Në Vëmendje

Taksa e infrastrukturës në ofertë nga Veliaj

Postuar në 29 Janar, 2018 10:42

Këshillit Bashkiak të Tiranës do t’i propozohet për miratim ukja e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja në masën 4% të çmimit për shitje, nga 8% që është aktualisht. Sipas asaj që shkruan gazeta “Shekulli” përgjysmimi i taksës do të aplikohet për ndërtimet në qendër të Tiranës në zonën e ish-bllokut dhe në Bulevardin e Ri. 

Qark i shkurtër për ekstradimin e Nezar Seitit

Postuar në 26 Janar, 2018 23:59

Ekstradimi i Nezar Seitit i njohur ndryshe edhe si financieri i grupit të Habilajve është bërë në anashkalim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vendimit të Gjykatës që e ka lënë atë në arrest me burg. Ky është përfundimi i verifikimit që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme me urdhër të kryeprokurores, Arta Marku. Në njoftimin zyrtar ngarkohet me përgjegjësi Prokuroria e Krimeve të Rënda se nuk ka informuar për vendimin e masës arrest me burg dhënë nga Gjykata e Tiranës për Seitin.

"SHBA ka ndryshuar qëndrim për muxhahedinët iranianë"

Postuar në 25 Janar, 2018 23:37

Mbështetja e administratës Trump për muxhahedinët iranianë që strehohen në Shqipëri është e ndryshme nga ajo që kishte për ta administrate Obama. Të paktën këtë thotë ish-senatori amerikan i New Jersey-t, Robert Guy Torricelli, i cili në një intervistë për Tv Klan, ka deklaruar se “me administratën Obama mbështetja ishte humanitare, pra për shkak të frikës që kishin muxhahedinët nga pushtimi i Irakut, kurse tani, administrate Trump e ka më të afërt ideologjinë e vet për botën me muxhahedinët”.

Potencial terrori nga Ballkani Perëndimor

Postuar në 25 Janar, 2018 19:01

Qeveria federale(gjermane) nuk e përjashton "parimisht një potencial kërcënimi nga ana e dorasve të veçantë dhe grupimeve të veçuara prej skenës islamiste" në Bosnje-Hercegovinë.  Kjo del nga një përgjigje e qeverisë federale lidhur me kërkesën e paraqitur nga grupi parlamentar i partisë E Majta në Bundestag, që e disponon DË ekskluzivisht. Ka kontakte të veçuara mes islamistëve radikalë nga Ballkani me ata në Gjermani. Por Shërbimi Federal i Informacionit (BND) nuk ka të dhëna konkrete për rritjen e tendencave islamiste në Bosnje.

Zaev i bën lëshimet e para Greqisë

Postuar në 24 Janar, 2018 22:10

Pas një takimi që zgjati më shumë se 3 orë kryeministri grek, Aleksis Cipras dhe ai maqedonas Zoran Zaev ranë dakord për lëshimet e para që do të bëjë Shkupi në kuadër të negociatave dypalëshe për zgjidhjen e çështjes së emrit.

I preferuari i kryeministrit bën autokritikë në televizor (Video)

Postuar në 23 Janar, 2018 22:20

I informuar për një aferë korruptive në institucionin që drejton, Artan Lame i ka paraprirë zhurmës që do të krijohej, ku ALUZNI ekspozohet si agjenci sekserësh, ku janë të përfshirë deri te roja i institucionit. Video tregon rastin e një  qytetari i thotë jursitit se nuk po i legalizohet objekti edhe pse i janë bërë 3 herë matjet.

Dragoti dhe Kreta, pasqyra tjetër e valles Kotzias-Bushati

Postuar në 22 Janar, 2018 20:42

Shqiptarët dhe Grekët, Greqia dhe Shqipëria, një debat që aktualizohet me përplasje të karakterit patriotik, edhe kur politika jep garanci se  po bëhen hapa inkurajues përpara. Janë dy ngjarje që pasuan bisedimet e Korçës mes dy minitrave të Jashtëm, Kotzias e Bushati që më së paku tregojnë se terreni mbetet i infektuar me paragjykime dhe stereotipe që herë janë të sponsorizuara e herë të rrënjosura në ndërgjegjien ballkanike të dy popujve.

Shtyhen me 3 muaj hetimet për Tahirin

Postuar në 22 Janar, 2018 13:52

Gjykata e Krimeve të Rënda vendos të zgjasë me 3 muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Ky vendim pas kërkesës së Prokurorisë për të vijuar më tej hetimet, pasi afati 3-mujor i vendosur më herët ka përfunduar. 
Saimir Tahiri po hetohet si i dyshuar për lidhjet me vëllezërit Habilaj për trafik droge, ku prova më e fortë është shitja e makinës Audi në pronësi të ish-ministrit dhe udhëtimet e tij jashtë vendit.

Nga Tepelena në Korçë, gërmimet për ushtarët grekë

Postuar në 21 Janar, 2018 12:04

Në ora 11 sipas kohës lokale, në Dragot të Tepelenës  nën mbikëqyrjen e komisionit dypalësh dhe në prani të ekspertëve, grekë dhe shqiptarë do të fillojnë gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke.
Agjencia amna.gr njofton se për gërmimet do të përdoren kryesisht harta italiane të kohës së luftës dhe dëshmitë e banorëve të zonës. Gërmimet do të shtrihen deri në Korçë, ku mendohet se janë varrosur rreth 6,800 deri 8,000 grekët të cilët u vranë në mes të nëntorit 1940 dhe prillit 1941.

Vuçiç: Duam të gjejmë zgjidhje me shqiptarët

Postuar në 20 Janar, 2018 12:52

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ndodhur në  Kosovë ku po vizitoi manastirin e Zveçanit, foli për situatën e krijuar pas vrasjes së Oliver Ivanoviç. Ai tha se punohet për zbardhjen e vrasjes, duke shtuar se ky rast ka trishtuar Serbinë.

Vuçic nuk anashkaloi kontekstin politik të situatës duke thënë se Beogradi kërkon një marrëveshje me shqiptarët. “U them shqiptarëve, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, për të mirën e serbëve në Kosovë dhe për të mirën e shqiptarëve”- tha presidenti serb.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje