Në Vëmendje

Hiqet statuja e Aleksandrit të Madh (Video)

Postuar në 01 Mars, 2018 12:10

Statuja e Aleksandrit të Madh e vendosur në sallën pritëse të aeroportit të Shkupit u hoq të mërkurën në mbrëmje. Ku veprim pasoi vendimin e qeverisë së Maqedonisë  për të riemërtuar aeroportin e Shkupit, nga "Aeroporti Aleksandri i Madh" në "International Airport Skopje". Nga ballina u hoqën edhe pjesët metalike që konfiguronin emrin e mëparshëm.

Bravo çuna! Banane dhe kokainë dhuratë nga shërbimet partnere

Postuar në 28 Shkurt, 2018 12:30

Shërbimet partnere ishin ato që i dhanë në tavë policisë shqiptare, suksesin e radhës në luftën kundër drogës. Autoritetet gjermane  mbajtën nën vëzhgim kontenierët me 613 kg kokainë që ishte nisur nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije mbërriti në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018.

Europa përballë një krize të mundshme në Ballkan

Postuar në 28 Shkurt, 2018 10:39

"Lufta e Dytë Botërore ka mbaruar, por jo Lufta e Parë Botërore". Këto ishin fjalët që dëgjoi nga një zyrtar i lartë në Turqi, në Ankara Ivan Krastev, kreu i Qendrës Liberale Strategjike me qendër në Sofje. Krastev në një artikull për Guardian shpjegon pse Europa është përballë një krizë të mundshme në Ballkan dhe pse duhet të veprojë menjëherë. Zyrtari turk e kishte fjalën për Lindjen e Mesme, por ai beson se i njëjti koment mund të ishte bërë respektivisht nga një zyrtar i Moskës, Kievit, ose Ballkanit për situatën aktuale në kontinentin evropian.

Xhika mbetet në burg

Postuar në 27 Shkurt, 2018 17:45

U përfol për një lirim të mundshëm, por Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ pa afat për ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika dhe dy ish-vartësit e tij Albens Aliten me Aksel Qurdukën, ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Zaev kundër mospërkthimit të emrit të Maqedonisë

Postuar në 27 Shkurt, 2018 11:03

Teksa Athina dhe Shkupi janë afër një konsenusi për emrin, duket se ka akoma ngërçe që nuk po çojnë drejt finalizimit të marrëveshjes. Kryeministri i maqedonisë Zoran Zaev kundërshton propozimin grek për mospërkthimin e emrit për përdorim ndërkombëtar.

"Edhe në Shqipëri, Mafia është e lidhur me politikën"

Postuar në 26 Shkurt, 2018 11:37

Edhe ne Shqiperi mafia eshte e lidhur me politiken. Kjo ka qenë deklarata e Prokurorit Kombëtar italian të Antimafias dhe Antiterrorizmit, Federico Cafiero De Raho , pas takimit me kryeprokuroren e pergjithshme shqiptare Arta Marku. Ne nje prononcim per mediat ai tha se kriminaliteti shqiptar eshte shume prezent ne Itali.

Ka dyfytyrësi të kryeministrit, por jo datë për negociatat (Video)

Postuar në 25 Shkurt, 2018 21:34

Kryeministri i Shqipërisë ia doli dhe njëherë të bëjë të keqkuptuarin para të huajve, duke i faturuar medias intepretime të cilat mbajnë autorësinë e tij. Ka qenë vetë ky zotëri që në nëntorin e vitit të kaluar në një intervistë për gazetën austriake, “Standard”, akuzoi Brukselin se po favorizon Serbinë dhe Malin e Zi në proceset integruese, siç lexohet në përgjigjen më poshtë.

Standard: A prisni një ndryshim të kursit në strategjinë e zgjerimit?

“Presidenti i përbashkët, hap drejt destabilizimit”

Postuar në 24 Shkurt, 2018 12:01

Bernd Fisher, një prej njohësve më të mirë të Ballkanit thotë se propozimi i kryeminstrit Edi Rama për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë më së paku është një hap drejt destabilizimit të rajonit.

Për shpifjet dhe ankandin kriminal të Veliajt

Postuar në 23 Shkurt, 2018 21:43

Përtej fasadës me mbjelljen e pemëve, pamë një kryetar bashkie që për të mos u përballur me shkatërrimin dhe betonizimin që po i ben Tiranës, përdor shpifjet, ofendon gazetarët, hedh baltë mbi çdo njeri që ka një mendim ndryshe për zhvillimin e kryeqytetit dhe e gjitha kjo për të fshehur pazaret e tij me oligarkët.

Dhe gënjeshtrat e Z. Veliaj vazhdojnë ……..

Qeveria kapet gafil me emërimin e drejtorit të shkarkuar të PDIU

Postuar në 23 Shkurt, 2018 18:43

Qeveria është detyrruar të shkarkojë nga detyra, Erion Manohasën, Drejtor i Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve në Institutin e Statistikave. Manohasa ka qenë deri para pak kohësh, Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, por u shkarkua me vendim të Gjykatës Administrative për shpërdorim detyre. 

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje