Lajme
Ekstradim politik apo shkëmbim me gylenistët?
Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia ka ardhur në Shqipëri, ndoshta bashkë me pasojat politike që mund të prodhojnë dëshmitë e tij, nëse drejtësia do të rikonsiderojë akuzat e ngritura për çështje që konsiderohen të mbyllura. Kujtojmë që ekstradimi i njërit prej të dënuarve për vrasjen e Azem Hajdarit vjen pas një refuzimi 12 vjeçar të drejtësisë turke për ta transferuar atë në Shqipëri.
Neglizhenca shkatërron një tjetër zbulim arkeologjik në Durrës
Shirat në fund të muajit nëntor 2017 mbuluan me ujë zbulimet arkeologjike në gropat e hapura në një shesh ndërtimi pallatesh fare pranë Muzeut Arkeologjik në Durrës.
Tre furrat e qeramikës, që mendohet se i përkasin periudhës së antikitetit të vonë dhe që u zbuluan gjatë gërmimeve arkeologjike të kryera nga kompania A.K.e.R sh.p.k, u shkatërruan pjesërisht. Dy prej tyre, sipas dokumeneteve që BIRN disponon u shkërmoqën si pasojë e qëndrimit në ujë, ndërsa një e tretë mbijetoi me dëmtime.
SHBA tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin
Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Kjo ishte data e fundit për Trump që të shprehej në këtë kuadër dhe ai ka bërë atë që kishte deklaruar: tërheqjen nga marrëveshja e firmosur nga Obama. Sipas Trump marrëveshja është e kalbur dhe turp për të si qytetar. Ai ka riaktivizuar sanksionet që u hoqën me marrëveshjen duke krijuar polarizime të mëdha në Lindjen e Mesme.
Turqia furnizohet me 6 nëndetëse ofensive nga Gjermania
Kompania ThyssenKrupp Marine Systems (TKMS) do t’i dorëzojë Ankarasë gjashtë nëndetëse ofensive të cilat janë bashkëprodhim me një kompani turke. Pëlqimi për ndërtimin e tyre ishte dhënë në vitin 2009 nga qeveria gjermane.
Sipas ARD, ndërtimi i nëndetëseve të klasit 214 kishte filluar në 2015 dhe kishte vazhduar edhe pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në Turqi. "Armatimet që i janë dhënë Turqisë në formën e nëndetësese agresive janë plotësisht të përshtatshme për një ofensivë turke në Mesdhe"- tha Sevim Dağdelen, zëdhënëse e partisë, Die Linke.
CEZ bën lëmsh edhe politikën bullgare
CEZ, kompania çeke që operon në fushën e energjetikës vazhdon të krijojë probleme në Bullgari. Agjencia bullgare e lajmeve, BTA, njofton se shitja e aksioneve të CEZ ndaj një kompanie të dyshimtë vendase ka provokuar debate të forta politike. Bëhet fjalë për rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilin CEZ ka menduar ta kalojë drejt një kompanie të quajtur Pazardjik që zotërohet nga Ginka Vubarkova.
Apeli: "Arrestoni dhunuesit e 5 Majit, ose 200 mijë veteranë të mos e votojnë më PS-në"
Arben Duka publikon sot në gazetën “Dita” një letër për kryeministrin Edi Rama që ka të bëjë me dhunën e ushtruar ndaj disa veteranëve në varrezat e dëshmorëve në datën 5 maj. Sipas Dukës, të vetmet ide që sot ndalohen nga Kushtetuta e Shqipërisë janë ato fashiste që sipas tij mëkohen nga PD-ja.
Sulmi i PD-së për inceneratorët, luftë e brendshme ndaj ish-ministrit Ridvan Bode?
Sot gazeta “Panorama” ka zbardhur një debat të zhvilluar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike mes deputetëve Sali Berisha dhe Myslim Murrizi. Berisha ka kërkuar që deputetët të denoncojnë koncesionet korruptive të qeverisë duke u përqendruar tek ai për monitorimin online të lojërave të fatit që sipas tij kontrollohet nga vëllai i kryeministrit aktual, Olsi Rama dhe djali i ish-kryeministrit, Aleksandër Meksi, Endri Meksi.
Stoku i kredisë arrin në 1.3 mld euro, Tirana në krye të borxheve
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për stokun e kredisë për individë sipas rretheve, për numër banorësh, tregojnë se huaja për banor në kryeqytet është 884 euro, gati tre herë më e lartë sesa qyteti i dytë që vjen më pas në listë, Durrësi.
Në total, në Tiranë individët kanë për të kthyer në banka 101 miliardë lekë hua, ose rreth 780 milionë euro, sipas të dhënave që i referohen tremujorit të parë të vitit 2018. Rreth 70% të kësaj shume e zë huaja për blerje banesash (624 euro për frymë), që shënon një rritje të qëndrueshme vit pas viti.
Një film për Arbërinë
Arbëria. Ky është titulli i një filmi që po realizohet nga Francesca Olivieri i cili trajton temën e një vajze arbëreshe që rigjen rrënjët e veta të origjinës. Aida është një vajzë nga pakica arbëreshe e cila i kundërvihet zakoneve dhe largohet jashtë. Me vdekjen e të atit detyrohet të rikthehet për të rënë në kontakt me origjinën, me një gjuhë dhe etni tjetër.
Fotolajm/Ambasada e re e SHBA në Jeruzalem
Godina e re e ambasadës përfaqëson përmbushjen e një politike të jashtme që i njeh Izraelit kryeqytet Jeruzalemin. Godina përfundon pas gjashtë vjetësh dhe hapja e saj javën që vjen do të jetë simboolike.
