Lajme
SHBA embargo Turqisë, ndalon shitjen e avionëve F-35
"Të gabuar" dhe "absurd" e quan Ministria e Jashtme turke propozimin e deputetëve të Kongresit Amerikan për të imponuar sanksione mbi sektorin e mbrojtjes.
Ministri i Jashtëm turk ka paralajmëruar se qasja e SHBA ndaj kësaj çështjeje është e papërshtatshme për vendet aleate dhe se Ankaraja do të hakmerret nëse shitjet e armatimeve amerikane për Turqinë do të ndërpriten.
Video/Përmbytje të mëdha në Ankara
Video/Tentativë arratisjeje me rrezikun e vetëvrasjes
Një person që po gjykohej në një gjykatë të Utah në SHBA ka tentuar të largohet nga salla e gjyqit duke u hedhur nga kati i dytë. Në pamjet video të publikuara duket Christopher Clay Rudd që largohet me shpejtësi nga salla dhe me një salto hidhet nga ballkoni i brendshëm i katit të dytë, ndonëse me duar të lidhura. Ai theu legenein, këmbën dhe pësoi frakturë në kafkë.
I arrestuar për trafik droge, Rudd, 35 vjeç tani do të akuzohet edhe për tentativë arratisjeje.
Kryeministri poshtëron kryebashkiakun Veliaj: Punët i ka financuar qeveria
Pasi i mbajtën qëndrim njëri – tjetrit për gati një vit, pasi deri para pak javësh askush nuk dinte të thoshte ndonjë gjë me sigur, kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj duket se është miqësuar sërish me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit ka nisur ta begenisë sërish Veliajn, me të cilin pret shirita përurimesh të punëve që ndonëse pasurojnë atë që z. Veliaj e quan Histori të Tiranës, pak thonë për përmirësimin e gjendjes në vend.
“Nuk e dua Trump në funeralin tim”
Trump është i padëshiruar në shumë ambjente. Por refuzimi i senatorit John McCain është ndoshta i pari që nuk pranon presidentin e SHBA në funeral.
Rrjeti televiziv NBC citon njerëz pranë McCain për dëshirën e tij ndërkohë që senatori është duke luftuar me kancerin në tru dhe ka pak shanse të rikuperojë. Senatori ka shprehur dëshirën që në funeral nga Shtëpia e Bardhë të jetë zv.presidenti Mike Pence.
Macron: Tërheqja e ShBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin çon në luftë
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se tërheqja e ShBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin mund të çojë në luftë.
Macron e ka nërë deklaratën në një intervistë me revistën gjermane “Spiegel” që citohet nga media të ndryshme.
Kjo do të thoshte hapje e kutisë së Pandorës, do të thoshte luftë. Nuk besoj se Donald Trump do luftë
citohet Macron.
Gjiri i Lalzit - Ndërtime, prerje pemësh dhe ujëra të zeza që derdhen në det
Mania e biznesmenëve të fuqishëm ka mbërritur edhe në Gjirin e Lalzit. Vetëm në pak vite emra të njohur të ashtuquajturve oligarkët shqiptarë kanë nisur ndërtimin e komplekseve turistike duke i zëvendësuar pishat me komplekset turistike.
Ndonëse më parë nuk mund të kalohej nga njëri krah i pyllit në tjetrin për shkak të dendësisë së pemëve të pishës dhe shkurreve, edhe tashmë nuk mund të kalohet në vendet ku janë fshatrat turistikë; jo nga pemët pasi ato janë prerë por nga ndërtimet që janë ngjitur me njëra-tjetrën.
Video/Incidente fizike në Varrezat e Dëshmorëve
Përplasja ka ndodhur mes një grupi veteranësh që kanë shfaqur sërish imazhin e Enver Hoxhës dhe një grupi militant të PD-së.
