Në Vëmendje
Avokati i Popullit, KQZ-së: Shfuqizoni vendimin për kasetat e partive
Avokati i Popullit, Igli Totozani në një rekomandim drejtuar Kryetarit të KQZ-së Denar Biba i kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të vendimit të KQZ-së që detyron mediat të transmetojnë “materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore gjatë fushatës”. Sipas Avokatit të Popullit, dispozitivi i vendimit në fjalë, përbën në mënyrë të qartë ndërhyrje të KQZ-së në lirinë e shprehjes që medias i garantohet me Kushtetutë, duke e kufizuar atë rast pas rasti me anë të vendimmarrjes me karakter administrativ.
Dy gazetari - a qëndron krahasimi?
Kjo video(ide) është realizuar nga nxënësit e shkollës "Konstandin Kristoforidhi" dhe shpërndahet nga faqja "Arkivi Digjital Elbasan". Kopje të gazetave të viteve '30 me ato të tanishmet. Ideja godet, por a është ajo objektive kur neglizhon se kemi të bëjmë me dy shoqëri, dy kultura?
Daul: Bojkoti, i papranueshëm. Negociatat vijojnë mbi draftin e McAllister
Pas video konferencës që u zhvillua me gruoin parlamentar të Partisë Demokratike, Presidenti i Partive Popullore Europiane Joseph DAUL bëri deklaratën e mëposhtme:
Kush do trajnojë skanuesit e doganave ku po kalojnë tonët e kanabisit?
Sot është publikuar një lajm sipas të cilit Policia Mbretërore Holandeze do të trajnojë policët dhe punonjësit e aeroportit “Nën Tereza”. Arsyeja jepet pak a shumë kështu:
Kryeministri poston video të realizuar në Kubë që ironizon protestën e PD-së
Në sfond portreti i Fidel Castros:
Në vitin 2016 /227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasjeje
Policia e Shtetit ka publikuar disa statistika që flasin për situatën depresive ku ndodhet një pjesë e shoqërisë, por edhe mungesën e instrumenteve për të asistuar probleme të saj. Në vitin 2016 në Shqipëri kanë ndodhur 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa për vetëvrasje. Të dhënat u bënë të njohura në konferencën “Depresioni dhe Vetëvrasja” ku u nënvizua se vetëvrasja ka prekur edhe pjesëtarë të uniformave blu.
Akuza se pas dhunës qëndron edhe Ali Ahmeti dhe BDI-ja
Kanë nisur spekullimet se ajo që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë ishet koordinuar mes partisë së Gruevskit dhe Ali Ahmetit me BDI-në. Nuk mund të faktohet gjë, por disa video të shpërndara nga media shqipe të Maqedonisë japin pamje ku shihet se deputetët e BDI-së, parti që kaloi me Zaevin dhe formalisht provokoi ndryshimin dhe krizësn aktuale, nuk preken nga huliganët e dhunshëm. Zijadin Sela u tërhoq zvarrë ndërkohë Radmilla Sheqerinska dhe Zoran Zaev u goditën. Artan Grubi i BDI-së, Xhevat Ademi dhe Vesel Memedi jepen të qeshur.
Raporti i NATO-s: Elitat politike të Ballkanit, të painteresuara për demokracinë
Me normën e lartë të papunësisë, korrupsionit, erozionit i shtetit të demokracisë dhe sundimit të ligjit, shpesh me ndërhyrjen e Rusisë në punët e shtetit, Ballkani Perëndimor duhet të mbështetet fuqishëm në integrimin e tij euroatlantik”-thuhet në draft raportin e fundit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.Komiteti i Ekonomisë dhe Sigurisë së Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka hartuar draft raportin me titull "Tranzicioni ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Një vlerësim në prill të vitit 2017”, i shkruar nga Richard Benyon, raportues për Mbretërinë e Bashkuar nga Partia Konservatore.
Apeli i profesorëve dhe ambientalistëve: Mos e "rilindni" edhe Vjosën! Lëreni siç është!
Ambientalistët vijojnë të këmbëngulin për mosndërtimin e hidrocentralit të Poçemit mbi Vjosë. Rreth 30 shkencëtarë nga universitetet më të njohura evropiane nga Vjena, Gjermania, Sllovenia, së bashku me kolegë nga Shqipëria janë rikthyer për të vijuar studimet mbi lumin Vjosa dhe kanë vetëm një rekomandim.
Nxënësit e shkollave thirren për mitingun e Edi Ramës në Kavajë(Video)
Të flasësh me elektoratin është tjetër gjë dhe të japesh shfaqje politike me regji dhe audiencë të porositur, ku dekori janë nxënësit e shkollave dhe gjimnazeve është ajo që po u serviret shqiptarëve nga kryeministri dhe administrata partiake që militon në zyrat arsimore të Republikës. Partia në pushtet i quan takim me votuesit për herë të parë dhe në mitingjet që janë zhvilluar në Tiranë, Vlorë e Gjirokastër ka rënë në sy masiviteti i të rinjve që duartrokasin dhe brohorasin për kryeministrin.