Lajme
Më mirë gënjeshtar sesa i tredhur para "Sulltanit"
Ajo që shteti i Kosovës bëri me arrestimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq të Kolegjit Mehmet Akif, ishte një nga aktet më të padenja dhe tinzare në shërbim të presidentit Erdogan.
Ky i fundit falenderoi publikisht Hashim Thaçin për zbatimin e porosive të ardhura nga Ankaraja, duke qartësuar edhe më shumë rolin e presidentit të Kosovës në këtë histori.
Fushata e LGBTI në shkolla, komunitetet fetare shprehen kundër
Për një nga temat e nxehta të ditëve të fundit, siç është edhe futja e komunitetit LGBTI në shkolla, kanë reaguar edhe përfaqësues të komuniteteve fetare.
Nga qyteti i Shkodrës gjatë një vizite urimi për pashkët pranë Kishës Katolike, Imami i Shkodrës Muhamed Myftari, ka theksuar se askush nuk mund kushtëzohet nga përcaktimi i familjes, për interesa të ngushta të grupeve të caktuara. Sipas tij kanceri nuk mund të serviret si vlerë.
Në të njëjtën linjë ka qënë edhe at Nikolla, që ka theksuar se Kisha ortodokse do të proklamojë familjen si e shenjtë.
Pabesi dhe një pështymë nga Erdogan në fytyrën e “shtetarëve” të Kosovës
Ajo që ndodhi në Kosovë i meriton të gjitha analizat. Kushtetuta dhe ligji kanë rënë në tokë. Kosova mund të jetë çdo gjë, por vetëm subjekt i denjë për t’u quajtur shtet jo.
Rrëmbimi i gjashë shtetasve turq që strehoheshin dhe banonin në Kosovë me urdhër të presidentit turk, Erdogan, realizuar dhe kryer nga shërbimet turke me miratimin e dy zyrtarëve është një akt që ka poshtëruar në çdo drejtim institucionet e Kosovës.
TVSH për biznesin e vogël, dita e parë nis me kosto shtesë
Nga kjo e diel, edhe bizneset e vogla me qarkullim mbi 2 milionë lekë, janë zyrtarisht të përfshirë në skemën e TVSH-së. Tregtarët në Tiranë komentojnë se vendimi do të japë efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e çmimeve, pasi që nga e shtuna kanë nisur të shpenzojnë vetëm për hir të këtij vendimi.
Video/Ibrahimoviç jep spektakël edhe në SHBA
Ka hyrë në ndeshjen mes Galaxy dhe Los Angeles FC në minutën e 70-të dhe ka shënuar dy gola, njëri prej të cilëve në stilin e tij të njohur.
Predikues dhe dhunues (Video)
Argumenti më i fortë i kryeministrit për t'iu shmangur thelbit të diskutimit lidhur me protestën e dhunshme në Kalimash ishte se një tufë vandalësh dhunuan pronën publike dhe private.
Me puls të qetësuar/Kryeministri nis sqarimin propagandistik të kontratës për rrugën Durrës-Kukës
Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish sot në mëngjes për të folur për tarifën në rrugën Durrës-Kukës duke pranuar kësaj radhe pyetje nga gazetarët. Kryeministri ka folur për kontratën, për klauzolat, duke premtuar madje se do të diskutohet me njerëzit për klauzolat e saj. Lehtësi sipas tij parashikohen për banorët e zonës dhe për kategori të tjera. Më poshtë video e konferencës:
Rasti "Skripal 2.0" në Kosovë?
Në pak ditë Kosova ka përjetuar dy ngjarje që vënë në pikëpyetje serioze aftësinë e qeverisë së saj për të administruar territorin dhe për të qenë në gjendje t’i përgjigjet sfidave të sigurisë.
Arrestimi dhe shoqërimi me pranga i zyrtarit të lartë serb Marko Gjuriç nxori në pah faktin se kryeministri Ramush Haradinaj nuk ishte në dijeni të vendimit për të bërë atë që u bë.
Opozita: Të largohen forcat policore nga Kukësi dhe të pezullohet aplikimi i tarifës për rrugën Durrës-Kukës
Pëfaqësues të opozitës kanë dalë sot në një deklaratë për shtyp, përmes së cilës kanë bërë thirrje që qeveria të largojë forcat speciale nga Kukësi dhe të pezullojë aplikimin e tarifës për rrugën Durrës-Kukës. Më poshtë deklarat e plotë:
I njëjti makth si me armët kimike
Me një fjalim empatik të ngjashëm me atë armëve kimike, kryeministri Rama u shfaq në televizionin ERTV në një konferencë për ngjarjet e paradites në Kalimash, duke iu drejtuar popullit me nje monolog, pasi gazetarët nuk ishin të pranishëm. Dukshëm i tronditur nga protesta dhe djegia e stacionit të pagesave në Rrugën e Kombit, Rama nuk i fshehu emocionet që i shkaktoi përplasja e protestuesve me policinë. Kryeministri tregoi me gisht nga opozita si orkestruese e gjithë skenarit, duke folur sa me tone të ashpra ndaj protestuesve dhe me zë të butë dhe shpjegues ndaj banorëve.
