Lajme
Princi saudit i Kurorës: "Izraeli ka të drejtën e ekzistencës...Nuk e di se çfarë është vahabizmi"
Arabia Saudite është gati të heqë dorë nga qëndrimi i saj i deritanishëm ndaj Izraelit për të likujduar regjimin Iranian. Princi i kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud ka deklaruar në një intervistë për revistën e njohur “The Atlantic” se hebrejtë kanë të drejtë të jetojnë në tokën e tyre.
Shtohet presioni edhe për Teatrin e Ri (Video)
Protesta e Kukësit mesa duket ka inkurajuar artistët të kërkojnë ndihmën e politikës për të ndalur projektin e Edi Ramës për Teatrin e Ri. Në një grumbullim para ambjenteve të Teatrit ku ishte prezent edhe Robert Ndrenika, u hodh ideja e një takimi me Ilir Metën.
Opozita thirrje për mospagim taksash
Mbledhja e përbashkët PD-LSI vendosi mosbindje civile dhe protesta kundër taksave arbitrare të qeverisë. Aksioni i ri opozitar do nisë të martën me praninë e deputetëve në sallën e gjyqit ku do të jepet masa e sigurisë për 23 të ndaluarit e protestës në Kukës. “Të vendosim cilat janë hapat e parë, duke nisur me praninë masive të opozites në sallen e gjyqit, sepse ata janë simboli i mosbindjes civile.
Haradinaj i përgjigjet Erdogan
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur në distancë kërcënimeve të presidentit turk Erdogan. Kreu i qeverisë së Kosovës ka shfrytëzuar një aktivitet për promovimin e gatesave tipike shqiptare “Shije Shqiptare”, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, për t’i kërkuar Turqisë të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës.
Ndërtesa “Seferis” bëhet seli e konsullatës greke në Korçë
Selia e konsullatës greke në Korçë është bërë godina e njohur ndryshe si “Vila Seferis”. Punimet për restaurimin e ndërtesës neoklasike filluan në vitin 2017 dhe përfunduan në vitin 2018. Si në çdo qytet, ndërtesat janë një dëshmi e rrugëtimit të tyre historik, identitetit të veçantë, social dhe kulturor. Ndërtasa e quajtur "Seferis" në Korçë manifeston pasurinë arkitektonike, por edhe rolin e elementit grek dhe ortodoks në fizionominë e qytetit.
Urdhërarrest për Gylenin një ditë para vizitës së Putin
Turqia ka urdhëruar arrest ndaj klerikut musliman, Fethullah Gylen dhe shtatë personave të tjerë për vrasjen e ambasadorit rus Andrei Karlof në vitin 2016. Sipas gazetës, Haberturk ky urdhër-arresti lëshohet , një ditë para se presidenti rus Vladimir Putin të vizitojë Ankaranë.
Andrei Karlof ra i vdekur nga të shtënat e një polici në detyrë, teksa ishte duke folur për hapjen e ekspozitës në dhjetor 2016. Ai bërtiti "Allahu Ekber" dhe "mos harroni Aleppo-n" si zjarr të hapur. Më pas u vra nga policia.
Video/5 euro për të kaluar në Tiranë
Dieta në kopshte/"Njeriu nuk ka enzima për të tretur tërshërën. Kali, gomari dhe mushka, po, kanë"
Dieta e re e vendosur në çerdhe dhe kopështet e Tiranës vazhdon të prodhojë debate. Pak javë më parë diskutimi u përqendrua te fakti se dieta pranohej me vështirësi nga fëmijët, por tani mundet që tezat kundër saj të zgjerohen.
Report Tv raporton se sipas mjekut natyropat, Arben Gjoni, i cili praktikon mjekësinë komplementare, përdorimi i tërëshërës në dietë është i paparanueshëm.
Video/Sulmi mbi kabinat e biletave në Kalimash
Pamjet janë publikuar nga Report Tv:
Laboratori hapësinor kinez Tiangong - 1 bie në Paqësorin e jugut
Njësia ishte lëshuar në vitin 2011 dhe arriti të lëshonte një mjet në Hënë. Pamjet e fundit në fluturim mbi qiellin e Italisë nga observatori Gauss.
