Lajme

Paqe e brishtë në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 14 Maj, 2018 11:40

Paqja në Ballkanin Perëndimor mbetet e brishtë. Të paktën këtë mendon kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e cila citohet nga agjencia shtetërore e lajmeve, Deutsche Welle të jetë shprehur për një gjë të tillë në kuadër të diskutimeve në Konventën Kombëtare të Katolikëve,  e cila zhvilloi punimet javën e kaluar në Mynster në landin e Rinit Verior-Vestfalisë.

Rave party kundër qeverisë (Video)

Postuar në 14 Maj, 2018 10:43

Dy prej klubeve më të mëdha në Tbilisi,  Bassiani dhe Cafe Gallery, ishin në shënjestër të policisë gjeorgjiane me pretekstin e trafikut të drogës, akuza që janë hedhur poshtë nga dy qendrat e argëtimit. Mijëra protestues u mblodhën jashtë parlamentit të Gjeorgjisë, në shenjë proteste, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Giorgi Kvirikashvili dhe ministrit të Brendshëm.

Kalon vetting-un gjyqtarja e Tiranës

Postuar në 14 Maj, 2018 10:22

Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e  Tiranës ka kaluar Vetting-un. Ajo është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ka vlerësuar se gjyqtarja nuk ka probleme me integritetin e figurës dhe deklaratën e pasurisë.

Per gjyqtaren ka vetëm dy ankesa, por në asnjërën prej tyre nuk ka patur shkelje ligjore si dhe nuk ka ësnjë masë disiplinore. Xhaxho është gjyqtarë në Gjykatën e Tiranës dhe gjithashtu kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe u be pjesë e listës prioritare për të kaluar në sitën e vettingut.

Votoi kundër në OKB, por Shqipëria merr pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës së ShBA në Jeruzalem

Postuar në 13 Maj, 2018 23:55

Ndonëse votoi pro rezolutës turke në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Tirana zyrtare ka vendosur të mos e bojkotojë ceremoninë e përurimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem. Mediat e Izraelit njoftojnë se nga ftesat e dërguara për përfaqësuesit e 86 vendeve të ndryshme, vetëm 33 e kanë pranuar atë, ndërkohë që pjesa më e madhe ka vendosur të bojkotojë. 

Pse zhvlerësimi i euros nuk lidhet me turizmin? (Video)

Postuar në 13 Maj, 2018 18:49

Afrimi i sezonit turistik veror ka identifikuar një numër të lartë prenotimesh për hotelet, të cilin Banka e Shqipërisë e ka shtuar te faktorët për zhvlerësimin e euros. Por, për kreun e shoqatës së Tur-Operatorëve, Kliton Gërxhani ky argument i Bankës nuk qendron, pasi përpos faktit që ka një rritje progresive të pretonotimeve, numri dhe vlera e parapagimeve është e papërfillshme.  Ai tha për Tema Tv se asesi Banka nuk mund të dalë me një arsyetim të tillë për zhvlerësimin e euros në këto nivele.

I ka humbur pasqyra!

Postuar në 13 Maj, 2018 18:31

Personazhi më i ekspozuar në çështjen Tahiri është padiskutim kryeministri i vendit. Kjo për shkak të reagimeve disproporcionale për ish-ministrin e tij,  të cilin njëherë e quajti kampioni ynë, njëherë dru i shtrembër, njëherë viktimë të prokurorisë politike dhe së fundmi provë për drejtësi jopolitike. Flagrant është qëndrimi i tij për Prokurorinë, i pari në tetor të vitit të kaluar kur grupi hetimor me në krye Besim Hajdarmatajn kërkoi arrestimin e Tahirit dhe i dyti një ditë më parë kur Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e arrestit të shtëpisë për ish-ministrin e Brendshëm.

Happy End!

Postuar në 13 Maj, 2018 14:51

Reagimi i ambasadës amerikane për arrestin e Shtëpisë së Saimir Tahirit kaloi pa shumë vëmendje, por në thelb ai parathotë një happy end për ish-ministrin e Brendshëm, i cili pret mesa duket pret vetëm fundin e skenarit të parashikuar për të. Siç thotë ambasada amerikane, gjykimi do të jetë i drejtë për një çështje korrupsioni, siç e cilëson ajo çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Beendshëm.

Misioni qesharak i zotit Roth

Postuar në 13 Maj, 2018 14:37

Të shtunën Shqipërinë e vizitoi ministri  gjerman për Evropën, Michael Roth, i cili doli edhe në një konferencë për shtyp me homologun shqiptar, Ditmir Bushati. Përmbajtja e deklaratave tregoi se vizita ishte thjesht një ndihmë e sforcuar e socialdemokratëve gjermanë për qeverinë socialiste të Tiranës, mesa duket në kuadër të solidaritetit politik si anëtarë të së njëjtës familje. 

Drejtësi apo Pazar?

Postuar në 12 Maj, 2018 21:56

Çfarë po ndodh ishte njoftuar. Si e qysh e tek, kjo është e thjeshtë për t'u kuptuar. 

Deklarata e Monika Kryemadhit bërë më 3 maj 2018 e plotë këtu: 

http://www.gazetadita.al/monika-kryemadhi-marreveshja-mes-rames-dhe-tahi...

Teatër për botën, Tahiri në arrest shtëpie

Postuar në 12 Maj, 2018 19:54

Ashtu siç pritej, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka "avancuar" me çështjen e Sajmir Tahirit duke i çuar kërkesë Gjykatës për burg pa afat, por kjo e fundit vendosi ta lërë në arrest shtëpie. Një vendim që ndjek logjikën e zhvillimeve politike dhe shkarkimeve të kryera së fundmi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Pra ashtu siç kërkojnë partnerët dhe në veçanti Gjermania, Tahiri të gjykohet pa ndikimin e politikës.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme