Lajme

Malias kritikon qëndrimin e Greqisë për Kosovën

Postuar në 30 Mars, 2018 12:21

Ish-ambasadori grek në Tiranë, Aleksandër Malias kritikon Athinën për qëndrimin e mbajtur ndaj Kosovës. Në një analizë mbi situatën e krijuar pas arrestimit të Marko Gjuriç, Malias ka thënë se Serbia ka bërë hapa kurajozë në raport me Prishtinën, madje më të guximshëm dhe të vërtetë sesa Greqia, e cila nuk është e lidhur me interesa direkte. 

Furtunë politike në Kosovë pas arrestimit të 6 gylenistëve (Dokumenti)

Postuar në 30 Mars, 2018 11:13

Furtunë politike ka shkaktuar në Kosovë, arrestimi i 6 personave të etiketuar si gylenistë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një shkrese zyrtare dërguar Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefajt, ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Pronat në Bregdet, ndoshta versioni i tretë i qeverisë është i vërteti

Postuar në 29 Mars, 2018 19:15

Çështja e verifikimit të pronave në bregdet ku po pezullohet kalimi i pronësisë me një vendim të Këshillit të Ministrave, i ngjan përherë e më shumë kaosit informativ që rrethon kapjen e drogës në Maminas. Njëherë qeveria deklaron se e ka kapur me ndihmën e partnerëve, pastaj e vetme, pastaj me ndihmën e italianëve e së fundmi po sërish vetëm. Natyrisht që fajtori këtu është media kazan dhe jo qeveria.

Mosbesimi Tiranë-Athinë ndryshon axhendën e Prillit

Postuar në 29 Mars, 2018 18:59

Prilli ishte parashikuar koha kur qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë do të përmbyllnin negociatat për nënshkrimin e partneritetit strategjik siç u lajmëruar nga Rama e Cipras pas takimit në Davos. 

Taksa e pronës, ngrihet drejtoria për administrimin

Postuar në 29 Mars, 2018 14:50

Administrimi i taksës së pronës pas 1 prillit mund të shoqërohet me problematika, jo vetëm në faturime, por edhe në llogaritjet që mund të bëjnë njësitë vendore nga të dhënat e kadastrës fiskale.  Për të evituar problemet, Ministria e Financave do të ngrejë përkohësisht një strukturë të re të përkohshme, të quajtur drejtoria e Taksës së Pasurisë, ndërsa Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera tregon për Tema Tv se drejtorianë fjalë do të bëjë vetëm koordinimin e punës që do të kryhet nga njësitë e qeverisjes vendore. 

Sqarimet e ministrit të Infrastrukturës Gjiknuri për tarifën e rrugës Durrës-Kukës

Postuar në 29 Mars, 2018 11:19

Sot ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka përcjellë sot në Kuvendin e Shqipërisë argumentet e qeverisë për vendosjen e tarifës në rrugën Durrës-Kukës.

“Fiasko e Facebook, por edhe Twitter keqpërdoret”

Postuar në 29 Mars, 2018 10:47

"Në Facebook dhe Twitter, shpesh nuk është vendi i mirë për të gjetur dikë." Me  këtë shprehje tipike, shpikësi i World Wide Web (WWW), Sir Timothy Berners-Lee, një nga figurat më të rëndësishme të botës teknologjisë moderne,  bëri publike shqetësimet e tij rreth përdorimit të mediave sociale si një mënyrë për të ushtruar ndikimin politik, nga përdorimi i të dhënave personale apo reklamave gri.

Greqi, dhuna raciste në lulëzim

Postuar në 29 Mars, 2018 10:22

Në Greqi u shënua rritje e incidenteve të dhunës raciste gjatë vitit 2017.  Rrjeti i Raportimit të Incidenteve të Dhunës Raciste ka dokumentuar bashkëjetesën e tendencave kundërshtare brenda shoqërisë greke. Nga njëra anë, vërehet një forcim i pranisë së grupeve me ideologji ksenofobe dhe ngjarjeve të dhunës ndaj organizatave të refugjatëve.

Fakte të reja për rastin Skripal, u helmua në shtëpi

Postuar në 28 Mars, 2018 22:33

Fakte të reja për tentativën e vrasjes së agjentit të dyfishtë Sergei Skripal janë bërë publike nga policia britanike. Siç njoftuan të mërkurën në mbrëmje autoritetet britanike, Skripal dhe vajza e tij kanë ardhur ndoshta në kontakt me agjentët neurotoksikë në shtëpinë e tyre, veçanërisht në derën kryesore të shtëpisë së tyre, ku u gjet përqendrimi më i madh i substancës.

"Policia do të intensifikojë hetimet në lagjen e shtëpisë së Skripal"-tha një zëdhënës, duke vënë në dukje se rreziku për banorët vendas mbetet i ulët.

Zbulohen synimet e qeverisë për pronat në Bregdet. Në krye të Task Forcës vihet Briseida Shehaj

Postuar në 28 Mars, 2018 19:35

Më në fund është kuptuar se çfarë synon kryeministri me lëvizjen e re për pronat në bregdet për të cilat së fundmi ka pezulluar kthimin dhe po synon verifikimin.

Në konferencën për shtyp të kreut të Bordit të Hipotekave, Artan Lame është konfirmuar se në krye të Task Force të ngritur nga kryeministri për këtë qëllim do të jetë Briseida Shehaj. Ish-drejtoresha e Tatimeve, ishte një nga dy yjet në ngjitje në fillim të mandatit të parë të qeverisë socialiste të Edi Ramës, kur krahas Elisa Spiropoalit në Dogana, drejtonte një nga drejtoritë kryesore të cilën e shpartalloi me nder.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme