Në Vëmendje
Hapet thesi i premtimeve "kremoze" të PS sipas programit të Ilir Beqajt
Me mbajtjen e Kongresit Elektoral Partia Socialiste çeli edhe fushatën për zgjedhjet e 18 Qershorit ku u prezantua edhe programi elektoral, që përmban shumë premtime, ndonëse nuk u bë një bilanc për premtimet e mbajtura dhe ato të pambajtura në 4 vitet e mandatit të parë, siç ishin ulja e tvsh-së për produktet e shportës, ulja e tvsh-së për energjinë etj. Programi që u ofrohet shqiptarëve në këmbim të qëndrimit në pushtet edhe për 4 vjet të Partisë Sfocialiste është hartuar nën drejtimin e koordinatorit për Programin, Ilir Beqja.
Nishani dekoron Liri Belishovën dhe Llazar Fundon në ditën e Europës
Në Ditën e Europës që simbolikisht përkujton fitoren ndaj nazifashzmit Presidenti Nishani nderoi me ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Liri Belishovën, Llazar Fundon, Edip Ohrin dhe Hamit Keçin për kontributin në luftë dhe qëndresën dinjitoze ndaj regjimit komunist. Me këtë rast Nishani përcolli edhe një mesazh që lidhet me historinë e luftës së Dytë Botërore dhe rreziku që këto ngjarje të shfrytëzohen për kapital politik në kurriz të së vërtetës.
Ndryshon gjithë policia, Çako nuk lëviz nga vendi
Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka firmosur të tjera ndryshime në strukturën e policisë, të cilat prekin nivelet e ulëta nga shefa krimesh deri në shefa komisariatesh. Vala ka përfshirë edhe Drejtoritë e Kufirit, dhe komisariatet e Tiranës dhe Durrësit.
Rreziku rus një aspekt, por edhe nacionalizmi i porositur duhet marrë në analizë
Shaban Murati vijon edhe sot në një opinion në “Gazeta Shqiptare” me idenë e depërtimit rus në Ballkan. Duke e artikuluar këtë tezë në kufijtë e një obsesioni, Murati, diplomat dhe publicist i njohur, shkruan se kësaj radhe kemi të bëjmë me një etapë të re të angazhimit të Rusisë në Ballkan. Ai e merr spunton nga një deklaratë e ambasadorit rus në BE, Vladimir Chizhov, sipas të cilit “Rusia ofron alternativën ruse në vend të integrimit euroatlantik për Maqedoninë dhe shtetet e tjera të Ballkanit”.
Komisionit Europian i kërkohet qëndrim për retorikën irredentiste të Ramës e Thaçit
Shqetësimin rreth paqëndrueshmërisë së vazhdueshme politike në Maqedoni dhe pasigurisë në rritje në Ballkanin Perëndimor prej retorikës irredentiste të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ka shprehur nga zv/Presidenti i Parlamentit Evropian dhe kreu i Eurogrupit të Syrizas, Dimitris Papadimoulis, duke i shtruar disa pyetje Komisionit Evropian dhe përfaqësueses së Lartë të BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.
Gjermania në fillim/Bundestag: “Qeveria jonë, asnjë faj për mashtrimet e Volksvagen”
Gjermania dhe politikanët e saj predikojnë integrimin dhe Europën, por kur vjen puna tek interesat, në veprim vihen ligjet nacionale. Euobserver raporton se skandali i Volksvagen, i njohur si Dieselgate, po trajtohet në mënyrë favorizuese nga parlamenti i këtij vendi. Në një raport që nga kjo gazetë pretendohet se është parë, dhoma e ulët e Parlamentit gjerman, vlerëson se qeveria gjermane nuk ka përgjegjësi për abuzimet e kompanisë së njohur, e cila mashtronte me normat e emetimit. Ndërkohë një hetim i nisur nga Parlamenti Europian ka dalë në tjetër përfundim.
18 qershori, çështje sigurie. Kryeministri nuk jep më garanci se "Shqipëria nuk detabilizohet"
Tri ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës me gazetarë deklaroi i prerë dhe madje me një ndjenjë vetësigurie ironizuese ndaj PD-së, se “Shqipëria nuk ka shans të destabilizohet”. Duke cilësuar edhe lëvizjes e opozitës me Çadrën si pjesë e një skenari desatbilizues në rajon, Edi Rama, u dha garanci shqiptarëve se vendi qëndron i fortë, si shkëmb siç iu drejtua edhe Carl Bildt në tuiter. Mirëpo një ditë më pas Kryeministri Edi Rama u tërhoq nga zgjedhjet në Kavajë duke deklaruar për shqiptarët se ka patur skenarë destabilizues.
KMSHC ndalon çdo përfshirje të administratës publike në fushatë
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ndalon çdo përfshirje të nëpunësve civilë në fushatën që u paraprin zgjedhjeve të 18 qershorit. Në një njoftim të shpërndarë nga KMSHC-ja thuhet se janë marrë masat që nëpunësit civilë të jenë tërësisht të paanshëm dhe pa asnjë angazhim në fushatën e zgjedhjeve parlamentare.
Paditet Florjana Koka, KLSH dosje për kryebashkiaken e Sarandës
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në Prokurori kryebashkiaken e Sarandës, Florjana Koka dhe 6 zyrtarë të kësaj bashkie për “Shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi të detyrës”. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e menaxhimit dhe zbatimit të buxhetit, lidhur me likuidimin e pagesave për punë të pakryera, në fushën e procedurave të prokurimit publik mbi vlerësimin e ofertave ekonomike dhe në zbatimin e punimeve, konkretisht:
Juncker flet frëngjisht: “Anglishtja po humbet rëndësinë në Europë”
Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka deklaruar se “anglishtja po humbet rëndësinë në BE”. Akti i tij, i performuar gjatë një konference në Firence të Italisë, gjatë së cilës ka folur frëngjisht, raportohet nga BBC-ja që vë theksin te fakti se Brexit ka pasoja edhe të natyrës kulturore. Juncker e cilësoi largimin e Britanisë nga BE-ja një “tragjedi”, por ka shtuar se “e bëra zgjidhjen time, do të flas frëngjisht, sepse…ngadalë, por qartë anglishtja po humbet rëndësinë në Europë”.