Në Vëmendje
Tahiri merr me vete “dosjen sekrete” të policisë
Prej disa ditësh prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me një referim që është kryer nga një drejtori e posaçme në Ministrinë e Brendshme. Bëhet fjalë për zhdukjen e disa dokumenteve që janë klasifikuar si sekret. Dyshohet se janë 28 dokumente, midis tyre shkresa zyrtare të komunikimeve të Policisë me Shërbimin Informativ Shtetëror, Prokurorinë dhe partnerët ndërkombëtar, janë zhdukur nga kasaforta pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Martesat e hershme në Shqipëri bëjnë lajm edhe në Itali
"Le Iene" ka qenë në Polis Sheh të Librazhdit aty ku martohen ende me të mitur(jo të gjithë kuptohet). Një zakon që nuk nderon njeri sidomos këto kohë, pa folur që i heq vajzave të vogla të drejtën për të jetuar siç dëshirojnë.
Vuçiç: Bëhet fjalë për Jugosllavinë e vjetër plus Shqipërinë
Aleksandër Vuçiç ka lëshuar një mesazh jo pak “provokativ” kur përmes një interviste për “Politico” në SHBA, ka deklaruar se bashkimi ekonomik dhe doganor i Ballkanit Perëndimor është në fakt një rikrijim tregu i Jugosllavisë së vjetër plus Shqipërinë.
Në kurs përplasje për "binacionalitetin" e Maqedonisë
Ministria e Jashtme e Maqedonisë thirri për shpjegime ambasadorin shqiptar në Shkup Fatos Reka, të cilit iu dorëzua nota e protestës për ndërhyrjen e Shqipërisë në punët e brendshme të shtetit fqinj. Shkupi zyrtar e konsideron një provokim serioz platformën shqiptare të firmosur në Tiranë duke theksuar se “mesazhe të tilla janë në dëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve”.
Zbardhet vendimi i Prokurorisë: Deti "u shit" pa dashje
Zbardhet vendimi i Prokurorisë së Tiranës që pushoi çështjen ndaj grupit negociator të Ministrisë së Jashtme të akuzuar për tradhëti komëtare për marrëveshjen e detit me Greqinë. Sipas saj bisedimet e anëtarëve të grupit të punës janë bërë në neglizhencë të palës shqiptare për marrjen e masave parapërgatitore për marrëveshjen e delimitimit. Sipas prokurorisë kjo neglizhencë e grupit të punës ka sjellë dhe shkeljet e rënda të konstatuara më pas nga Gjykata Kushtetuese.
Dixhitalizimi, RTSH-ja: Duhen 200 milionë lekë investime. Janë 4 milionë euro që duhen rikthyer
Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, ka paraqitur sot në Komisionin Parlamentar të Medias disa probleme që paraqiten në procesin e dixhitalizimit. “Problemi është që në projektin e dixhializimit janë lënë jashtë 11 pika që përbëjnë shtyllën kurrizore të transmetimeve. Këto pika kanë nevojë për kulla të reja, punime civile të reja, kanë nevojë për kushte të caktuara kondicionimi dhe furnizimi me energji elektrike e karburant.
Ndaloni përdorimin e celularëve për fëmijët deri në 12-vjeç
Qeveria qipriote ka ndërmarrë disa iniciativa për të mbrojtur fëmijët nga rrezatimet elektromagnetike të telefonave celularë. Bazuar në disa studime ajo sugjeron se përdorimi i komunikimeve elektronike në sistemet arsimore është i dëmshëm për fëmijët deri në 12 vjeç. Efektet përfshijnë një rritje të rrezikut për tumor, stres, defekte gjenetike, ndryshime strukturore dhe funksionale në sistemin riprodhues dhe çrregullime të funksioneve të mësuarit dhe kujtesës.
Hakiu merr formën e Fatmirit/Luftë narko - policisë
Shkarkohet nga detyra shefi i komisaritit të Kurbinit Feliks Hysa, masë kjo pas zbulimit të parcelës me 513 fidanë kanabis. Në vijim të masave antikanabis, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako bëri të ditur se janë marrë masa dhe për disa drejtues të tjetër të policisë, pasi nuk kanë raportuar për kulitivimin e kanabisit. Diçka që çuditërisht vihet re vetëm tani, që në krye të ministrisë nuk është më Tahiri, por Xhafa.
"TemaTv"
Ndryshimi/Nuk rishikohen vendimet e pafajësisë. Meta dhe Basha amnistohen përjetësisht
Kodi i Procedurës Penale ka ndryshuar në nenin 449, pika 2, duke hapur praktikisht rrugën e një amnistie për çdo gjë. Ndryshimi i iniciuar nga disa deputetë të shumicës, parashikon pamundësinë e rishikimit të vendimeve të pafajësisë.
Ndryshimi:
Legjenda e autizmit/1000 fëmijë në kopshtet dhe çerdhet e Shqipërisë i janë shmangur vaksinimit
Problemi i refuzimit të vaksinimit të fëmijëve po zgjerohet ndjeshëm në Shqipëri. Prej kohësh qarkullon një legjendë e marrë nga një studim në Britani, sipas të cilës vaksina e fruthit shkakton autizëm. Një përfundim që u hodh në qarkullim në vitin 1998 nga Andreë Ëakefield, ka provokuar një krizë të vërtetë besimi, ose më saktë një zgjerim të dyshimit ndaj vaksinave.