kërkon dënimin e fadromistit, zhvesh Bashkinë nga përgjegjësitë për vdekjen e Myrvete Dukës
Prokuroria e Tiranes ka kërkuar dënimin me 7 vjet burg per Kasem Koçin, fadromisti që një vit më parë shypi në Sharrë një grua teksa ishte duke mbledhur plehra. Kërkesa është bërë në seancën e sotme, ku prokuroria e akuzon atë për “shkelje te rregullave te sigurise dhe mbrojtjes ne pune”.
Ngjarja ka ndodhur në landfillin e Sharrës, më 25 nëntor 2015. Fadromisti ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe për këtë përfiton uljen e një të tretës së gjykimit.