Në Vëmendje
QSUT akuzohet zyrtarisht për diskriminim ndaj fëmijëve me leuçemi
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka akuzuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” “se ka dikriminuar kundër fëmijëve të sëmurë me leuçemi duke i mohuar akses ndaj një medikamenti”.
Ky lajm raportohet nga “reporter.al” që thotë se mendimi i komisionerit është bërë zyrtar më 29 dhjetor të vitit 2016.
Mesatare “6” në Fakultetin Ekonomik
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot për një skandal sipas saj që ka ndodhur me pranimet e studentëve të rinjë në Fakultetin Ekonomik.
Shqipëria në kazanin e mediave të huaja
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, i ka kërkuar gazetës italiane “La Repubblica” që të përgënjeshtrojë lajmin e saj për praninë e ISIS në vendin tonë.
"Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që ndodh, duke cënuar imazhin e Shqipërisë në sytë e lexuesit tuaj, por shpresoj shumë të jetë e fundit…Nga Republika e Shqipërisë, gjatë dy viteve 2015 dhe 2016 nuk ka pasur asnjë shtetas shqiptar që të jetë larguar për në vendet e konflikteve fetare në Siri apo gjetkë, në cilësinë e “foreign fighter”.
Përgjimet shtrihen edhe në ambjentet private
Organet e specializuara tashmë do të kenë të drejtën të përgjojnë dhe survejojnë edhe në ambientet private, shtëpi apo vende të tjera te të dyshuarit me synimin e parandalimit të ndonjë krimi.
Teatri i radhës, ILDKPI i riverifikon pasurinë e Alfred Pezës
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka njoftuar se kreu i saj Shkëlqim Ganaj ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003, të deputetit Alfred Peza.
Paguajmë 43 njerëz për imazhin e Këtij
Prezenca e vazhdueshme dhe konstante në media e ka vënë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në qendër të akuzave për ndikim të tepruar mbi linjën e tyre editoriale dhe informacionet e pafiltruara që ato transmetojnë në lidhje me punën e tij në krye të njësisë vendore. Një prej akuzave që i drejtohet rëndom qytetarit të parë të Tiranës lidhet me prodhimin nga Departamenti i Informacionit të kronikave televizive të gatshme, të cilat më pas transmetohen në edicionet kryesore të lajmeve pa filtër editorial nga gazetarët dhe redaktorët e mediave kryesore në vend. Sasia dhe cilësia e in
Droga, kërcënimi kryesor për sigurinë kombëtare
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka dhënë një intervistë në Top-Story. Pjesa më interesante e intervistës është diskutimi për çështjen e kanabisit. Manjani nuk i heq asgjë mendimit të tij për të future ushtrinë në luftë ndaj kultivimit, duke cilësuar se tashmë me pagesat 20 000- 40 000 lekë, “njerëzit po preferojnë të dalin partisan në mal te hashashi”.
“Fenomeni ekziston dhe ekziston në mënyrë të frikshme”, tha ai.
"Edi ynë" online dhe receta e qeverisë për situatën: Shmangni grumbullimet!
Në një stil byroist, kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të martë Zyrën Operacionale të Emergjencave Civile për të diskutuar mbi situatën më të fundit të motit dhe atë të gjendjes gripale në vend. Një teleprovë sesi funksionon në termat modernë modeli i qeverisjes on line “ne për ju”, ku ministrat raportojnë te shefi si janë përmbushur detyrat që u janë ngarkuar. Dhe populli në këtë rast ka mundësinë të provojë me zë dhe me figurë se kush është shefi dhe kush janë shërbëtorët e tij, sepse për raportimin e situatës në terren është vetë dëshmitar.
Epidemi me intensitet të lartë
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, sqaron për gazetën “Panorama” situtën gripale në vend, çfarë virusi po qarkullon, grupmoshat e ekspozuara si dhe masat që duhen marrë.
Çfarë është ky virus?
Kemi të bëjmë me një virus që nuk ka qarkulluar në vendin tonë për një kohë të gjatë. Por deri më tani nuk kemi hasur në raste të rënda.
Sa rrezik paraqet?
Kemi epidemi me intensitet të lartë, por jo me peshë të rëndë shëndetësore. Rreziku varet nga grupmoshat që prek.
Një vetëvrasje pas dënimit për përdorim droge dhe “Escobari” i pakapshëm
Prindërve do t’u mbeten vetëm lotët dhe të kapin kokën me dorë. Ky është rasti më I fundit që të kujton si zile alarmi se ku jeton. Rasti i Estref Halilit, 22 vjeçarit nga Kolonja e Lushjnes që u vetëvar në burgun e Rrogozhinës ka marrë jehonë. Pa marrë asnjë pozicion për të vërtetën e ngjarjes, një gjë kuptohet fare qartë: ky shtet bën të kundërtën e riedukimit. Historia e Halilit është ulëritëse kur sheh se Klement Balili, njeriu I tonaletave të drogës nuk “po kapet dot”, e ndërkohë një 22 vjeçar prangoset për një cigare.