Lajme
Ligji i Luftës do hiqet me dekret të Presidentit të Greqisë
Deklarimi i kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras për marrëveshjet në diskutim mes Shqipërisë dhe Greqisë njofton zgjidhjen e disa çështjeve të cilat kanë qenë pezull për shumë kohë. Përveç marrëveshjes së detit për të cilën ekipet negociatore do të takohen sërish në Tiranë, është edhe çështja e ligjit të luftës.
Cipras pranon "gjendjen e luftës" me Shqipërinë
Kryeministri grek Aleksis Cipras ka pranuar se Shqipëria dhe Greqia janë ende në gjendje lufte, duke deklaruar se zgjidhja e kësaj çështje është pjesë e paketës së çështjeve të mbetura pezull nga Lufta e Dytë Botërore. Ai shprehet optimist se dy vendet do përmbyllin marrëveshjen për Zonën Ekskluzive Ekonomike brenda qershorit.
Videogame nga PD, “Hakmarrja e Babales”
Partia Demokratike kaloi në nivelin e dytë të “videolojës” politike në funksion të një axhende të paqartë, ku goditja është e përqëndruar te ministri i Brendshëm. Pas publikimit të audiopërgjimit që ka mbetur ende pa autor dhe refuzimit të Xhafajt për të dhënë dorëheqjen, selia blu ka publikuar këtë të enjte një intervistë me “dëshmitarin x”, i cili thotë se është ai personazhi që bisedon me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit dhe se biseda e tyre ishte për transport kanabisi.
Një gabim i përsëritur
Partia Demokratike duket se nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe me audiopërgjimin e vet ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt. Përveç se ministri i Brendshëm qëndron në detyrë, PD-ja rrezikon që të vihet përpara kërkesës për të zbardhur autorësinë e përgjimit që mund të jenë edhe shërbime të huaja. Po kështu duhet provuar autenticiteti, që është çështje më vete.
Rritje misterioze e substancës që shkatërron shtresën e ozonit
Rritje të papritur të niveleve kimike të një substance që është shumë e dëmshme për shtresën e ozonit kanë zbuluar shkencëtarët në atmosferën e Tokës.
Bëhet fjalë klorfluorokarbon (CFC-11), i cili u ndalua nga Protokolli i Montrealit në vitin 1987, duke bërë që niveli i saj të ulet gradualisht në vitin 2012, por që atëherë substanca ka shfaqur përsëri rritje të pranisë së saj në atmosferë.
Shqipëria, shqetësim i dorës së dytë për Berlinin
Shqetësimi kryesor i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor nuk është Shqipëria dhe dilema për të mbështetur ose jo hapjen e negociatave me Tiranën.
Në fjalimin e mbajtur në Bundestag gjatë diskutimeve për buxhetin kancelarja gjermane u fokusua tek situata në vendet që konsiderohen si potencial lufte në Ballkanin Perëndimor si Kosova, Bosnje-Hercegovina apo Maqedonia.
Prokuroria këmbëngul për burg
Të dhëna të reja që Prokuroria disponon mbi marrëdhëniet e Saimir Tahirit me grupin e Habilajve kanë bërë që organi i akuzës të këmbëngulë për të çuar në arrest me burg ish-ministrin e Brendshëm.
Kështu Prokuroria e Krimeve të Rënda ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit “arrest shtëpie” për ish-ministrin.
Xhafa: Jam i pamposhtur
"Nëse mendoni se do më mposhtni e keni gabim". Ky ishte mesazhi që Fatmir Xhafa dha në një konferencë të gjatë për shtyp ku "dekriminalizoi" veten nga situata juridike por edhe morale që ka shkaktuar çështja e vëllait të tij.
Moqtada al-Sadr, njeriu që mund të nxjerrë jashtë Irakut, amerikanët dhe iranianët
Media të ndryshme po i bëjnë jehonë faktit se kleriku nacionalist shiit, Moqtada al-Sadr mund të jetë kryeministri i ri i Irakut.
Zbulohet qyteti i humbur i Mesopotamisë (Foto)
Një koleksion pllakatash ballte 3,200 vjeçare të fsheuhura në qypa balte ndihmuan arkeologët për të zbuluar vendndodhjen e një qyteti të humbur të Mesopotamisë së lashtë, i cili ndodhet në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Zbulimi u bë ekipi i Universitetit të Tübingen në Gjermani, të cilët kishin identifikuar pllakat e gjetura në 2017, në rajonin e Bassetki.
