Lajme

Fakte të reja për rastin Skripal, u helmua në shtëpi

Postuar në 28 Mars, 2018 22:33

Fakte të reja për tentativën e vrasjes së agjentit të dyfishtë Sergei Skripal janë bërë publike nga policia britanike. Siç njoftuan të mërkurën në mbrëmje autoritetet britanike, Skripal dhe vajza e tij kanë ardhur ndoshta në kontakt me agjentët neurotoksikë në shtëpinë e tyre, veçanërisht në derën kryesore të shtëpisë së tyre, ku u gjet përqendrimi më i madh i substancës.

"Policia do të intensifikojë hetimet në lagjen e shtëpisë së Skripal"-tha një zëdhënës, duke vënë në dukje se rreziku për banorët vendas mbetet i ulët.

Zbulohen synimet e qeverisë për pronat në Bregdet. Në krye të Task Forcës vihet Briseida Shehaj

Postuar në 28 Mars, 2018 19:35

Më në fund është kuptuar se çfarë synon kryeministri me lëvizjen e re për pronat në bregdet për të cilat së fundmi ka pezulluar kthimin dhe po synon verifikimin.

Në konferencën për shtyp të kreut të Bordit të Hipotekave, Artan Lame është konfirmuar se në krye të Task Force të ngritur nga kryeministri për këtë qëllim do të jetë Briseida Shehaj. Ish-drejtoresha e Tatimeve, ishte një nga dy yjet në ngjitje në fillim të mandatit të parë të qeverisë socialiste të Edi Ramës, kur krahas Elisa Spiropoalit në Dogana, drejtonte një nga drejtoritë kryesore të cilën e shpartalloi me nder.

Versioni i fundit për kokainën e Durrësit: Nuk mbaj mend mirë çfarë kam thënë

Postuar në 28 Mars, 2018 18:09

Në krye të betejës politike për të mbrojtur versionin se droga e Maminasit ishte vetëm operacion i policisë shqiptare, kryeministri Rama tani konfirmon të kundërtën. Në skenë kanë dalë italianët, jo nga raportimet në media, por nga  goja e vetë kryeministrit.

Me dashje apo pa dashje, në një intervistë për Die Welt, kreu i qeverisë shqiptare tha se operacioni ishte në bashkëpunim me policinë italiane, e cila mësa duket i ka bërë një konçesion palës shqiptare, duke mos raportuar asgjë lidhur me këtë operacion. 

A është kushtetuese të paguash për të ardhur në Tiranë?

Postuar në 28 Mars, 2018 16:31

Tarifa  në Rrugën e Kombit mund të anulohet. Këtë mendon juristi Ylli Manjani, ish-ministër Drejtësie që në një prononcim për TemaTv shpjegon edhe rrugën sesi tarifa mund të anullohet. 

Nga pikëpamja juridike, për të mundur koncesionarin, shoqatat ose qytetarët mund të depozitojnë në gjykatë argumentin e mungesës së një rruge alternative kalimi. 

Projekti i debatueshëm/Banka Europiane për Investim jep 932 mln € për gazjellësin TransAnatolian

Postuar në 28 Mars, 2018 15:45

Banka Europian e Investimeve miratoi në datën 15 mars kredinë prej 932 milionë eurosh për ndërtimin e gazsjellësit TransAnatolian(TANAP) që përbën seksionin turk të Korridorit Jugor të Gazit. Ky i fundit është projekti më i madh energjetik ku është përfshirë BE-ja dhe përmes tij synohet kalimi i 16 miliardë metra lub gaz në vit që kanë si burim Azerbajxhanin. TANAP do të kalojë përmes Gjeorgjisë, Turqisë për të përfunduar në kufi me Greqinë ku lidhet me gazjellësin TransAdriatik. 

"Komisioni “Tahiri” të hetojë edhe Shkëlzen Berishën"

Postuar në 28 Mars, 2018 14:54

Mazhoranca kërkon që objektivi i komisionit hetimor për Tahirin të zgjerohet në kohë dhe në persona të tjerë.  Në një intervistë për TemA TV nënkryetarja e komisionit hetimor, Ermonela Felaj u shpreh se do të hidhet dritë edhe mbi akuzat për përfshirjen e Shkëlzen Berishës në trafikun e drogës.

Garniturë diplomatike me sallatën e pronave

Postuar në 28 Mars, 2018 12:29

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin ka nisur një fushatë takimesh me qytetarët për të dëgjuar siç tha shqetësimet e tyre në lidhje me çështjet e pronësisë.

“Prona private është e drejtë themelore e njeriut dhe për ne si BE është e panegociueshme. Gjatë 27 viteve të fundit, edhe më parë ka pasur një kaos që është shkaktuar për çështjen e pronësisë. Pas reformës në drejtësi, kjo është reforma tjetër më e rëndësishme për shqiptarët”-deklaroi zonja ambasadore në krah të ministres së Drejtësisë gjatë një takimi në Vlorë.

Gjykata e Vlorës e mbyll grabitjen e tokave në Karaburun me dënimin e varrmihësit

Postuar në 28 Mars, 2018 11:56

Gjykata e Vlorës shpalli fajtorë katër nga pesë të akuzuarit për falsifikimin e 342 hektarëve tokë në zonat turistike të Karaburunit, Zvërnecit dhe Palasës të martën, ndërkohë që i dha pafajësi avokatit Enkes Hysendhima.

Trupi gjykues i përbërë nga Albert Spiro, Albana Selmanaj dhe Laurent Fuçia shpalli përgjegjës kryesor Rajmond Mëzin dhe vendosi dënimin e tij me 18 vjet burg për falsifikimin e pronësisë së 220 hektarëve tokë në Karaburun dhe 89 hektarëve të tjerë në Zvërnec. Lefter Gjergji, i cili akuzohej për tjetërsimin e 33 hektarëve tokë në Palasë u dënua me 16 vjet burg.

Whistleblower-i Berisha

Postuar në 27 Mars, 2018 23:35

Ndoshta është hera e parë që Sali Berisha po bëhet i bezdisshëm. Ndaj tij ka patur mllef, urrejtje, inat, kundërshti, admirim apo edhe frikë. Por bezdi vështirë të thuash se ka patur ndonjëherë. Duket se kjo kohë ka ardhur.

Dhe këtë ndjesi ta krijon sa fakti se mikrofoni për të vihet në një kohë kur ai po humbet rolin real publik për të kaluar në rolin e avokatisë së interesave personale, aq edhe për faktin se teknika e tij e sulmit politik është e vjetëruar dhe jashtë kohe saqë mund të quhet e papranueshme.

Edhe SHISH del bllof me agjentët rusë

Postuar në 27 Mars, 2018 20:27

As Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror,  Helidon Bendo nuk ka thënë ndonjë arsye më shumë për dëbimin e diplomatëve rusë nga sa argumentoi Ministria e Jashtme. 

Në një raportim me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë, ku media u lejua vetëm pak minuta brenda, Bendo mësohet t’i jetë shmangur pyetjeve të anëtarëve të komisionit të sigurisë nëse SHISH-i ka qenë në dijeni të aktivitetit të dyshimtë të dy diplomatëve rusë të dëbuar një ditë më parë nga qeveria shqiptare, si dhe ndikimt rus për llogari të Partisë Demokratike. 

Pages

Subscribe to RSS - Lajme