Lajme
Pakti i dy gjeneralëve për të mbikëqyrur presidentin Trump
Donald Trump duket se po kthehet në një problem serioz politik me këmbënguljen e tij për protagonizëm dhe obsesionin me imazhin. Associated Press raporton se ish-sekretari për Çështjet e Brendshme, John Kelly, një ish-gjeneral që së fundmi drejton kabinetin e presidentit, ka debatuar ashpër më këtë të fundit, për çështjen e pranimit të njerëzve me origjinë nga vende të konsideruara të rrezikshme. Kelly kërkoi largimin e këshilltarëve të tjerë nga mbledhja për të folur hapur me Trump dhe ia arriti duke i parashtruar presidentit se disa njerëz kanë arsye legjitime për të vizituar SHBA.
Turizëm apo zhvatje? Largimi i turistëve kosovarë drejt Malit të Zi
Ky vit shënon një pikë kthese në raportimin mbi turizmin. Ajo që përflitej prej kohësh mes njerëzve, pra diferencimi që subjektet në Shqipëri aplikojnë ndaj kategorive të ndryshme turistësh, ka dalë në sipërfaqe hapur. Pak ditë më parë ishte Deutsche Welle që shkruante për një sjellje jo të mirë ndaj turistëve kosovarë në Shqipëri, ndaj të cilëve aplikohen çmime të diferencuara. Pati kundër reagime, por fakti është se me kosovarët është luajtur keq këto vite duke abuzuar. Dhe abuzimi ka një kosto të merituar.
Gjermania merr përsipër reformën në Inspektoriate
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari njoftoi të martën për një takim të tij me ambasadoren e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz. Më shumë se takim bëhet fjalë për një raportim të zyrtarit shqiptar tek përfaqësia diplomatike e Gjermanisë në Shqipëri. Kjo për shkak të autorizimit që Berlini ka marrë nga qeveria shqiptare për të drejtuar reformën e inspektoriatave në Shqipëri. Njoftimi jep edhe detaje nga ndryshimet që pritet të përfshijnë inspektoriatet shtetërore të shtrira pranë qeverisjes qëndrore dhe asaj vendore.
Bullgaria e Maqedonia “pajtohen” me bekimin e BE-së dhe Gjermanisë
Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruan të martën në Shkup marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me të cilën, dy vendet pretendojnë se i jepet fund mosmarrëveshjeve që kanë ekzistuar që nga pavarësia e Maqedonisë lidhur me gjuhën, kulturën dhe historinë e ndërsjellët.
Hulumtimi: Japonia nuk u dorëzua nga bombat atomike, por nga hyrja në luftë e sovjetikëve
Fillimi i muajit gusht është i lidhur detyrimisht me dy data që janë përcaktuese në emërtimin e epokës që nisi pas vitit 1945: era bërthamore. Kjo pasi më 6 gusht dhe 9 gusht të vitit 1945, ShBA lëshoi dy bombat e para bërthamore në qytete japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit. Qindra mijëra të vdekur në vetëm dy lëshime bombash që ishin vetëm disa kilotonë.
Një raport për autonominë ushtarake të BE-së
Franca dhe Gjermania kanë hartuar një plan "bashkëpunimi të përhershëm strukturor" për çështjet e mbrojtjes, pas takimit të muajit të kaluar në Këshillin Evropian, i cili diskutoi opsionet për "autonominë strategjike" në mbrojtjen e BE-së.
Etiopia u njeh rezidencën pjesëtarëve të komunitetit Rastafari
Arabia Saudite drejt hapjes. Projekt turistik për 34 mijë km2 në Detin e Kuq – legjislacion i pavarur
Jo më vetëm naftë. Arabia Saudite ka njoftuar planin e vet për transformimin e qindra kilomentrave bregdet në Detin e Kuq në një destinacion turisitik global në përputhje me standardet ndërkombëtare. Synimi bën pjesë në projektin e transformimit ekonomik të vendit dhe shkëputjen e tij nga varësia e naftës. Siç raporton “Bloomberg” plani parashikon të përfshijë në trajtim urban, infrastrukturor dhe arkitektonik 34 mijë km2, një hapësirë më e madhe sesa Belgjika mes qyteteve Umluj dhe Al Wajh, 50 ishuj, plazhe, vullkane pasivë.
Thirrje antiturke në Prishtinë
Në muret e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, janë shkruar grafite me thirrje për vdekjen e Hashim Thaçit, Shpend Ahmetit dhe Naim Tërnavës, drejtues i Komunitetit Mysliman të Kosovës. Thirrjet në mure, shprehin kundërshtimin për ndërtimin e “xhamisë turke” siç e quajnë, në Prishtinë. Më herët Ahmeti dhe Albin Kurti i VV-së janë akuzuar për lidhje me njerëz të mjedisit fetar, madje edhe fitorja e Shpend Ahmetit në Prishtinë, lidhet sipas disa analizave pikërisht me këtë gjë.
Rënia e Italisë
Ernesto Galli della Loggia shkruan sot një opinion në gazetën “Corriere della Sera” për situatën gjeopolitike të Italisë. Pesimizmi është dominues në vendin fqinj, ku prej kohësh ka humbur shkëlqimi i ideve të reja dhe energjia e dëshirës për ndryshim. Një politikë që nuk haset kund në Europë thjesht ka lodhur një shoqëri të tërë.
