Lajme
Fitorja e parë e Bashës - imunizon PD-në nga sulmet e atyre që mbetën pa kolltuk
Lulzim Basha u është përgjigjur sulmeve në media për paaftësinë e tij si drejtues me një mbledhje të përbashkët me LSI-në dhe Partinë Republikane. Aty u njoftua se opozita do të kërkojë çeljen e negociatave me Bashkimin Europian dhe se do të intensifikohet përpjekja për largimin e qeverisë.
Gjakmarrja/Avokati i Popullit: Në disa zona, shteti nuk garanton dot qytetarët
Një raport mbi dukurinë e gjakmarrjes në Shqipëri nxjerr në pah edhe problemin shumë serioz të mungesës së kontrollit të territorit nga shteti në disa zona. Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, tha gjatë prezantimit të një raporti të realizuar nga organizata “Operazione Colomba”, se në këto zona, nuk ofrohet siguri dhe kjo çon në vetëburgosje apo largim nga vendi.
"Lista Serbe" del nga qeveria e Kosovës. Spekullime të shumta për ndalimin e Gjuriç
Ndalimi në mënyrë demonstrative në Mitrivicë i zyrtarit serb, Marko Gjuriç, ka provokuar reagimet e para. Lista Serbe është tërhequr nga qeveria e Kosovës, ndërkohë që skenarët që hapen si pasojë e asaj që ndodhi janë disa. Vetë kryeministri Ramush Haradinaj, ka mohuar se ai do të japë dorëheqjen. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ai ka bërë të ditur se arrestimi i Gjuriç nuk ka të bëjë me përkatësinë e tij, por me shkeljen e ligjit, pasi atij nuk i ishte dhënë leja për të hyrë në Kosovë.
Helmut Kohl, jo edhe aq paqedashës dhe vizionar sa ç'thuhet
Ish-kancelari i Gjermanisë Helmut Kohl gëzonte deri sa vdiq një famë të madhe si bashkuesi i Gjemanisë dhe nismëtar për bashkimin e Europës. Ai konsiderohet nga opinioni i përgjithshëm si një ndër njerëzit më me ndikim në periudhën e fundit të Luftës së Ftohtë dhe sidomos ai njihet si një njeri i paqes, që e ngjizi atë.
Erdogan del i kënaqur nga "pazari" i Varnës
Sipas zyrtarëve europianë, samiti i Varnës në Bullgari hapi rrugë të reja në marrëdhëniet BE-Turqi. Pavarësisht frikës se ky takim mund të ishte një ndeshje boksi mes Brukselit dhe Ankarasë, burime u shprehën se Presidentit turk u shpreh i kënaqur me rezultatet.Gjatë bisedimeve u shmangën tonet e larta dhe bisedimet u përqëndruan në konsultimet mbi tri fusha kryesore, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe energjia.
Videolajm/Dorëzimi i zyrtarit serb Marko Gjuriç në pikën kufitare të Merdares
Një fitore diplomatike për Theresa May
Edhe Maqedonia i është bashkuar masave të marra nga disa vende kryesore të Perëndimit për çështjen “Skripal”. Ministria e Jashtme e këtij vendi ka njoftuar se është dëbuar nga vendi një person, pjesë e stafit të ambasadës ruse në Shkup.
Vrasja e gazetarit sllovak, kontratë vdekjeje
Vrasja e gazetarit Jan Koutsiak dhe të fejuarës së tij që shkaktoi protesta masive dhe çoi në dorëheqjen e kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico, ka të ngjarë të jetë kontratë vdekjeje e ekzekutuar nga vrasës me pagesë. Koutsiak 27 vjeçar u qëllua me dy plumba në gjoks, ndërsa e fejuara e tij Martina Kousnirova me një plumb në kokë.
Studimi/Degradimi i tokës ka prekur tashmë 3.2 miliardë njerëz
Degradimi i tokës për shak të bujqësisë kërcënon mirëqenien e mbarë njerëzimit. Një raport i publikuar së fundmi dhe i mbështetur nga OKB, vë në dukje se nga kjo dukuri janë prekur deri më tani 3.2 miliardë njerëz, çka do të thotë se janë krijuar kushtet për migrim masiv dhe konflikte.
Gjuriç kthehet paketë në Beograd (Video)
Shefi i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç u arrestua nga Policia e Kosovës pasi nuk kishte përfillur autoritetet e Prishtinës për t’u futur në Mitrovicë. Pas arrestimit, ai u dërgua në Prishtinë, ku u mbajt vetëm pak minuta brenda stacionit policor.
"Marko Gjuriq ka hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme. Policia e Kosovës ka vepruar në përputhje me kompetencat e veta, me profesionalizëm dhe në mbrojtje të rendit dhe ligjit në Kosovë” u shpreh presidenti Thaçi.
