Lajme
Arti i fotomontazhit dhe shkrepjeve të mbivendosura
I Lindur në 1934 Jerry Ouelsman konsiderohet si themeluesi i fotomontazhit në shekullin e 20 në Amerikë. Interesi i tij për fotografinë nisi që në moshën 14 vjeç në duke fiksuar një botë që kapet lehtësisht nga objektivi i aparatit..
Ouelsman prodhon imazhe komplekse me negative të shumta dhe përpunim kaotik të imazheve. Ai përdordymbëdhjetë zmadhime në të njëjtën kohë për të prodhuar fotot përfundimtare dhe ka një arkiv të madh të negativëve të fotografive. Gjithashtu, ai nuk mban më shumë se një aparat fotografik me vete.
Shërbimet sekrete konfirmojnë: Korea e Veriut ka gati raketat bërthamore
Është përhapur me shpejtësi një lajm sipas të cilit Korea e Veriut disponon koka bërthamore të miniaturizuara sa për t’u instaluar në një raketë ndërkonitentale. Kjo e bën Korenë e Veriut një vend që e ka armatimin bërthamor armë strategjike efektive. Lajmi i atribuohet agjencisë DIA në SHBA dhe ka rrjedhur përmes gazetës “The Washington Post”. Kriza koreane po shenjon administratën Trump, e cila ka hequr dorë nga zona të tjera për t’u përqendruar në Paqësor.
Ballkan/Fake news, problem - përpjekja për të kontrolluar mediat, problem edhe më i madh
Në Ballkan nuk është problem kryesor përhapja e lajmeve të rreme, por përpjekjet për të kontrolluar mediat. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ish- përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, është shprehur se “situata e medias në Ballkan, përkeqësohet dita ditës”. Sipas saj kjo situatë është pasojë e konfliktit dhe shoqërive në tranzicion. Nga ana tjetër dështimi i politikanëve dhe prirja për të kërkuar kontroll mbi mediat është dominues.
Pasojat e Brexit ushqejnë idenë e një aplikimi në BE të Izrael - Palestinë
Bashkimi Europian duket se tërheq ende idetë dhe imagjinatën e vendeve në krizë. Edhe pse në krizë ekzistenciale vetë, edhe pse është një union që nuk dëshirohet më aq shumë edhe nga vetë qytetarët e vet, sërish, kostot që po verifikohen me Brexit, e bëjnë atë një model që vështirë se konkurohet. Një opinion në New York Times që theksonte se përfundimi i procesit të Brexit do të rikthente kufijtë për dy Irlandat, ka nxitur idenë e një zgjidhjeje europiane edhe për konfliktin izraelito-palestienz.
Dëgjesat publike si mbledhjet e Frontit të Lagjes
Kryeministri ka vijuar me publikimin e atij që e quan Raport mbi Dëgjesat Publike në Qarkun e Durrësit. Për çfarë është fjala? Nëse i hedhim sy tekstit të publikuar në profilin e tij në Facebook, kuptohet se kemi të bëjmë me 23 takime ku kanë marrë pjesë mesatarisht 150 qytetarë që në total bëjnë 3400 qytetarë.
Merr përmasa më të mëdha skandali i vezëve të kontaminuara
Krim e ka quajtur ministri gjerman i Bujqësisë skandalin e madh të vezëve të kontaminuara që ka ngritur alarmin në gjithë Evropën. Holanda, e cila është një nga vendet që ka prodhuar dhe eksportuar këto vezë ka zgjeruar kontrollet e saj dhe produkte të tjera që mund të jenë kontaminuar insekticidi fipronil.
Kiza në Kosovë, fryt i armiqësive të vjetra
Zgjedhjet politike në Kosovë nuk kanë prodhuar ende një qeveri që të ccojë përpara axhendën europiane të vendit. Gjermania, vendi që nxit Ballkanin drejt proceseve integruese është e shqetësuar se kriza ku është futur politika pas zgjedhjeve rrezikon axhendën europiane të Kosovës. Ambasadorja në largim, Angelika Viets thotë në një intervistë për DW se kriza politike në Kosovë është pasojë edhe e armiqësive të vjetra e egoizmave partiakë.
NATO zhvillon stërvitjen e parë në territorin serb
NATO hedh një tjetër hap drejt afrimit të Serbisë në rrezen e vet të ndikimit. Në muajin tetor të vitit të ardhshëm, anëtarët e Aleancës do të zhvillojnë stërvitjen e parë në tokën serbe, REGEX18, një lajm që raportohet nga Radio Evropa e Lirë dhe është rishpërndarë në mediat serbe.
Kjo është stërvitja e parë që zhvillohet në territorin e Serbisë, vend që ka marrë pjesë si vëzhguese në 20 stërvitje nën Partnetitetin për Paqe, programi që hap procesin e anëtarësimit.
Carla Del Ponte dorëhiqet nga hetimi i krimeve të luftës në Siri
Duke akuzuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mosveprim dhe mungesën e vullnetit politik, Carla del Ponte njoftoi se është tërhequr nga Komisioni i Hetimeve të OKB-së për krimet e luftës në Siri, duke pretenduar se roli i saj ishte në fund të fundit vetëm një "pretekst".
Del Ponte, e cili ka shërbyer si prokurorët për krimet e luftës në Ruanda dhe ish-Jugosllavi, ka thënë se "Këshilli i Sigurimit nuk po bën asgjë dhe se për Sirinë nuk ka drejtësi."
